Showing posts with label Fjalori i Kimise. Show all posts
Showing posts with label Fjalori i Kimise. Show all posts

Fjalori i Kimise - A

Fjalori i Kimise - A


ACETIK
Që ka të bëjë me acidin e uthullës ose me prodhimin e
tij, uthullor. Acid acetik acidi i uthullës.

ACETILEN
Gaz pa ngjyrë i përbërë nga karboni e hidrogjeni, që
digjet me një dritë të bardhë të fortë e që përdoret për
ngjitje, për ndriçim etj. Llambë me acetilen. Ngjitje me
acetilen.

ACETON
Lëng i pangjyrë e i avullueshëm, me erë të fortë si të
eterit, që përdoret për prodhimin e lëndëve
shpërthyese, të mëndafshit artificial etj. dhe si tretës
për ngjitjet. Ngjit (tret) me aceton. Pastroj me aceton.

ACID
Bashkim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë
e me veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që me
metalet jep kripëra; thartor. Acid sulfurik (borik,
acetik...). Acid yndyror (organik ...). Acid i fortë (i
holluar). Acid akumulatorësh.

ACID
Që përmban acid; që ka vetitë e acidit; thartor. Kripëra
acide. Toka acide. Shkëmb acid.

ACIDIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes acidoj
Acidimi i tokave. Ruajtja me acidim.

ACIDOHET
Kthehet në acid.

ACIDOJ
Kthej në acid; thartoj; përpunoj me acid. Acidoj pëlhurat.

AKRILIK
1. Acid akrilik: acidi i pangopur më i thjeshtë, i
lëngshëm, pa ngjyrë dhe me erë të fortë si të uthullës.
2. Që përmban acid akrilik; që prodhohet
ose që përpunohet me acid akrilik. Rrëshirat akrilike.
Lesh akrilik. Fije akrilike.

ALKAL
Lëndë e tretshme në ujë, me veti të ngjashme me ato të
sodës a të potasit, që del nga bashkimi i kripës me acid
dhe që gjendet edhe në hirin e bimëve të djegura. Alkal
i lirë. Alkal mineral potas. Alkal i zi.

ALKOOL
Bashkime organike, që dalin nga
hidrokarburet duke zëvendësuar një a disa atome të
hidrogjenit me grupin prej një atomi oksigjeni e një
hidrogjeni. Alkool parësor (dytësor). Alkool druri.
bised. Pije e fortë dehëse. Dëmet e alkoolit.
Pi alkool.

ALUMIN
Metal i bardhë si argjendi, i lehtë e i butë, që përdoret
në industri, për tela, për enë, për ndërtimin e
aeroplanëve etj. (simboli Al). Enë (lugë) alumini. Tel
(fletë) alumini. Uzinë alumini.

AMALGAMË
Lidhje e zhivës me një metal tjetër; përzierje e
disa metaleve të shkrira në zhivë. Amalgamë plumbi
(argjendi, kallaji).

AMIDON
Lëndë në trajtë kokrrizash, që grumbullohet në farat e
drithërave e të bishtajoreve, në patatet etj. dhe nxirret
prej tyre si niseshte.

AMON
Grup i përbërë nga azoti dhe hidrogjeni, që nuk gjendet
i lirë, por hyn në përbërjen e shumë kripërave, të cilat
përdoren gjerësisht në teknikë e në bujqësi.
Nitrat amoni. Sulfat amoni.

AMONIAK
Gaz pa ngjyrë, me erë të keqe e të fortë, i cili del nga
bashkimi i azotit me hidrogjenin; tretësira e këtij gazi në
ujë. Tretësirë amoniaku. Era e amoniakut. Thith
amoniak.

AMONIAKOR
Që përmban amoniak; që prodhohet me anën e
amoniakut. Ujë (gaz) amoniakor. Plehra amoniakore.

ANHIDRID
Oksid, i cili kur bashkohet me ujë jep një acid. Anhidrid
karbonik (sulfurik).

ANILINË
Lëng i helmet i pangjyrë dhe me erë të keqe, që nxirret
nga katrani dhe që përdoret për përgatitjen e bojërave,
të barnave etj. Bojë aniline.

ANTIMON
Metal i brishtë me ngjyrë si të argjendit, që përdoret në
teknikë dhe në mjekësi, zakonisht në lidhje me metale
të tjera (simboli Sb).

AR
Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të verdhë, që
është i butë e punohet mirë dhe që përdoret për të
bërë sende zbukurimi, monedha etj. ose si masë e
vlerave; flori (simboli Au). Ar i pastër (i kulluar). Shufër
ari. Monedhë ari. Medalje (unazë, kupë... ) ari. Fill ari.
Minierë ari. Ngjyrë ari. I larë me ar.

ARGON
Element kimik, gaz i plogët, i rrallë, pa ngjyrë e pa erë,
që gjendet në ajrin e atmosferës dhe që përdoret
zakonisht për mbushjen e llambave elektrike (simboli
A). Llamba me argon.

ARGJEND
Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të bardhë të
shkëlqyer, që punohet lehtë dhe që përdoret për të
bërë sende zbukurimi, monedha, enë etj. (simboli Ag).
Argjend i pastër. Kupë (lugë) argjendi. Monedhë
argjendi. Medalje argjendi. Fill argjendi. Punime argjendi.
I larë me argjend. Ngjyrë argjendi.

ARSENIK
1. Element kimik i fortë, me ngjyrë të përhimët e me
shkëlqim metalik dhe me veti helmuese, që gjendet në
natyrë në shumë minerale (simboli As).
2. Lëndë shumë e helmet, e përbërë nga ky trup i
thjeshtë dhe nga oksigjeni, që përdoret në bujqësi, në
industri, në mjekësi etj.; bar minjsh. Arseniku i plumbit.

ASNJANËS
Që nuk jep as reaksion acid, as reaksion bazik.
Kripë asnjanëse. Tretësirë asnjanëse.

ASNJANËSIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes asnjanës.
Asnjanësimi i acidit me një bazë.

ASNJANËSOJ
 heq vetitë acide me anë të reaksionit me një
bazë ose anasjelltas. Asnjanësoj një tretësirë

AZOT
Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën
pjesën më të madhe të ajrit; nitrogjen (simboli N). Azot
i lëngshëm. Azoti i ajrit. Përbërjet e azotit.

AZOTIK
Që përmban azot, që ka në përbërje azot. Pleh azotik.
Lëndë azotike. Acid azotik.

Fjalori i Kimise - A

Fjalori i Kimise - B

Fjalori i Kimise - B


BAKËR
Metal me ngjyrë të kuqërreme, që punohet lehtë
dhe që është përcjellës shumë i mirë i elektricitetit e i
nxehtësisë (simboli Cu). Bakër i kuq. Bakër i pastër.
Bakër i petëzuar. Tel bakri. Enë (tepsi, kusi) bakri.
Monedhë bakri. Minierë (mineral) bakri. Industria e
bakrit. Shkrirja (derdhja) e bakrit. Pasurimi i bakrit.
Lidhje bakri. Ngjyrë bakri.

BARIUM
Metal i butë me ngjyrë të argjendtë, që hyn në
përbërjen e disa mineraleve dhe kripërat e të cilit
përdoren në industri e në mjekësi (simboli Ba). Oksidi i
bariumit. Sulfati i bariumit. Kloruri i bariumit. Nitrati i
bariumit. Kripërat e bariumit. Tretësirë bariumi.

BASHKIM
Lidhje e atomeve të dy a më shumë elementeve
që bëhet në përpjesëtime të caktuara dhe që jep një
lëndë me cilësi të reja; lënda që del nga kjo lidhje.
Bashkim kimik. Bashkim organik. Reaksione bashkimi.

BAZË
Bashkim kimik, i cili me acide jep kripëra. Bazë
e fortë. Bazë e tretshme. Bazë organike.

BAZIK
Që përmban baza; që ka vetitë e bazës. Kripë bazike.
Okside bazike. Tokë (shtresë) bazike. Shkëmbinj
bazikë. Veti bazike.

BERILIUM
Metal i rrallë me ngjyrë argjendi në të hirtë, shumë i
lehtë e i brishtë, që përdoret në industri zakonisht në
lidhje me metale të tjera (simboli Be).

BËRTHAMË
Bërthama e molekulës, grup i qëndrueshëm
atomesh në një molekulë, që përcakton karakteristikat e saj.

BIKARBONAT
Kripë e acidit karbonik, që përdoret në bujqësi, në
industrinë ushqimore etj.; sodë buke. Bikarbonat i
sodës (i natriumit) sodë buke. Bikarbonat potasi.
Prodhimi i bikarbonatit.

BISMUT
Metal me ngjyrë të argjendtë e me shkëlqim të
kuqërremë, që është i brishtë e shkrihet shpejt dhe që
përdoret për lidhje metalike (simboli Bi).

BLOZË
Pluhur i zi, që del nga djegia jo e plotë e disa
lëndëve dhe që përdoret në industri. Blozë aktive.
Blozë shtazore. Blozë për ngjyrosje.

BOR
Element kimik, jometal i fortë, me ngjyrë të zezë, që hyn
në përbërjen e disa mineraleve dhe që përdoret në
metalurgji e në mjekësi (simboli B). Bor i pastër. Oksidi
i borit.

BORAKS
Lëndë kimike kristalore, që del nga bashkimi i acidit
borik me sodë dhe që përdoret për të ngjitur metalet,
për të prodhuar qelqin, për t'i dhënë shkëlqim
porcelanit, në mjekësi etj.

BORIK
Që përmban bor. Acid borik. Alkool borik. Pleh borik.

BROM
Element kimik, jometal,i lëngshëm, i rëndë e helmues,
avujt e të cilit kanë ngjyrë të mbyllët dhe erë të fortë e
të rëndë (simboli Br). Brom i pastër. Avuj bromi.

Fjalori i Kimise - B

Fjalori i Kimise - Ç

Fjalori i Kimise - Ç


ÇLIROJ
Del jashtë nga përbërja e një
trupi a e një organizmi gjatë një procesi. Çlirohen
hidrogjen (oksigjen). Çliron nxehtësi.

ÇLIRUAR
Që ka dalë jashtë nga përbërja e një trupi a
e një organizmi gjatë një procesi. Hidrogjen i çliruar.
Lëndë e çliruar. Energji e çliruar.

Fjalori i Kimise - Ç

Fjalori i Kimise - L

Fjalori i Kimise - L


LEHTË
Elementet e lehta, elemente që kanë peshë atomike të vogël.

LIDH
Bashkoj grimcat e një elementi kimik me ato të
një tjetri dhe i ndryshoj gjendjen e tij të lirë (në kiminë
joorganike); bashkoj një element kimik me një tjetër (në
kiminë organike). Lidh kimikisht.

LIDHEM
I bashkohen grimcat (një elementi kimik) me ato
të një tjetri dhe ndryshon gjendja e tij e lirë. Lidhen
kimikisht. Hidrogjeni lidhet me oksigjenin dhe jep ujin.

LIDHJE
Përzierje e ngurtë a e lëngët, që është fituar
nga shkrirja e një metali me metale të tjera (ose me
shtesa elementesh që nuk janë metale) dhe që ka veti
të tjera fizike a kimike. Lidhje metalike. Lidhje shumë të
forta (shumë të buta). Bronzi (tunxhi) është lidhje.

LIRË
Që nuk është në lidhje kimike me diçka
tjetër; që është ndarë nga atomet duke u zhvendosur
në hapësirën midis dy atomeve. Gaz (oksigjen, azot,
squfur) i lirë. Elektron i lirë. fiz.

LIROHEM
Del jashtë, çlirohet. Lirohet nxehtësi (energji).

LIROJ
Lëshon diçka nga vetja, e nxjerr jashtë, çliron.
Liron energji (nxehtësi).

Fjalori i Kimise - L

Fjalori i Kimise - M

Fjalori i Kimise - M


MAGNEZ
Metal i butë e i lehtë, që ka ngjyrë të bardhë në të
argjendtë dhe që digjet në ajër me një flakë verbuese
(simboli Mg). Magnez i pastër. Oksid magnezi. Silikat
magnezi.

MANGAN
Metal shumë i fortë me ngjyrë të bardhë në të hirtë, që
gjendet në natyrë në trajtë oksidi, shkrin në
temperaturë të lartë dhe përdoret kryesisht për
prodhimin e çelikut e të gizës (simboli Mn). Mangan i
shkrirë. Lidhje mangani.

MERKUR
Metal i lëngët në temperaturë të zakonshme, me ngjyrë
të bardhë si të argjendit dhe me shkëlqim të fortë, që
përdoret në mjekësi, në industri etj.; zhivë (simboli Hg).
Oksidi i merkurit. Kripërat e merkurit. Llambë me
merkur.

METAL
Trup i thjeshtë (si alumini, ari, bakri, hekuri, plumbi etj.)
që është kryesisht në gjendje të ngurtë, i
qëndrueshëm, i fortë e me shkëlqim të veçantë dhe që
zakonisht petëzohet dhe e përcjell mirë nxehtësinë e
elektricitetin. Metal i lehtë (i rëndë).
Metal i pastër (i përzier). Metal i rrallë (i çmuar). Metal
i petëzuar (i shkrirë). Metale të zeza hekuri, çeliku,
giza, kromi etj. Metale me ngjyrë alumini, kallai, plumbi,
zinku etj. Metale të çmueshme (fisnike) ari, argjendi,
platini. Metal i bardhë. Industria e metaleve. Shufra
metali. Punimi (përpunimi) i metaleve.

METALOID
Jometal.

METAN
Gaz natyror i thjeshtë, pa ngjyrë e pa erë, më i lehtë se
ajri, që formohet nga shpërbërja e lëndëve organike
nëpër këneta e në miniera qymyrgurore dhe që ndizet
lehtë; gaz që formohet nga bashkimi i karbonit me
hidrogjenin.

MIKROELEMENT
Element kimik (si bakri, bori, jodi, flori, magnezi, zinku
etj.), që gjendet në trajtë gjurme në organizmat
shtazore e bimore. Studimi (përdorimi) i
mikroelementeve. Perimet përmbajnë mikroelemente
shumë të dobishme për shëndetin e njeriut.
Njeriu mikroelementet i merr me anën e ushqimeve.

MOLEKULAR
Që ka të bëjë me molekulën; që i përket molekulës, i
molekulës. Pesha molekulare. Formula molekulare.
Shtypja (tërheqja) molekulare. Fizika molekulare.
Teoria molekulare.

MOLEKULË
Grimca më e imët e një lënde, që përbëhet nga
atome dhe që mund të veçohet e të ruajë vetitë: kimike
themelore të kësaj lënde. Molekula e hidrogjenit (e
gazit karbonik). Molekula e një lënde të thjeshtë (e
një lënde të përbërë). Lëvizja (shpejtësia) e
molekulave.

MOLË
Bar mole, naftalinë

MOLIBDEN
Metal i rrallë dhe i rëndë, në ngjyrë të bardhë si të
argjendit, që përdoret në mjaft lidhje metalike, sidomos
në përgatitjen e çeliqeve me cilësi e me qëndrueshmëri
të lartë. Mineral molibdeni. Çelik me molibden.

Fjalori i Kimise - M

Fjalori i Kimise - N


Fjalori i Kimise - N

NATRIUM
Metal i butë me ngjyrë të bardhë si të argjendit, që nuk
gjendet i lirë në natyrë dhe që nxirret kryesisht nga
kripa e gjellës (simboli Na). Kloruri i natriumit kripa e
gjellës. Fosfati i natriumit.

NDAJTHITH
Thith (një trup i ngurtë) në sipërfaqen e vet pjesëza
gazi, avujsh ose lëndësh të tretura. Ndajthith një gaz.

NEON
lement kimik, gaz i plogët, i rrallë, pa ngjyrë e
pa erë, që përdoret zakonisht në llambat për ndriçim
(simboli Ne). Llambë (gyp, tub) me neon. Reklama
(shkronja) neoni.

NEUTRALIZIM
Asnjanësim. Reaksion neutralizimi.

NGIJ
i shtie një lëngu ose tretësire
sasinë më të madhe të një lënde tjetër që mund të
shkrihet në të.

NGOP
i shtie një lëngu ose një tretësire
sasinë më të madhe të një lënde tjetër mund të shkrihet
në të. Ngop një lëng.

NGOPUR
Që ka thithur aq sa nuk merr më; që përmban
sasinë më të madhe të një lënde tjetër që mund të
tretet në të. Tretësirë e ngopur. Hidrokarbure të
ngopura.

NGULITËS
Lëndë që përdoret për t`i dhënë qëndrueshmëri
bojës mbi fijet e ngjyera, fiksues. Ngulitës ngjyre.

NGJITSHMËRI
Veshtulli.

NIKEL
Metal i petëzueshëm me shkëlqim si të argjendit, që
shkrin në temperaturë të lartë, i qëndron mirë
ndryshkut dhe përdoret për të përgatitur çelik special,
për të veshur sendet prej metal i etj. (simboli Ni).
Mineral nikeli. Veshje me nikel.

NITRAT
Kripë e acidit nitrik. Nitrat argjendi. Nitrat
natriumi. Nitrat amoni.

NITROGJEN
Azot (simboli N). Kripëra acide të nitrogjenit.

Fjalori i Kimise - N

Fjalori i Kimise - NJ

Fjalori i Kimise - NJ


NJËATOMËSH
Njëatomik.

NJËATOMIK
Që përbëhet vetëm prej një atomi (për molekulën e një
trupi). Gazet e rralla janë njëatomike.

NJËBAZIK
Që ka vetëm një atom hidrogjen, i cili mund të
zëvendësohet nga një atom i një metali (për acidet).
Acid njëbazik.

NJËVALENT
Që e ka valencën 1. Element njëvalent. Hidrogjeni
është njëvalent.

Fjalori i Kimise - NJ

Fjalori i Kimise - O

Fjalori i Kimise - O


OKSID
Bashkim kimik që del nga veprimi i oksigjenit mbi një
metal a mbi një lëndë tjetër. Oksid i ngurti (i lëngët, i
gaztë). Oksid alumini (bakri, hekurt, karboni, natriumi,
plumbi, zinku). Shtresë oksidi.

OKSIDIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes oksidoj.

OKSIDOHET
Bëhet bashkimi kimik i një metali a i një lënde tjetër me
oksigjenin dhe jep një oksid; kthehet në oksid;
ndryshket. Oksidohet hekuri.

OKSIDOJ
Bëj të oksidohet; vepron mbi një metal a
mbi një lëndë tjetër dhe e kthen në oksid; ndryshk;
I oksidon metalet.

OKSIGJEN
Element kimik, gaz pa ngjyrë, pa erë e pa shije, i cili
përbën rreth një të pestën e ajrit, është i domosdoshëm
për frymëmarrjen e për djegien dhe, kur bashkohet me
hidrogjenin, formon ujin (simboli O). Oksigjen i lirë.
Oksigjen i lëngët. Oksigjeni i ajrit (i ujit). Drita (flaka)
e oksigjenit. Atomet e oksigjenit. Ujë oksigjeni.

OKSIGJENUAR
Që ka në përbërjen e vet një sasi të rritur a të
përqendruar të atomeve të oksigjenit; që është
zbardhur ose është zverdhur me bashkime të tilla
kimike, të cilat e kanë të rritur numrin e atomeve të
oksigjenit. Bashkimet e oksigjenuara. Ujë i
oksigjenuar. ujë që ka në përbërjen e vet një atom
oksigjen më shumë se uji i zakonshëm. Flokë të
oksigjenuar.

OZON
Gaz pa ngjyrë, me erë të fortë e të pakëndshme, i cili
ka veti oksiduese dhe përdoret për të pastruar mirë
plagët ose sendet e tjera. Ozon i gaztë (i lëngët).
Shtresë ozoni.

Fjalori i Kimise - O

Fjalori i Kimise - P

Fjalori i Kimise - P


PANGOPUR
Që nuk ka thithur ujë aq sa duhet; që përmban
sasi të pakët të një lënde tjetër të tretshme në të. Acide
të pangopura. Avuj të pangopur. Hidrokarbure të pangopura

PARAFINË
1. Lëndë e ngurtë me ngjyrë të bardhë si të
tejdukshme, e patretshme në ujë, që nxirret nga
përpunimi i naftës, i torfës, i qymyrit etj., shkrin në
temperaturë të ulët dhe përdoret për të bërë qirinj, në
mjekësi, në teknikë etj. Qirinj parafine. Vaj parafine.
Letër parafine letër e lyer me këtë lëndë që të mos
përshkohet nga uji.
2. Bashkime organike, që
përbëhen vetëm nga karboni e hidrogjeni, hidrokarbure
të ngopura.

PAZBËRTHYESHËM
Që nuk mund të ndahet në përbërësit e vet me
anë të një reaksioni kimik; që s'mund të shpërbëhet.
Lëndë e pazbërthyeshme. Është i pazbërthyeshëm.

PERIODË
Rendi i elementeve kimike, që fillon me një
metal alkalin e mbaron me një gaz të plogët.

PERIODIK
Ligji periodik kim. Ligji që shpreh vetitë e elementeve
kimike dhe të përbërësve të tyre sipas strukturës së
atomeve. Sistemi periodik (i elementeve)
Klasifikimi natyror i elementeve që bazohet në ligjin
periodik.

PËRBËRË
Trup i përbërë, trup i formuar nga disa elemente më të
thjeshta. Substancë e përbërë, substancë e formuar
nga disa lëndë

PËRQENDRIM
Sasia e një lënde të shkrirë në një vëllim të
caktuar tretësire. Përqendrim normal (i lartë). Llojet e
ndryshme të përqendrimit të tretësirave.

PIGMENT
Lëndë e posaçme ngjyruese, zakonisht në
trajtën e një pluhuri të hollë. Pigment ngjyrues natyror
(artificial). Pigment i kuq për bojëra.

PIPËZ
Gyp i vogël prej qelqi, që përdoret për të marrë
pak lëng nga një enë, zakonisht duke e thithur. Pipëz e
shkallëzuar.

PLATIN
Metal i çmuar e shumë i rëndë, i butë si ari, me ngjyrë
hiri në të bardhë, që shkrin në temperaturë të lartë e
nuk ndryshket dhe që përdoret për të bërë sende
zbukurimi, enë kimike etj. (simboli Pt). Minierë platini.
Fletë (shtresë) platini. Penë me majë platini.

PLUMB
Metal i butë e shumë i rëndë, me ngjyrë
hiri në të kaltërreme, që përpunohet pa vështirësi dhe
përdoret gjerësisht në industri e në teknikë, për të
veshur enë e aparate kimike etj. (simboli Pb). Tel
plumbi. Kube plumbi. Kripëra plumbi. Bojë (ngjyrë)
plumbi. Minierë plumbi. Nxjerrja e plumbit. E veshën
me plumb.

PLUTONIUM
Metal që nxirret në mënyrë artificiale nga mineralet e
uraniumit, ka veti radioaktive dhe përdoret për të
përftuar energji bërthamore (simboli Pu). Plutonium i
pastër. Bombë me plutonium.

POTAS
Kalium. Kloruri i potasit. Sulfati i potasit.

POTASË
Lëndë e ngurtë kokrrizore, në ngjyrë të bardhë e me
veti gërryese, që përftohet nga hiri i drurit ose nga
kloruri i kaliumit dhe që përdoret për prodhimin e
plehrave kimike, të sapunit etj.; secila nga kripërat e
kaliumit që përdoret në industri për qëllime të
ndryshme. Potasë kaustike pluhur në ngjyrë të bardhë
ose të verdhë, shumë gërryes, që shkrihet me lehtësi
në ujë dhe përdoret për prodhimin e sapunit.

POTASIK
Që ka të bëjë me potasin, që i përket potasit, i potasit;
që përbëhet prej potasit. Plehrat potasike. Sulfat
potasik. Sapun potasik. Plehërim potasik.

PRECIPITIM
Dukuri kimike kur një lëndë e patretshme kullon e bie
në fund.

PRECIPITON
Bie në fund të një tretësire a të një ene (për thërrmija
të patretshme në lëngje); kullon, fundërron.

PROVËZ
Enë qelqi në trajtën e një gypi, zakonisht të shkallëzuar,
që përdoret për punë laboratorike; epruvetë. Provëz
me tretësirë. Mbushi provëzën. Hodhi ujë në provëz.

Fjalori i Kimise - P

Fjalori i Kimise - R

Fjalori i Kimise - R


RADIUM
Metal shumë radioaktiv, me ngjyrë të bardhë të
ndritshme, që nxirret nga disa minerale të uraniumit dhe
që përdoret në mjekësi, për rrezatime etj. (simboli Ra).

REAGON
Hyn në veprim me një lëndë tjetër.

REAKSION
Bashkëveprim midis dy a më shumë lëndëve
gjatë shndërrimeve kimike. Reaksion kimik. Reaksion
shkëmbimi (zëvendësimi, zbërthimi). Reaksion acid
Reaksion zinxhir, shndërrim kimik ose zbërthim i pandërprerë
i elementeve dhe i lëndëve, gjatë të cilit produktet e
zbërthimit marrin pjesë në procesin e mëtejshëm;

REAKTIV
Lëndë që merr pjesë në një reaksion kimik dhe që duke
u bashkuar me një lëndë tjetër jep mundësinë të
zbulohet prania dhe sasia e kësaj në një përbërje që
analizohet. Reaktiv kimik. Shishet e reaktivëve.
Përdorimi i reaktivëve.

REAKTIV
Që shërben si reaktiv gjatë analizave kimike për
të përcaktuar praninë dhe sasinë e një lënde në një
përzierje. Lëndë reaktive.

RËNDË
Elementet e rënda, elemente, që kanë peshë atomike të madhe.

Fjalori i Kimise - R

Fjalori i Kimise - RR

Fjalori i Kimise - RR


RRËNJË
Grup me atome në molekulat e lëndëve kimike, 
që merr pjesë në reaksionet pa u ndryshuar. Rrënjë 
kimike. Rrënjë acide (bazike). 

RRËNJOR
Grup atomesh të lidhura ndërmjet tyre brenda 
një molekule, të cilat e ruajnë këtë lidhje dhe vetitë e 
tyre gjatë ndryshimeve që pëson molekula në përbërje 
të ndryshme.


Fjalori i Kimise - RR

Fjalori i Kimise - S

Fjalori i Kimise - S

SAPUN
1.Lëndë e prerë në kallëpe ose lëng i trashë a pluhur, 
që përftohet duke zier sodën me yndyrë, tretet lehtë në 
ujë dhe përdoret për të larë trupin, rrobat etj.; një kallëp 
prej kësaj lënde. Sapun i fort (i lëngshëm). Sapun 
rrobash (teshash). Sapun fytyre (tualeti). Sapun rroje. 
Sapun pluhur. 
2.Kripëra të acideve yndyrore të larta.

SAPUNËZIM
Reaksion kimik, gjatë të cilit lëndët e yndyrshme 
shpërbëhen në glicerinë dhe në acide yndyrore.

SAPUNËZOHET
Shndërrohet në sapun një yndyrë, kur valohet me 
sodë kaustike a me lëndë alkaline.

SAPUNËZOJ
Shndërroj yndyrat në sapun, duke i valuar me sodë 
kaustike a me lëndë alkaline.

SAPUNËZUES
Që përdoret për të shndërruar yndyrat në sapun. 
Lëndë sapunëzuese. 

SAPUNËZUESHËM
Që mund të shndërrohet në sapun. Yndyra të 
sapunëzueshme. 

SASIOR
Analizë sasiore, studim i përbërjes së një lënde, 
duke përcaktuar sasinë e elementeve që përbëjnë. 

SERI
Varg trupash të përbërë, me prejardhje njëri 
nga tjetri dhe me një formulë kimike bazë të 
përbashkët

SILIC
ometal që paraqitet si pluhur me ngjyrë hiri ose në 
trajtë kristalesh të forta, por të thërrmueshme dhe që 
është shumë i përhapur në tokë si përbërës kryesor i 
mineraleve dhe i shkëmbinjve. Kristale të silicit. 

SINTETIZOHET
Përftohet me anë të sintezës kimike. 
Sintetizohet një lëndë në gjethet e bimës.

SINTEZË
rocesi me anën e të cilit prodhohen lëndë të 
ndryshme kimike nga bashkimi i elementeve ose i 
përbërësve të tyre më të thjeshtë. Sinteza e ujit. 
Përgatitja e një acidi me anën e sintezës. 

SISTEM
Sistemi periodik i elementeve.

SODË
Sodë kaustike.

SOLUCION
Tretësirë. Solucion i holluar (i përqendruar). Përgatit 
një solucion. E zhyti në solucion. 

SQUFUR
Element kimik, jometal, shumë i përhapur në natyrë, me 
ngjyrë të verdhë si të limonit, i thërrmueshëm, që ndizet 
lehtë e kur digjet lëshon erë të rëndë dhe që përdoret 
gjerësisht në industrinë kimike, në mjekësi etj. Squfur 
pluhur. Avuj squfuri. Lule squfuri squfur i bluar imët, që 
përdoret për të luftuar sëmundjet e hardhive. Spërkat 
me squfur. 

SULFAT
Kripë e acidit sulfurik me një element tjetër. Sulfat 
bakri. Sulfati i amonit. Spërkatin bimët me sulfat. 
Plehërojnë tokën me sulfat potasi. 

SULFUR
Mineral i përftuar nga bashkimi i squfurit me një 
metal ose me një element tjetër. Sulfuri i zinkut (i 
bakrit, i karbonit). 

SULFURIK
Që ka në përbërjen e vet squfur dhe oksigjen në 
përpjesëtime të caktuara. Acid sulfurik lëng pa ngjyrë, 
si i yndyrshëm, që ka aftësi shumë të madhe gërryese 
dhe që përdoret për qëllime të ndryshme në industri. 

SULFURIM
Veprimi sipas kuptimit të foljes sulfuroj.Sulfurimi i 
kauçukut. Sulfurimi i metalit për t`u shtuar 
qëndrueshmërinë veglave.

SULFUROJ
Përpunoj diçka me squfur; i shtoj squfur një lënde 
për t'i dhënë disa veti të tjera a për t’i ndryshuar vetitë. 
Sulfurojnë metalin. Sulfurojnë kauçukun.

SULFUROR
Që ka natyrën e squfurit, që ka të bëjë me squfurin. 
Avuj sulfurorë. Anhidrit sulfuror gaz pa ngjyrë, me erë 
të rëndë, që përdoret në industri, në përgatitjen e acidit 
sulfurik etj.

Fjalori i Kimise - S

Fjalor Kimik - SH

Fjalori i Kimise - SH


SHAP
Kripë minerale (sulfati i dyfishtë i aluminit e i kaliumit) që
të rrudh gojën; gur i bardhë që përbëhet prej kristalesh
të kësaj kripe minerale dhe që përdoret për të bërë të
qëndrueshme ngjyrat e pëlhurave, për të regjur lëkurët,
për të ndaluar gjakun kur pritemi pak etj.

SHEQERIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes sheqeroj.

SHEQERMBAJTËS
Që përmban sheqerna. Bimë sheqermbajtëse.

SHEQERNA
Lëndë organike që përmbajnë sheqer.

SHEQEROHET
Shndërrohet në sheqer; shtohet përqindja e
sheqerit. Sheqerohet mushti (amidoni).

SHEQEROJ
Shndërroj në sheqer; shtoj përqindjen e sheqerit.

SHPEJTUES
Lëndë e posaçme që përdoret për të shtuar
shpejtësinë e zhvillimit të një procesi. Shpejtues
organik (inorganik). Shpejtues i shkrirjes (i vullkanizimit).

SHPËRBASHKIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes shpërbashkon.

SHPËRBASHKOHET
Shpërbëhet në grupe atomesh, në atome a në jone.
Acidet shpërbashkohen në tretësirë ujore.

SHPËRBASHKON
Shpërbën një molekulë në grupe atomesh, në atome a
në jone. Shpërbashkon molekulat.

SHPËRBËRË
Që është tjetërsuar kimikisht, i kalbur, i prishur
(për lëndët organike). Lëndë e shpërbërë.

SHPËRTHITHJE
Largimi i lëndëve të ndajthithura nga një trup i ngurtë
ose nxjerrja e avujve a e gazeve të tretura në një lëng.

SHUMATOMIK
1. Që përbëhet prej disa atomesh (për molekulën e një
trupi). Molekulë shumatomike. Përbërje kimike
shumatomike.
2. Që është i aftë të bashkohet me shumë trupa
njëatomikë ose me shumë atome të të njëjtit trup.
Alkoolet shumatomike.

SHUMËBAZIK
Që ka shumë funksione acide, d.m.th. që ka molekulë
të aftë të çlirojë shumë jone hidrogjeni në një tretësirë
uji. Acid shumëbazik.

SHUMËVALENT
Që ka shumë valenca dhe mund të bashkohet
me të njëjtin element në përpjesëtime të ndryshme (për
elementet kimike). Element shumëvalent. Hekuri është
shumëvalent.

Fjalori i Kimise - SH

Fjalor Kimik - ZH

Fjalor Kimik - ZH


ZHDREJTË

Reaksion i zhdrejtë, reaksion, gjatë të cilit lënda e krijuar
shpërbëhet përsëri në elementet e saj.

ZHIVË
1. Metal i lëngët me ngjyrë të bardhë e i
shkëlqyeshëm si argjendi, merkur (simboli Hg). Zhiva e
termometrit. Barometër me zhivë. Shtylla e zhivës.
Avujt e zhivës. Oksid zhive. Kripërat e zhivës.
2. Zhivë e bardhë, kripë shumë e helmët e zhivës,
që përdoret si lëndë dezinfektuese dhe në kozmetikë.


Fjalor Kimik - ZH