Showing posts with label Fjalor Matematike. Show all posts
Showing posts with label Fjalor Matematike. Show all posts
Fjalor Matematike Q - SH
Fjalor Matematike
QINDËSHE
Numër
që përbëhet nga njëqind njësi; njësia e rendit të tretë dhe shifra e tretë nga
fundi në një numër. Veprimet deri në qindëshen e parë. Sa qindëshe ka numri
2600? I zbresim një qindëshe. Mbledh qindëshet.
QINDOR
Që
ndahet në njëqind pjesë të njëjta; që mbështetet në numrin njëqind. Sistem
qindor.
RACIONAL
Që mund
të jepet në trajtën e një thyese me numra të plotë (për numrat); që nuk përmban
një rrënjor (për shprehjet algjebrike). Numrat racionale. Shprehje racionale.
REAL
Numrat
realë, numrat e zakonshëm të dalluar nga numrat imagjinarë.
RRAFSHOR
Që
lidhet me rrafshet, që ka të bëjë me studimin e rrafsheve. Gjeometria rrafshore
planimetria.
RRETHSHKRUAJ
Bëj një
rreth rrotull një trekëndëshi, katërkëndëshi etj. duke prekur të gjitha kulmet.
Rrethshkruaj një trekëndësh.
RRETHSHKRUAR
Që ka
rrotull një rreth, i cili i prek të gjitha këndet nga jashtë (për figurat
shumëkëndëshe). Trekëndësh (shumëkëndësh) i rrethshkruar.
RRËNJË
Numër a
shprehje algjebrike, që, kur ngrihet në fuqi, jep madhësinë e dhënë më parë;
numër që shërben si zgjidhje e një barazimi. Rrënjë katrore (kubike). Rrënjët
aritmetike (algjebrike). Rrënja e një thyese. Shenja e rrënjës. Nxjerr (gjej)
rrënjën katrore të një numri. Ngre në fuqi një rrënjë.
RRËNJOR
Shenjë
në trajtë të shkronjës V me krahun e djathtë të zgjatur drejt, e cila vihet mbi
një numër a shprehje algjebrike për të nxjerrë rrënjën në atë shkallë, që
shënohet me një shifër në krahun e majtë të kësaj shenje; përfundimi që del nga
nxjerrja e një rrënje.
RRITËS
Që
është më e madhe se kufiza paraardhëse (në vargun e numrave);
RRJEDHIM
Pasojë
e drejtpërdrejtë e një teoreme të vërtetuar më parë.
SEKONDË
Njësi
matjeje për këndet dhe për harqet, e barabartë me një të gjashtëdhjetën e një
minute ose me një të tremijegjashtëqindën e një grade dhe që shënohet me dy
vijëza të shkurtra sipër pas shifrës përkatëse. Dy gradë, tre minuta e dhjetë
sekonda (2°3'10")
SERI
Një
tërësi numrash ose madhësish të renditura sipas një rregulli të caktuar. Seri
konvergjente. Seri pozitive.
SFERË
Trup i
rrumbullakët, që i ka të gjitha pikat e sipërfaqes të baraslarguara nga qendra
e vet, rruzull. Vëllimi i sferës. Sipërfaqja (rrezja) e sferës. Në trajtë
sfere.
SINUS
Një nga
funksionet trigonometrike që në rastin e një këndi të ngushtë (të trekëndëshit
kënddrejtë) është raporti i katetit përballë me hipotenuzën. Sinusi i një
këndi. Rritet (zvogëlohet) sinusi.
SIPËRFAQE
Pjesë e
një rrafshi të drejtë a të përkulur, e kufizuar në çdo anë nga një vijë e thyer
ose e lakuar dhe që shprehet me njësi katrore si shumëzim i gjatësisë e i
gjerësisë; syprinë. Sipërfaqja e katrorit (e trekëndëshit). Ka një sipërfaqe
prej njëqind metrash katrorë.
SPIRALE
Lakore
që bën një sërë rrotullimesh rreth një pike a një boshti duke u zgjeruar në
mënyrë të njëtrajtshme. Spirale kërmillore. Bën (vizaton) një spirale.
SHENJË
simbole
që përdoren për të shënuar veprime ose vlera të ndryshme matematike
SHIFËR
Shenjë
e veçantë që shënon një numër. Shifra arabe (romake). Shifra dhjetore. Numër me
shumë shifra.
SHKALLË
Treguesi
më i madh i fuqisë të së panjohurës në një ekuacion ose i ndryshores në një
polinom, gradë. Shkalla e një ekuacioni (e një polinomi). Ekuacion i shkallës
së parë (së dytë)
SHKRONJOR
Që
shprehet a që shënohet me shkronja; që kryhet me shkronja. Ekuacion shkronjor. Shprehje
shkronjore. Njehsim shkronjor.
SHNDËRRIM
Shndërrim
algjebrik, veprimi me anën e të cilit një shprehjeje algjebrike ose një
ekuacioni i jepet një formë tjetër.
SHPREHJE
Tërësi
madhësish të lidhura ndërmjet tyre me shenja të veprimeve matematike. Shprehje
thyesore. Shprehje algjebrike (aritmetike). Të njehsohet vlera e shprehjes.
SHUMË
Përfundimi
i mbledhjes së disa numrave a të disa madhësive të njëllojta. Shumë aritmetike
(algjebrike). Shuma e përgjithshme përfundimi i mbledhjes së disa shumave të
veçanta. Shuma e dy (e tre...) numrave. Shuma e këndeve të një trekëndëshi.
SHUMËFISH
Numër i
plotë që pjesëtohet pa mbetje me një numër të plotë më të vogël; Shumëfishi i
përbashkët. Shumëfishat e dhjetës. Gjej shumëfishat e një numri.
SHUMËFISHTË
Që
pjesëtohet pa mbetje me një numër të plotë. Numër i shumëfishtë.
SHUMËGJYMTYRËSH
Polinom.
SHUMËZIM
jë nga
katër veprimet themelore të matematikës, me anën e të cilit nga dy numra (të
quajtur «i shumëzueshmi» dhe «shumëzuesi») nxirret një numër i tretë (i quajtur
«prodhim»), i barabartë me shumën që del nga mbledhja e të shumëzueshmit me
veten e tij aq herë sa tregon shumëzuesi. Tabela e shumëzimit. Prova e
shumëzimit.
SHUMËZOJ
Bëj
veprimin e shumëzimit. Shumëzoj dy numra. Shumëzoj shtatën me tetë.
SHUMËZUES
Numri
me të cilin shumëzojmë një numër tjetër. Shumëzues me dy (me tri) shifra.
SHUMËZUESHËM
Numri
që shumëzohet me një numër tjetër. I shumëzueshmi shkruhet sipër.
Fjalor Matematike
Fjalor Matematike T - ZH
Fjalor Matematike
T - ZH
TABELË
1.
Tabela matematike, tabela përmbledhëse me vlera e me përfundime të zgjidhura
për probleme e funksione të caktuara.
TEK
Që nuk
plotpjesëtohet me dy; kund. çift. Numër tek.
TEOREMË
E
vërtetë shkencore, e cila duhet provuar me arsyetime e me veprime tëndryshme;
rregull në matematikë, që duhet provuar e duhet vërtetuar. Teoremë gjeometrike.
Teorema e Pitagorës. Shprehja e teoremës. Vërtetoj (provoj) teoremën.
TERM
Numër a
gjymtyrë përbërëse e një raporti. Termat e jashtëm (e brendshëm). Termat
pasardhës (paraardhës).
TREGUES
Numër
që vihet sipër e më të djathtë të një numri tjetër të dhënë dhe që shërben për
të treguar se sa herë duhet të shumëzohet numri i dhënë me veten e tij;
eksponent. Tregues pozitiv (negativ). Tregues zero. Treguesi i fuqisë. Treguesi
i rrënjës.
TRESH
Rregulla
e treshit, Rregull për llogaritjen e një madhësie të panjohur, duke nisur nga
tri ose pesë a më shumë madhësi të tjera të njohura, që kanë ndërmjet tyre
përpjesëtim të drejtë a të zhdrejtë.
TRI
Numri
që vjen menjëherë pas numrit dy dhe që shënon një sasi të barabartë me dy edhe
një. Tri gra. Tri shoqe. Tri ditë. Tri pjesë. Tri të dhjetat. Pjesëtoj për (me)
tre.
TRIGONOMETRI
Degë e
matematikës që studion lidhjet ndërmjet brinjëve e këndeve të trekëndëshit,
vetitë e funksioneve të këndeve të ngushta në një trekëndësh kënddrejtë dhe
lidhjet ndërmjet tyre.
TRINOM
Shprehje
algjebrike që përbëhet prej tri gjymtyrësh të bashkuara me shenjen plus ose
minus. Trinomi i gradës së dytë. Formula e trinomit. Shumëzimi i trinomeve.
Zbërthimi i trinomit.
THJESHTËSIM
Thjeshtim.
THJESHTËSOJ
Thjeshtoj.
THJESHTOJ
Thjeshtoj
shprehjen (formulën), gjej një shprehje(një formulë) tjetër, duke pakësuar
numrin e kufizave a të faktorëve, por duke ruajtur po atë vlerë. Thjeshtoj
thyesën, gjej një thyesë tjetër me po atë vlerë, por me numërues dhe emërues më
të vogël.
THYESË
Numër,
që shpreh një a më shumë pjesë të barabarta, në të cilat është ndarë një njësi.
Thyesë e thjeshtë. Thyesë dhjetore. Kufizat (gjymtyrët) e thyesës. Numëruesi i
thyesës numri sipër vizës, që tregon se sa pjesë të barabarta janë veçuar nga
njësia e plotë. Emëruesi i thyesës numri poshtë vizës, që tregon se në sa pjesë
të barabarta është ndarë njësia e plot. Veprime me thyesat. Mbledh (zbres,
shumëzoj, pjesëtoj) thyesat. Thjeshtoj thyesat.
THYESOR
Që
është i formuar nga një thyesë ose që ka një thyesë. Numra thyesorë dhe të
plotë. Barazime (shprehje) thyesore.
VEKTOR
Segment
që ka një drejtim dhe kah të caktuar; madhësi, që përveç vlerës numerike, ka
edhe një drejtim dhe kah të caktuar në hapësirë. Vektorë paralelë. Vektori i
shpejtësisë. Kahu i vektorit. Koordinatat e vektorit.
VEPRIM
Format
kryesore a themelore të llogaritjeve në matematikë, përllogaritjet. Katër
veprimet e aritmetikës. Veprime algjebrike. Kryej veprimet. Problem që zgjidhet
me katër veprime.
VËRTETOJ
Provoj
vërtetësinë e një pohimi tjetër me anë të një vargu veprimesh matematike,
arsyetimesh e gjykimesh të veçanta të lidhura në një mënyrë të caktuar.
Vërtetoj një teoremë.
VIJË
Vijë
formuese, vijë nga lëvizja e së cilës krijohet një sipërfaqe
VLERË
Masë e
një sasie a e një madhësie të ndryshueshme. Vlerë e njehsuar. Vlerë e përafërt.
Vlerë absolute. Vlera mesatare. Vlerë numerike. Vlera e shprehjes. Vlera e
forcës.
ZBRES
Bëj
veprimin e zbritjes. Nga katra zbrit dy.
ZBRITËS
Numër
që zbritet nga një numër tjetër. Zbritësi dhe i zbritshmi. Gjeti zbritësin.
Mbledh zbritësin me mbetjen.
ZBRITJE
Një nga
të katër veprimet themelore të matematikës, me anë të të cilit nga një numër (i
zbritshmi) heqim një numër tjetër (zbritësi) dhe gjejmë mbetjen. Mbledhja dhe
zbritja. Prova e zbritjes. Bëri zbritjen.
ZBRITSHËM
Numri
nga i cili zbritet një numër tjetër. I zbritshmi dhe zbritësi.
ZERO
henjë
që shpreh mungesën e plotë të çdo sasie a të çdo vlere të caktuar; shenjë (0)
që në vargun e numrave përdoret për të shprehur rendin e njësive (njëshe,
dhjetëshe, qindëshe etj.) kur ato mungojnë. Shifra zero. Në orën dymbëdhjetë
zero-zero (12°°). Numri njëzet e dy zero dy (22-02). U rrit zero pikë shtatë
për qind (0,7%). Përfundimi i zbritjes është zero. Shënoj zero e dy në mend (në
dorë) (gjatë veprimit të mbledhjes a të shumëzimit). Tetë heqim tetë mbeten zero
(8 - 8 = 0). I shtoi një zero.
ZGJIDH
Bëj
veprimet dhe gjej përfundimin e një ushtrimi, të një problemi etj. E zgjidh
ushtrimin
ZGJIDHJE
Përfundimi
që del kur zgjidhet një problem, një ushtrim etj.; përfundim. Zgjidhje e
gabuar. Gjetja e zgjidhjes. Ekuacion me zgjidhje pozitive (negative, zero).
Ekuacioni nuk ka zgjidhje (ka vetëm një zgjidhje). Sa del zgjidhja?
ZGJIDHUR
Që i
është gjetur përfundimi, që është zbërthyer plotësisht, që është zgjidhur.
Ushtrime të zgjidhura.
ZMADHUES
Që vjen
duke u zmadhuar vazhdimisht, që zmadhohet. Vlerë zmadhuese. Përpjesëtim
aritmetik zmadhues.
ZVOGËLUES
Që vjen
duke u zvogëluar vazhdimisht, që zvogëlohet. Vlerë zvogëluese. Përpjesëtim
aritmetik zvogëlues.
ZHDREJTË
tillë që rritja e njërës anë ose e njërit
faktor sjell zvogëlimin e anës tjetër ose të faktorit tjetër dhe anasjelltas.
Përpjesëtim i zhdrejtë. Rregulla e treshit e zhdrejtë.
Fjalor Matematike
Subscribe to:
Posts (Atom)
