Showing posts with label Fjalori i Muzikës. Show all posts
Showing posts with label Fjalori i Muzikës. Show all posts

Fjalori i Muzikës - A

Fjalori i Muzikës - A



ADAXHIO
1. Ngadalë, në mënyrë të ngadalshme e të zgjatur (për 
mënyrën e ekzekutimit të një pjese). E luaj adaxhio.
2. Vepër muzikore ose një 
pjesë e saj me kohë të ngadalshme e të zgjatur.

AHENG
Tërësia e këngëve dhe e melodive popullore, 
që këndoheshin e luheshin në raste dëfrimesh dhe që 
nuk përfshinin këngët rituale e gojëdhënore. Ahengu 
shkodran. Këngë ahengu.

AKORD 
Bashkim i harmonishëm i tre ose me shumë tingujve të 
njëkohshëm me lartësi të ndryshme. Akord tonik. Vë 
në akord. Marr (jap, luaj) disa akorde. Në akord në 
përputhje me tingullin e dhënë.

AKORDOHET
Hyn në akord, vihet në akord; akordoj

AKORDOJ 
1. Vë në akord telat e një vegle muzikore; sjell në 
të njëjtin ton zërat ose veglat muzikore; Akordoj violinën 
(mandolinën, pianon). Akordoj veglat. Akordoj zërat.

ALEGRO
1. Në mënyrë të shpejtë e të gjallë (për mënyrën e 
ekzekutimit të një pjese). E luaj alegro. 
2. Vepër muzikore ose një pjesë e saj me kohë të shpejtë 
e të gjallë.

ALTO
1. Zëri i ulët e i thellë i grave ose i fëmijëve në të 
kënduar, zëri më i lartë se tenori e më i ulët se 
sopranoja; ajo ose ai që këndon me këtë zë. 
2. Vegël muzikore me tela, pak më e madhe se violina, 
ose vegël muzikore me frymë e regjistrit të ulët.

ANDANTE 
1. As shumë shpejt, as shumë ngadalë, shtruar (për 
mënyrën e ekzekutimit të një pjese). E luaj andante. 
2. Vepër muzikore ose një pjesë e saj me kohë as shumë 
të shpejtë, as shumë të ngadaltë.

ARITMI
Çrregullim i ritmit në një pjese muzikore a koreografike.

ARITMIK
Që e ka të çrregullt ritmin; që i mungon 
ritmi. Muzikë aritmike. Varg aritmik.

ARMATURË
Tërësia e diezëve dhe e bemoleve, që vihen 
pas çelësit për të shënuar shkallën e një pjese.

Fjalori i Muzikës - A

Fjalori i Muzikës - B

Fjalori i Muzikës - B



BAKLLAMA
Lloj tamburaje me tre tela tek. Këngë me bakllama. 
I bie bakllamasë.

BALADË
Pjesë muzikore për zëra ose për vegla, që ka 
karakter tregimtar e heroik. Këndoi një baladë.

BARDHË
Zë i bardhë, zëri i fëmijëve ose i grave, të cilit i mungojnë 
ngjyrat e timbrit.

BARITON
Zëri i burrit ndërmjet tenorit dhe basit; këngëtari që ka 
këtë zë; vegël muzikore me frymë që i përgjigjet këtij 
zëri. Zë baritoni.

BAS
Zëri më i trashë i burrit në të kënduar; këngëtari që ka 
këtë zë; vegël muzikore me frymë ose me tela e 
shkallës së ulët, që i përgjigjet këtij zëri; tastet ose telat 
e një vegle muzikore, që japin zë të trashë.

BASHKËTINGËLLIM
Tingëllim i përbashkët e harmonik i disa zërave, që 
dëgjohen njëkohësisht. Bashkëtingëllimi i telave të 
kitarës.

BASHKËTINGËLLON
ingëllon në harmoni së bashku me një tingull tjetër, 
dëgjohet në harmoni njëkohësisht me një zë tjetër.

BATERI
Grup daullesh të mëdha e të vogla, të cilave u 
bie një muzikant në një orkestër. Luan në bateri.

BEMOL
1. Shenjë e posaçme, që tregon se një notë ulet një 
gjysmë toni. 
2. Një gjysmë toni më poshtë (për notat). Shkruar në si bemol.

BIGONË
Vegël muzikore popullore, që ka një pipëz dhe dy tyta 
prej kocke. I bie bigonës.

BISHTNICË 
Vegël muzikore popullore me dy tyta të thadruara në 
një copë druri.

BOBËL
Vegël frymore prej briri të gjedhit ose prej një 
guaske të madhe të detit, që përdoret zakonisht për të 
dhënë një sinjal. Bobël briri. Zëri i boblës. I bie boblës.

BRI
Vegël muzikore në trajtën e një gypi të përkulur 
dhe me fund të zgjeruar; 
vegël e bërë nga briri i një kafshë, që përdorej për të dhënë 
sinjale me zë. Zëri i bririt. I ra bririt.

BUTË
Lahutë (këngë) e butë, këngë lirike.

BUZUK
Vegël muzikore me tela, me bisht të shkurtër e me kasë 
të madhe. I bie buzukut.

Fjalori i Muzikës - B

Fjalori i Muzikës - C - Ç

Fjalori i Muzikës - C - Ç


CELULË
Njësi e thjeshtë e melodisë, që përbëhet 
zakonisht nga një masë e vetme; një grup tingujsh 
melodikë rreth një theksi; bulëz. Celulë melodike.

CEZURË
Pushim që shënon vendin e ndarjes së ritmit në 
një melodi.


CIMBAL
Vegël muzikore, e përbërë nga dy pjata prej bronzi, që 
përplasen njëra me tjetrën; çapare. Tingujt e 
cimbaleve. I bie cimbalit.

CIMBALIST
Ai që i bie cimbalit. 

ÇAKORDOHET
Prishet akordi një vegle muzikore; Çakordohet pianoja 
(violina). I çakordohen telat.

ÇAPARE
Vegël muzikore e përbërë nga dy pjata bronzi që 
përplasen njëra me tjetrën; cimbal. Çaparët e bandit. 
Tingujt e çapareve. U bie çapareve.

ÇELËS
Shenjë që vihet në krye të pentagramit dhe që 
tregon notën, sipas së cilës caktohet shkalla e lartësisë 
për notat e tjera të pjesës muzikore. Çelësi i solit. 
Çelësat e muzikës.

ÇYR
Lloj mandoline me tetë deri dymbëdhjetë tela. I bie çyrit. 

Fjalori i Muzikës - C - Ç

Fjalori i Muzikës - D

Fjalori i Muzikës - D



DARABUK
Vegël muzikore në trajtën e një qypi me fund të hapur e 
me grykë të gjerë, mbuluar me një lëkurë të nderë, së 
cilës i bien me pëllëmbë. I bie darabukut. 

DIAPAZON
1. Tërësia e tingujve të një vegle muzikore ose të zërit 
nga më i ulëti deri te më i larti. Diapazon i gjerë (i 
ngushtë). Diapazoni i zërit. 
2. Vegël e vogël prej çeliku, në trajtën e potkoit e me 
një dorezë, e cila kur e godasim jep tingullin e notës la. 
Diapazon regjistrues. Tingëllimi i diapazonit.

DIEZ
Shenjë e veçantë që vihet para një note dhe që 
tregon se zëri duhet ngritur një gjysmë toni më lart.

DIRIGJENT
Dirigjues. Dirigjenti i orkestrës (i korit). Shkopi i dirigjentit.

DIRIGJIM
Puna që bën dirigjuesi i një orkestre, kori etj; 
mjeshtëria e dirigjuesit. Arti i dirigjimit. Mëson për dirigjim. 

DIRIGJOJ
Drejtoj një orkestër, një kor ose dikë që këndon 
a luan me vegël muzikorë në një shfaqje. Dirigjon 
orkestrën (korin).

DIRIGJUES
Ai që drejton një orkestër, një kor ose dikë që 
këndon a luan me vegël muzikore në një shfaqje. 
Dirigjuesi i korit (i orkestrës).

DISONANCË
Tingëllim jo i harmonishëm i dy a me shumë 
tingujve të njëkohshëm ose të njëpasnjëshëm, që të 
vret veshin; grup tingujsh që nuk tingëllojnë bukur së 
bashku; prishja e harmonisë së tingujve. Disonanca e 
tingujve. Ka (bën) disonancë.

DO
Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë. 
Nota do.

Fjalori i Muzikës - D

DORËS
Harku i lahutës.

DRAMATIK
Që ka një timbër pak të ashpër, që nuk është 
lirik; i fortë, i fuqishëm (për zërin e këngëtarëve). Zë 
dramatik. Tenor dramati

DUET
1. Pjesë muzikore për dy vegla ose për dy zëra, që 
kanë vija melodike kryesisht me vete. Duet për piano 
dhe violinë. Kënduan së bashku një duet. 
2. Grup i përbërë prej dy muzikantësh ose prej dy 
këngëtarësh. Këndon dueti.

Fjalori i Muzikës - E - F

Fjalori i Muzikës E - F



EKZEKUTOJ
Luaj a interpretoj një vepër muzikore. Ekzekutoj një këngë 
(një valle). Ekzekutoj me violinë. Ekzekutoj në piano.

ELEGJI
Poezi lirike a pjesë muzikore me përmbajtje të trishtuar, 
të përvajshme e plot dhembje shpirtërore. Elegji 
politike. Elegjitë e Çajupit (e Nolit). 

FA
Nota e katërt e shkallës muzikore; shenja për këtë notë. 
Çelësi i fasë. 

FAGOT
Vegël frymore prej druri, me një gyp të gjatë, të 
zgjeruar pak nga fundi e me shumë çelësa, që nxjerr 
një zë të ulët. I bie fagotit. 

FALS
Që nuk përputhet me tonin, që e prish 
melodinë. Nota false. Tingëllim fals. 

FANFARË
1. Orkestër e përbërë vetëm prej veglash frymore; 
tërësia e muzikantëve të kësaj orkestre; bandë. 
Fanfara e brigadës. Tingujt e fanfarës. 
2. Vegël muzikore frymore prej tunxhi në trajtën e një 
borie të zgjatur. 
I bie fanfarës. 
3. Melodi e gjallë dhe ritmike, që luhet nga një orkestër 
frymore; pjesë muzikore e luajtur nga një bandë, që 
shërben si shenjë për fillimin e një ceremonie solemne.

FIGURË
Grup notash ose pjesësh ritmike, që zakonisht 
përsëriten; elementi ritmik e melodik në një vepër 
muzikore. Figurë muzikore (ritmike, melodike).

FLAUT
Vegël frymore në trajtën e një fyelli e me 
katërmbëdhjetë vrima. Melodi për flaut. 
I bie flautit. 

FRAZË
Pjesë e shkurtër e një vepre muzikore, që 
përbën një tërësi me vete ose shpreh një mendim të 
plotë muzikor. Frazë muzikore (melodike). 

FUSHË
Hapësira midis dy vijave të pentagramit. Fushat 
e pentagramit.

Fjalori i Muzikës E - F

Fjalori i Muzikës - G - GJ


Fjalori i Muzikës G - GJ


GAJDE
Vegël frymore popullore, e përbërë nga një kacek 
lëkure, që mbushet me frymë dhe nga dy pipëza druri, 
prej të cilave e poshtmja ka disa vrima si fyelli. Kaceku i 
gajdes. Valle (melodi) me gajde. I fryn (i bie) gajdes. 

GALOP
Valle e vjetër hungareze, me ritëm shumë të 
shpejtë; muzika e kësaj valleje.

GAMË
Vargu ngjitës ose zbritës i tetë notave, të 
rregulluara sipas radhës së natyrshme të tingujve 
brenda një oktave. Gamë muzikore. Gamë ngjitëse 
(zbritëse). Gama e tingujve.

GËRNETË
Klarinetë e përshtatur për muzikë popullore. Tingujt e 
gërnetës. I bie gërnetës.

GONG
egël muzikore me goditje, që përbëhet nga një disk prej 
metali, të cilit i bihet me një shufër me kokë të veshur. 
Goditja e gongut. Tingujt e gongut. I bie gongut.

GRADË
Secili tingull në shkallën muzikore 
që shënohet me shifër nga nota e ulët deri në më të 
lartën. Grada e parë (e dytë, e tretë...).

GJUHËZ
Pjesë e disa veglave muzikore me frymë në 
trajtën e një flete të hollë e të gjatë, që vihet në pipth 
për t'i fryrë. Gjuhëz njëshe (dyshe).

Fjalori i Muzikës G - GJ

Fjalori i Muzikës - H

Fjalori i Muzikës - H



HARK
Shkop druri, me qime kali ose me fije sintetike 
të tërhequra fort nga njëri skaj në tjetrin, që përdoret 
për t'u rënë veglave me tela; vegël me tela, së cilës i 
bien me një mjet të tillë. Harku i violinës (i violonçelit, i 
lahutës). Orkestra e harqeve. Melodi harqesh. Pjesë 
(koncert) me harqe.

HARMONI
1. Grup tingujsh a zërash të njëkohshëm, që venë 
njëri me tjetrin dhe na pëlqejnë kur i dëgjojmë; 
bashkëtingëllim i këndshëm zërash a tingujsh. 
Harmonia e tingujve (e zërave). Harmoni veglash 
muzikore.
2. Pjesë e teorisë së muzikës, që studion akordet 
e zërave dhe të tingujve të veglave muzikore; tërësia e 
parimeve të këtyre akordeve. Ligjet e harmonisë. 
Studion për harmoni.

HARMONIK
Që është ndërtuar sipas parimeve dhe 
rregullave të harmonisë (si pjesë e teorisë së muzikës). 
Shkallë harmonike. Ndërtim harmonik. Tingëllim 
harmonik.

HARMONISHËM
Që tingëllon bukur, që jep tingëllim të këndshëm (për tinguj 
e zëra të njëkohshëm). Zëra të harmonishëm. Tinguj të harmonishëm. 

HEROIK
Që bën fjalë për trimëritë e guximin e heronjve, që u këndon 
bëmave të tyre. Eposi heroik. Poemë heroike. Simfoni (sonatë, 
dramë muzikore) heroike.

Fjalori i Muzikës - H