Fjalori i Endrrave

Fjalori i Endrrave



Argëtim: Po patë në ëndërr se po shijon një eveniment argëtues ke për të marrë lajme fantastike nga një person që ndodhet larg.

Bakër. Çfarëdo që shikon që është prej bakri do të thotë se ke për të bërë një njohje të re. Bakri i kuq do të thotë një propozim erotik. Bakri i verdhë ka si kuptim jetën me bollëk, kurse bakri jeshil sëmundje.

Barishte: Nëse shikon që ha barishte, çdo gjë ka për të ardhur së prapi, sëmundje, mërzitje, trishtim dhe vështirësi ekonomike.

Blerje: Nëse shkon për të blerë, sukses dhe gëzim ka për të ardhur në shtëpinë tënde.

Borë: Po patë se po bie borë pa qënë dimër, ke për të hasur vështirësi. Bora e pistë do të thotë mërzitje dhe pabesi, ndërsa bora e bardhë është simboli i gëzimit dhe i dashurisë së kulluar. Nëse mbledh borë ke për të debatuar.

Borxhe: Nëse në ëndërr shikon se ke borxhe, ke për të fituar një sasi të mirë lekësh, përkundrazi nëse shikon që i paguan borxhet kjo do të thotë që ke për të marrë borxh.

Breshër: Breshër që bie do të thotë së do tju ftojnë në një festë. Por ka edhe kuptim negativ, sidomos nëse breshëri bie në derën tuaj, natën. Breshër me diell do të thotë se ke për të kaluar një periudhë me vështirësi ekonomike që më vonë do të vijë begatia.

Bukë: Po pe në ëndërr që e ndan bukën tënde me të tjerët, ke për të gjetur ortakë të mirë. Buka e papjekur ka kuptimin e lajmeve të këqija. Shumë bukë apo bukë të freskëta është ëndërr pozitive. Ndërsa buka bajate apo e mykur do të thotë varfëri dhe halle. Buka e bardhë simbolizon fitimin, kurse buka e zezë tregon mërzitjen. Buka me susam është një ëndërr e përkryer. Buka e kishës (nafora) tregon fejesë apo martesë kurse buka me sheqer parashikon lajme të hidhura. Shumë drudhe (thërrime buke) kanë si kuptim shpenzime të kota.

Bukuri: Nëse shikoni një person të bukur ose veten tuaj të bukur kjo do të thotë se do të kesh lumturi, shëndet, jetëgjatësi.

Bursa: Nëse shikon ëndërr që ndodhesh te bursa shumë shpejt ke për të patur përfitime të papritura. Por nëse shikon se po luan në bursë ke për të humbur lekë kot.

Buzë: Buzët e bukura në ëndërr simbolizojnë dashuri pasionante, ndërsa buzët jo të bukura janë për zgjënjim erotik.

Buzëqeshje: Nëse shikon se ti buzëqesh, ëndrra është e mirë, por ki kujdes nëse buzëqëshin armiqtë e tu.

Dallëndyshe: Po pe në gjumë se dallëndyshet janë duke fluturuar, ke për të marrë lajme të mira. Fole dallëndyshesh do të thotë sukses familjar. Nëse godet një dallëndyshe ka për të ndodhur ndonjë aksident dhe shkatari ke për të qënë ti. Nëse ndonjë beqar shikon se kap një dallëndyshe, shumë shpejt ka për t'u martuar dhe krijuar familje.

Dimër: Të pret sëmundje, nëse shikon në gjumë dimër.

Dorë: Në në gjumë shikoni se duart tuaja janë më të mëdha nga çjanë në të vërtetë, ke për të arritur progres në fushën profesionale. Nëse dora juaj është djegur, prerë apo gjakosur, ke për t'u mërzitur dhe për t'u ndjerë shumë i vetmuar. Nëse shikon se duar e tua janë të pastërta dhe të mirëmbajtura, ke për të patur suksese, përkundrazi nëse janë të pista apo me baltë ke për të dështuar. Nëse gjë vajzë shikon në ëndërr se një burrë i mban dorën apo ja puth, ka për të krijuar një marrëdhënie të paligjshme dhe kanë për të dalë llafe. Duart e lidhura kanë si domethënie situata të komplikuara, kurse duar që lahen është tregojnë një grupim të këndshëm.

Duartrokitje: Nëse shikon në gjumë se të duartrokasin për diçka kjo do të thotë se kanë për të të caktuar diçka dhe ke për ta realizuar me sukses. Nëse ti duartroket dikë, ndodhesh në një gjendje shumë të mirë fizike. Po dëgjove duartrokitje pa parë se kush duartroket, ke për të trashëguar diçka të papritur nga një i afërm i largët.

Flori: Nëse shikon në ëndërr flori apo çfarëdolloj objekti të artë ke për të takuar një shokun tënd i cili do të sillet në mënyrë egoiste dhe ashpër. Nëse gjen diçka të florinjtë dikush ka për të të mashtruar. Ari që është i veshur do të thotë shumë fitime.
Frigorifer: Nëse patë në ëndërr ndonjë frigorifer, do të thotë se me person tuaj të dashur marrëdhëniet kanë për t'u ftohur. Nëse shikon se vendos gjëra në frigorifer do të thotë se kanë për të të treguar një sekret të madh. Nëse merr gjëra nga frigoriferi, ka për të të ardhur një vizitor i papritur.
Fshatar: Po patë në ëndërr një fshatar ki kujdes për sendet që ke blerë. Për ata që nuk ka lidhje me sendet e blera, ëndrra paralajmëron që të mos e pëqafojnë personin që afrohet dhe të jenë të rezervuar përsa i përket qëllimeve të tij
Ftohtësi: Po patë në ëndërr se janë ftohur marrëdhëniet tuaja me dikë, ke për tu pajtuar me atë përson me të cilin jeni keqkuptuar.
Gërshërë: Në përgjithësi gërshëra nuk është ëndërr e mirë. Simbolizon grindjet dhe ndarjet, si për të martuarit ashtu edhe për të dashuruarit. Nëse shikon se jep apo merr gërshërë ke për të patur telashe të mëdha, aq më tepër nëse gërshëra është e hapur. Nëse shikon në ëndërr se humbet gërshërë, atëherë ëndrra është e mirë sepse ke për të kapërxyer të gjitha vështirësitë.
Gëzim: Nëse shikon në ëndërr që gëzohesh, ke për të qënë i lumtur, përveç rastit kur gëzohesh nëse dikush pëson diçka sepse në këtë rast ke për të dhënë llogari për veprimet e tua. Nëse shikon fëmijë të lumtur do të mbizotërojë lumturia në shtëpinë tënde.

No comments:

Post a Comment