Showing posts with label Fjalor mitologjik shqip. Show all posts
Showing posts with label Fjalor mitologjik shqip. Show all posts

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa B


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa B



BAJLOZ 
Figurë mitologjike ilire në legjendat dhe
rapsoditë popullore shqiptare, që përfytyrohej si
një vigan, i cili vinte nga deti e bënte të këqija.
Lufta me bajlozin.

BOLLËSHARDE
Qenie nga mitologjia shqiptare që përfytyrohet në përrallat
popullore si një gjarpër i madh me shumë koka.

BRIQEN  
Qenie nga mitologjia ilire, që del në përrallat popullore si
shtazë me një bri.

BRIVETMI  
Qenie mitologjike, që del në përrallat popullore si
një shtazë me një bri në ballë dhe që shëmbëllen
me kalin.

BUBAZHEL  
shih BUBË

BUBË   
Qenie fantastike nga mitologjia shqiptare, që përfytyrohej
si përbindësh a si gjarpër i madh, me të cilin trembnin
zakonisht fëmijët e vegjël; gogol, vovë.

BUSH  
Qenie e përfytyruar si kafshë, e cila, që, jetonte
nëpër këneta dhe ndillte shi duke ulëritur.

BUSHTËR  
Qenie e mitologjise shqiptare përfytyruar si kuçedër, që
villte zjarr e rrufe.



indeksi

Fjalor Mitologjik

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa C




Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa C



CERBER 
Kafshë mitologjike që përfytyrohej si një
qen i egër me tri kokë, i cili ruante hyrjen e botës
tjetër.



indeksi

Fjalor Mitologjik

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa D




Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa D


DEMON  
Qenie mbinjerëzore me fuqi të fshehtë, që
besohej se kishte në dorë fatin e një njeriu, të një
familjeje, të një fisi etj.; qenie e mbinatyrshme që
mund t'i sillte njeriut të mira ose të këqija

DIV 
Figurë e përrallave popullore, që
parafytyrohej si një përbindësh me trup
jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerëzore, i
cili ha shumë, rrëmben njerëz etj. dhe banon
zakonisht në shpella a nën tokë.

DJALL 
Sipas besimeve mistike-fetare:
qenie e mbinatyrshme, e përfytyruar zakonisht si
një njeri me brirë, me thundra e me bisht;
mishërimi i së keqes dhe i ngasjes për punë të
liga; shpirti i keq, e keqja, e liga, dreqi, shejtani.

DJALLUSH 
I vogli i djallit; djall i vogël

DJEPËSOR 
Figurë e përrallave popullore, që
përfytyrohej si një fëmijë dragua, i cili dilte me
gjithë djep në luftë kundër kuçedrës ose
keqbërësve të tjerë.

DRAGUA 
1.  Figurë e përrallave popullore shqiptare, që
përfytyrohej si një njeri shumë i fuqishëm, i cili
luftonte me trimëri të rrallë me kuçedrën derisa e
vriste.
2.  Kuçedër.

DREQ 
shih DJALL

DUHAÇ 
Qenie mitologjike, e përfytyruar si një
kuçedër me bisht të gjatë, që villte tym nga goja.




indeksi

Fjalor Mitologjik

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa DH


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa DH


DHËMBËSUTË  
Figurë e mitologjisë popullore, e përfytyruar si një
pelë e shurdhër, së cilës i hipte kushdo që donte
të shpëtonte nga rreziku.

DHËMBËZEZË  
Shtrigë me dhëmbë të zezë



indeksi

Fjalor Mitologjik

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa E


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa E



EZHDËRHA  
Figurë e besimit popullor që përfytyrohej si
kuçedër; bollësharde.



indeksi

Fjalori i Mitologjise Shqiptare

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa F


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa F


FATI  
Secila nga tri figurat e përrallave popullore, që
përfytyroheshin si gra, të cilat gjoja vinin te djepi i
fëmijës natën e tretë të lindjes dhe paracaktonin
fatin a të ardhmen e tij.

FATTHËNË  
1.  Vendi a faltorja ku në kohët e lashta
priftërinjtë parashikonin gjoja të ardhmen e
njerëzve duke shprehur, sipas tyre, edhe
mendimin e hyjnive.
2.  Fatia.

FLAMË 
Figurë e mitologjisë popullore, që quhej shkaktare
për sëmundjen e tokës dhe për sëmundje të tjera
të rënda.

FLOÇKË  
Figurë e besimeve popullore shqiptare, që
përfytyrohej si një vajzë e bukur me flokë të gjatë,
e cila rrinte në liqene e në lumenj dhe dilte
nganjëherë në breg për t’u krehur; gërshetëz.

FLOKËZ 
Floçkë.



indeksi

Fjalori i Mitologjise Shqiptare



Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa G


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa G


GANEC 
Figurë e përrallave popullore, që
përfytyrohej si një burrë shumë i dobët, i cili u
tregon udhën shtrigave dhe i ndihmon; shtrigan.

GËRSHETË 
Gërshetëz.

GËRSHETËZ  
Figurë e besimeve popullore shqiptare, që
përfytyrohej si një vajzë e bukur e me flokë të
gjatë, e cila rrinte në lumenj e liqene dhe dilte
nganjëherë në breg për t'u krehur; floçkë, nuse e
ujërave.

GRABOFÇ  
Qenie mitologjike, që përfytyrohej si një gjarpër i
madh e i trashë me dy koka. Qan me lot grabofçi
përpiqet të mashtrojë e të mallëngjejë të tjerët,
duke u shtirë sikur gjoja i dhimbset diçka, sikur
gjoja është i dëshpëruar e vuan; qan me lot
krokodili.

GRIFË  
Kafshë e madhe që përfytyrohej si
përbindësh me krahë, me trup luani dhe me kokë
shqiponje (në mitologjinë antike).


indeksi

Fjalori i Mitologjise Shqiptare

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa GJ


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa GJ


GJIGANT
Qenie mitologjike me shtat jashtëzakonisht
të madh e me fuqi të mbinatyrshme, vigan.

GJYSMËKALË  
Qenie mitologjike, që përfytyrohej me kokë njeriu
dhe me trup kali.

GJYSMËNJERI
Qenie mitologjike, e përfytyruar me kokë
njeriu dhe me trup kafshe.

GJYSMËPERËNDI  
Qenie e mitologjisë së lashtë, që përfytyrohej
sikur vinte nga një perëndi dhe sikur bënte mbi
tokë vepra të jashtëzakonshme.

GJYSMËPESHK  
Qenie mitologjike, e përfytyruar me kokë njeriu e
me trup peshku.



indeksi

Fjalori i Mitologjise Shqiptare

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa H


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa H


HAJNJERI  
Njeri që besohej se ishte me trup të madh e me
një sy dhe hante njerëz, ciklop.

HIDËR 
Përbindësh ose gjarpër i madh me shumë
koka, të cilat, sipas mitologjisë, rriteshin përsëri
po t'i prisje.



indeksi

Fjalori i Mitologjise Shqiptare

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa J


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa J


JASHTËSME  
Qenie mitologjike, të cilat, sipas besimeve
popullore shqiptare, rrinin nëpër pyje e male,
rrëmbenin djem e vajza dhe luanin valle së
bashku pa pushim derisa të rinjtë të treteshin e të
vdisnin, nuset e malit.

JUD  
Figurë e përrallave popullore, që përfytyrohej si lugat,
i cili dilte natën dhe përleshej me njerëzit, sidomos
me pijanecët.


indeksi

Fjalori i Mitologjise Shqiptare

Fjalor Mitologjik Shqiptar -Germa K


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa K


KARKANXHOLL  
Figurë mitologjike, që përfytyrohej si njeri i vogël,
shkurtabiq, i veshur me këmishë prej hekuri dhe
që ishte i zoti të bënte çudira.

KATALLAN 
Figurë e përrallave popullore, që
përfytyrohej si një njeri i egër, me shtat vigan e
me një sy në ballë, i cili hante njerëz; ciklop.

KATRAVESH
Personazh i përrallave popullore, që
përfytyrohej si një bishë shumë e egër dhe e
tmerrshme, e ngjashme me kuçedrën.

KSHETËZ 
shih GËRSHETËZA

KUÇEDËR  
Figurë e përrallave popullore, që përfytyrohej si një gjarpër
shumë i madh, me shtatë deri dymbëdhjetë kokë,
i cili hante njerëz dhe bënte dëme e të këqija.

KUKUDH 
Figurë e mitologjisë shqiptare që përfytyrohej si një burrë i
shkurtër e me bisht, i cili dilte natën nga varri dhe
shëtiste rreth e rrotull; lugat.

KUKUVRIQ 
Kukudh, lugat.


indeksi

Fjalori i Mitologjise Shqiptare

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa L


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa L


LANET 
Djalli, shejtani, dreqi.

LAURË   
Figurë e mitologjisë popullore shqiptare, e cila,
përfytyrohej si një grua e shëmtuar dhe e keqe, që jetonte
ndër lumenj e pellgje e mund të shndërrohej në një kafshë të
vogël dhe dilte brigjeve duke bërtitur me zë të çjerrë.

LUGAT 
Figurë e besimeve të kota, që përfytyrohej
si njeri, i cili në gjallje të tij ishte shumë i keq dhe
pas vdekjes ngrihej natën nga varri, endej
rrugëve e nëpër shtëpi dhe trembte njerëzit.


indeksi

Fjalori i Mitologjise Shqiptare

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa LL


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa LL


LLAMJE   
Figurë e besimeve popullore, që përfytyrohej si
një gjarpër shumë i madh, i ngjashëm me
kuçedrën, i cili, sipas këtyre besimeve, jetonte në
kroje e në puse, pinte ujërat e hante edhe njerëz.



indeksi

Fjalori i Mitologjise Shqiptare

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa M


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa M

MAKTH 
Figurë e përrallave popullore, që
përfytyrohet si njeri, i cili gjoja vjen natën e të zë
frymën, por, po ta kapësh, mund të të japë çdo
gjë që i kërkon në atë çast; të rëndët e dheut.

MAUTHI   
Figurë e përrallave popullore shqiptare, që
përfytyrohej si një vajzë e bukur, e veshur në ar
dhe që mbante një kësulë të stolisur me gurë të
çmuar.

MELAQE  
Orët; zanat.

MIRË 
Figurë e mitologjisë popullore, e ngjashme
me zanën, orën etj.; secila nga të tri gratë që,
sipas mitologjisë popullore, i presin fatin një
foshnjeje pranë djepit të saj natën e tretë pas
lindjes ose që u ndihmojnë njerëzve kur këta
ndodhen ngushtë; fati i mirë, fati.



indeksi

Fjalor Mitologjik

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa N


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare


NEKTAR 
Pije e posaçme, të cilën, sipas mitologjisë
së lashtë, e përdornin perënditë.




indeksi

Fjalor Mitologjik

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa NJ


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa NJ


NJËBRIRËSH 
Kafshë me një bri.




indeksi

Fjalor Mitologjik

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa O


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa O



ORË  
Figurë e besimeve popullore shqiptare, e
cila përfytyrohej si një grua, si një gjarpër etj.,
besohej se jetonte në male, në pyje, në fusha, në
kroje ose pranë njerëzve, u ndihmonte a u sillte
fat të mirëve dhe ndëshkonte të këqijtë.

ORËBARDHË 
Ora e bardhë.



indeksi

Fjalor Mitologjik

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa P


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa P


PERRI  
1.  Figurë e besimeve popullore që
përfytyrohej si një vajzë shumë e bukur; hyri.
2.  Xhind.

PËLHURË 
Figurë e përrallave popullore shqiptare, që
përfytyrohet si një qenie e gjatë dhe e bardhë, e
cila u del përpara njerëzve natën dhe u pret
udhën.

PËRBINDËSH 
Qenie përrallore që përfytyrohej me trup jashtëzakonisht
të madh e me pamje të shëmtuar dhe që u kallte njerëzve
tmerrin.

PINGËRON 
Lëshon zana një zë karakteristik si
cicërima e zogjve, sokëllin zana, sidomos në
pragun e një ngjarjeje me rëndësi.

PLAKË 
Tri ditë të ftohta në fund të marsit a në fillim të prillit,
që lidhen me një përfytyrim popullor për një plakë, e
cila, duke kujtuar se kishte ikur dimri, shau marsin
dhe për këtë ai e ngriu në vend; shkundadimër.

PREVË   
Vitore.




indeksi

Fjalor Mitologjik

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa Q


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa Q



QIPULL  
Figurë e besimeve popullore që përfytyrohej si
xhind.




indeksi

Fjalor Mitologjik

Fjalor Mitologjik Shqiptar - Germa S


Fjalor i Shkurter i Mitologjise Shqiptare - Germa S


SIRENË   
Figurë mitologjike që përfytyrohej nga
grekët e lashtë si qenie me pjesën e sipërme të
trupit si grua ose si zog e me bisht si peshk, e cila
rrinte mbi shkëmbinjtë e detit dhe me këngën e
saj joshte anijetarët aq sa i bënte të mbyteshin.

SPRIJË  
Qenie fantastike e mitologjisë popullore,
që përfytyrohej si një përbindësh i pangopur, i
ngjashëm me kuçedrën.

STIHI 
 Figurë e përrallave popullore, e cila
përfytyrohet zakonisht si një qenie me krahë, që
nxjerr flakë nga goja ose si një gjarpër që ruan
thesaret e fshehura nën dhe.

SYQENËZ  
Figurë e përrallave popullore shqiptare, që
përfytyrohej si një plakë keqbërëse me dy sy
përpara dhe dy prapa.




Fjalor Mitologjik