Showing posts with label Fjalor Mjekesor. Show all posts
Showing posts with label Fjalor Mjekesor. Show all posts

FJALOR MJEKESOR GERMA A


FJALOR MJEKESOR GERMA A



ABORT
Dështim

ABORTAR
Ndarje e veçantë në shtëpinë e lindjes për 
parandalimin dhe mjekimin e dështimeve; 
dështimore. 

AFTË 
Fshikëz me lëng të bardhë a plagë e 
vogël, që del në cipën e gojës ose në gjuhë nga 
disa sëmundje. 

AKUPUNKTURË 
Mënyrë mjekimi, që zbatohet duke shpuar me 
gjilpëra të posaçme të sëmurin në pjesë të 
ndryshme të trupit, shpim me gjilpërë.

AKUT
Që shfaqet dhe zhvillohet në mënyrë të 
menjëhershme e të rëndë (për sëmundjet); i 
acaruar.

ALERGJI 
Sëmundje që shfaqet me rritjen ose me uljen e 
theksuar të ndjeshmërisë së organizmit, kur hyjnë 
në të lëndë të huaja. 

AMBULATOR 
Që bëhet nga ambulanca ose në kushtet e 
ambulancës.

AMNEZI 
Humbje e plotë e kujtesës ose dobësim i saj për 
shkak sëmundjesh. 

ANEMI 
Dobësim i përgjithshëm i organizmit nga 
pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut; pagjakësi.

ANEMIK
Që vuan nga anemia; që është i dobët e 
i zbehtë për shkak të pagjakësisë. 

ANESTEZI 
Humbje e plotë ose e pjesshme e ndjeshmërisë 
së gjithë trupit a të një organi, që shkaktohet nga 
sëmundje të sistemit nervor, pandjeshmëri e plotë 
ose e pjesshme.

ANGJINË 
Sëmundje e cipës së grykës, që shfaqet me 
pezmatimin e saj dhe që zakonisht prek edhe 
bajamet. Angjina e kraharorit (e gjoksit) 
sëmundje që shfaqet me dhembje të forta në 
anën e majtë të kraharorit, të shoqëruara me 
zënien e frymës dhe me ndjenjën e ankthit. 

ANTISEPTIK
Që shërben për pastrimin e plagëve dhe për 
ndalimin e infektimit; që pengon infektimin nga 
mikrobet e bakteret. 

ANTITRUP
Kundërtrup

ANTITUBERKULAR
Që shërben për të luftuar tuberkulozin; që mjekon 
tuberkulozin. 

APENDICIT 
Mahisje e zgjatimit të vogël të zorrës së verbër 
dhe e vetë zorrës së verbër. 

ARITMI
Shpejtimi ose ngadalësimi i rrahjeve të 
zemrës, çrregullim i rrahjeve të zemrës. 

ARITMIK
Që e ka ritmin të çrregulluar, që nuk 
punon me ritmin e zakonshëm.

ARTERIOSKLEROZË 
Sëmundje kronike që shfaqet me trashjen dhe 
ngurtësimin e pjesës së brendshme të arterieve; 
sklerozë e arterieve.

ARTIFICIAL
Frymëmarrje artificiale.

ARTRIT
Pezmatim i kyçeve, cermë.

ASFIKSI
Vështirësim ose ndalim i frymëmarrjes 
nga mungesa e ajrit me oksigjen. 

ASISTENT 
Mjek asistent.

ASTMË
Sëmundje që shfaqet me zënien e frymës herë 
pas here, për shkak të çrregullimeve të bronkeve, 
të zemrës ose për shkaqe të tjera; shpirrë, 
gulçim. 

ASHKTH 
Sëmundje e fëmijëve, që u shfaqet me një kokërr 
në qiellzë.

ATROFI 
Dobësim, rrëgjim dhe mpirje e organeve a e 
indeve të veçanta të organizmit për shkak se u 
mungon ushqimi ose për shkak se qëndrojnë pa 
vepruar për një kohë të gjatë. 

ATROFIZIM
Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve 
Atrofizoj

ATROFIZOHEM
Dobësohet, rrëgjohet 
dhe mpihet për shkak të mungesës së ushqimit 
ose për shkak se qëndron pa vepruar për një 
kohë të gjatë (për një organ a për një ind të 
organizmit).

ATROFIZOJ
Dobëson, rrëgjon dhe 
mpin një organ ose një ind të organizmit.

AUTOPSI
Hapja e një kufome dhe shqyrtimi i saj për të 
gjetur shkakun e vdekjes (e ngordhjes) ose për 
qëllime studimi. 

AZOTEMI 
Sëmundje që shkaktohet nga sasia e madhe e 
azotit në gjak, prani e tepërt në gjak e përbërjeve 
të azotit.



Indeksi

FJALOR MJEKESOR

FJALOR MJEKESOR GERMA B


FJALOR MJEKESOR GERMA B


BACILMBARTËS
Që ka në trup bacile të një sëmundjeje 
ngjitëse, por që vetë nuk është sëmurë; që ka 
bacile.Njeri bacilmbartës. Kafshë bacilmbartëse. 
Mjedis bacilmbartës.


BAJAME 
Dy gjëndra në trajtë 
vezake, që ndodhen në anët e grykës rrëzë 
gjuhës; sëmundje e këtyre gjëndrave, që shfaqet 
me pezmatimin dhe qelbëzimin e tyre.

BANDAZH
Fashë

BANDË 
Fashë

BARK
Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë 
shpesh e hollë, diare; nevojë e hollë. 

BAZAL
Cipëza bazale e veshit.

BLLOKOJ
Pengoj a ndaloj punën e rregullt të një organi të 
trupit. Bllokon zorrët.

BRENDSHËM
Sëmundje të brendshme. sëmundje të organeve që ndodhen 
brenda trupit të njeriut.

BRENGË
Sëmundje e grykës, që shfaqet me ënjtje të saj, fyti i keq, difteria.

BRESHKËZ
Sëmundje lëkure, që shfaqet në trup të njeriut a të kafshës si 
gungë e vogël; sëmundje që shfaqet në fyt në trajtën e një gunge 
të qelbëzuar; mëllë. I kanë dalë breshkëza.

BRISË
Brejë, qime; qimëza.

BRONKIT
Sëmundje e bronkeve, që shfaqet me skuqjen dhe me 
ënjtjen e cipës së tyre, mahisje e bronkeve. Bronkit 
kronik (akut). Bronkit ngjitës. I sëmurë me bronkit. 
Hoqi (kaloi) një bronkit.

BRUCELOZË
Sëmundje ngjitëse e bagëtisë së imët, e gjedhit dhe e 
derrave, që shkaktohet nga disa baktere dhe që 
nëpërmjet kafshëve u ngjitet edhe njerëzve. Bruceloza e 
dhenve (e dhive, e gjedhit, e derrit).

BUTËR
Sëmundje ngjitëse e kafshëve njëthundrake 
(kryesisht e mëzave), që shfaqet me pezmatimin e 
mukozave të hundës ose me qelbëzimin e grykëve. E zë 
butri.

BUZËLEPUR
E çarë në buzën e sipërme, që mbetet që nga lindja; 
sëmundja që lë këtë shenjë.

BYTHËPULË
Urdhje, shpërgëti.




Indeksi

FJALOR MJEKESOR

FJALOR MJEKESOR GERMA C


FJALOR MJEKESOR GERMA C



CERMË
1. Sëmundje e kyçeve të gjymtyrëve, që vjen nga 
mahisja dhe që shfaqet me mpirje, dridhje e dhembje; 
përdhes. E zuri cerma. Vuaj nga cerma. 
2. Ngërç.

CEZARIAN
Operacion cezarian: operacion për të nxjerrë fëmijën, 
duke i hapur barkun nënës, kur nuk është e mundur 
lindja e rregullt.

CIRROZË
Rritja e tepruar e indit bashkues, e cila shkakton 
ngurtësimin e një organi të trupit dhe prishjen e 
funksioneve të tij. Cirroza e mëlçisë së zezë. Cirroza e 
veshkave (e mushkërive).

CIST
Fshikëz e mbushur me lëng që shfaqet si 
sëmundje në inde ose në organet e trupit.

CISTIT
Mahisje e fshikëzës së ujit të hollë.





FJALOR MJEKESOR

FJALOR MJEKESOR GERMA Ç


FJALOR MJEKESOR GERMA Ç

ÇRREGULLIM
Veprimtari jo e rregullt e një organi, që vjen nga 
një sëmundje.

ÇRREGULLOHET
I prishet veprimtaria e rregullt, normale një 
organi për shkak të një sëmundjeje ose dëmtimi. I është 
çrregulluar stomaku.






Indeksi

FJALOR MJEKESOR

FJALOR MJEKESOR GERMA D


FJALOR MJEKESOR GERMA  D



DALTONIZËM
Paaftësi e syve të njeriut për të dalluar disa ngjyra, e cila 
i bën të ngatërrojnë sidomos të kuqen me të gjelbrën. 
Sëmundja e daltonizmit. Vuan nga daltonizmi.

DAMLLA
Sëmundje e rëndë që vjen nga gjakrrjedhja në 
tru ose nga mpiksja e gjakut në enët e trurit dhe që 
shkakton menjëherë humbjen e ndjenjave e pushimin e 
lëvizjeve, shpeshherë pa ndaluar frymëmarrjen e 
qarkullimin e gjakut; pikë. I ra (e goditi) damllaja. 
Vdiq nga damllaja. U ra si një damlla. 

DEHJE
#Dehja e thellësisë, turbullimi e humbja e 
ndjenjave që vihet re te disa zhytës pasi kalojnë 
thellësinë pesëdhjetë metra, kur nuk kanë marrë masa 
mbrojtëse.

DENTIST
Mjek dhëmbësh

DEPRESION
Gjendje shpirtërore patologjike e njeriut, që 
shfaqet me një lodhje të përgjithshme, me dobësimin e 
guximit e të vetëveprimit, rënie shpirtërore. Depresion 
moral (shpirtëror). Depresion mendor (psikik). 
Depresion nervor krizë nervore. Gjendje depresioni. 
Pati një depresion.

DERMATOLOG
Mjek për sëmundjet e lëkurës, specialist në dermatologji. 

DERMATOLOGJIK
Që ka të bëjë me dermatologjinë, që i përket 
dermatologjisë, Klinika dermatologjike. 

DËSHTIM
Ndërprerje e parakohshme e barrës dhe 
nxjerrja e pjellës kur s'është e aftë të jetojë jashtë trupit 
të nënës, prishja e barrës. Dështim i lejueshëm (i 
palejueshëm). Bëri një dështim. 

DIABET
1. Sëmundje që vjen nga paaftësia e organizmit për të 
përvetësuar sheqerin dhe që shfaqet me shtimin e 
sheqerit në gjak e në ujët e hollë, i cili del në sasi të 
madhe; sëmundja e sheqerit. Diabeti i sheqerit. 
2. Sëmundje që vjen nga disa çrregullime të sistemit 
nervor qendror e të sekrecionit të brendshëm dhe që 
shfaqet me etje të madhe e me shtimin e 
jashtëzakonshëm të ujit të hollë i cili nuk përmban fare 
sheqer, albuminë etj. Diabeti pa sheqer. 

DIAGNOZË
Përcaktimi i sëmundjes së dikujt nga mjeku. I 
bëri (i përcaktoi) diagnozën. Çfarë diagnoze ka? 

DIARRE
Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë të shpeshta e si 
ujë, heqja e shpeshtë e barkut. 

DIFTERI
Sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet me pezmatim të 
grykës, të mukozës së fytit e të hundës dhe prek 
zakonisht të vegjlit; fyt i keq, grykët e bardha. Difteria e 
shpendëve. Vaksinimi kundër difterisë. 

DIOPTRI
Njësi e matjes së forcës a të aftësisë së të parit; 
numri i thjerrëzës që korrigjon çrregullimet e të parit. 
Syze me dioptri. 

DISPANSERI
Institucion që merret me mjekimin e disa sëmundjeve të 
rënda e zakonisht ngjitëse (si tuberkulozi etj.) dhe me 
parandalimin e tyre, duke i mbikëqyrur e duke i 
kontrolluar rregullisht të sëmurët; ndërtesa e këtij 
institucioni. Dispanseri antituberkulare. Mjek (infermier) 
i dispanserisë. 

DISTROFI
Sëmundje që shkaktohet nga mungesa a nga varfëria e 
ushqimit ose nga përvetësimi i tij jo i rregullt; çrregullim 
në të ushqyerit e indeve, të organeve a të gjithë 
organizmit. Distrofi e rëndë (e thellë, e lehtë). Distrofi 
muskulore. Distrofia e mëlçisë. Distrofia e foshnjës. 

DISTROFIK
1. Që ka të bëjë me distrofinë ose me mjekimin e atyre 
që vuajnë prej saj. Spital distrofik. Çerdhe distrofike. 
Ndryshime distrofike. 
2. Që vuan nga distrofia. Fëmijë distrofik.

DIZENTERI
Mahisje ose zhvoshkje e zorrëve që shkakton dhembje e 
heqje të shpeshta barku, nganjëherë edhe me gjak; 
barku i keq, lëbarke. 

DOBËT
Që e ka trupin të pafuqishëm ose të hollë, të thatë e 
të brishtë; që e ka lënë fuqia (nga mungesa e ushqimit, 
nga ndonjë sëmundje, nga lodhja, mundimet etj.) (për 
njerëzit e për kafshët); që ka pak forcë fizike, që nuk i ka 
të gjitha vetitë e aftësitë e duhura fizike për t'i kryer mirë 
funksionet e veta; që mezi u qëndron kushteve të 
vështira natyrore, punëve të lodhshme, sëmundjeve etj. 
(për pjesët e organet e trupit); jo i shëndoshë; kund. i 
fortë, i shëndoshë. Fëmijë (plak) i dobët. 

DOKTOR
Mjek.
Doktori i kafshëve veteriner.

DOZË
Sasi e caktuar e një bari, aq sa duhet të pijë i 
sëmuri njëherësh, sipas këshillës së mjekut. Dozë e 
vogël (e madhe). Ia shtoi (ia uli) dozën. 

DRENAZH
Trajtim që u bëhet plagëve duke u vënë një gyp 
të posaçëm prej qelqi ose prej gome për të kulluar. 

DRENAZHOJ
U vë drena plagëve për të kulluar. I 
drenazhojnë plagët. 

DRENË
Gyp i posaçëm prej qelqi ose prej gome, me 
vrima a me fitil prej garze, që u vihet plagëve për të 
kulluar. 

DRENOJ
Drenazhoj.

DRITËGJATË
Që nuk mund të shohë mirë afër, por që sheh mirë 
larg, dritëlargët

DRITËGJATËSI
Të qenët dritëgjatë

DRITËLARGËSI
Dritëgjatësi

DRITËSHKURTËR
Që nuk mund të shohë mirë larg, por që sheh 
mirë afër, miop

DRITËSHKURTËSI
Të qenët dritëshkurtër





Indeksi

FJALOR MJEKESOR

FJALOR MJEKESOR GERMA E


FJALOR MJEKESOR GERMA  E




EKZEMË
Sëmundje kronike e lëkurës që shfaqet me skuqjen e saj 
dhe me flluska a puçrra të lëngëta ose të thata. Ekzemë 
e lëngët (e thatë). Ekzemë e gjirit. Ekzemë në dorë. 

EPIDEMI
Sëmundje ngjitëse që përhapet shpejt te shumë 
njerëz në një krahinë, në një vend a në disa vende. 
Epidemia e kolerës (e tifos, e gripit). Ra një epidemi. U 
përhap epidemia. 

EPILEPSI
Sëmundje e rëndë nervore që shfaqet me kriza të 
herëpashershme e të papritura, gjatë të cilave i sëmuri 
përpëlitet e nxjerr shkumë nga goja dhe humbet 
plotësisht a pjesërisht vetëdijen; sëmundja e tokës, 
punëhera. I ra epilepsia. 

EPILEPTIK
Që lidhet me epilepsinë; që vuan nga epilepsia. Krizë 
epileptike. Gjendje (asfiksi) epileptike. Njeri epileptik. 

EUFORI
Gjendje shpirtërore e sëmurë, kur njeriu 
pushtohet nga ndjenja të forta gëzimi, kënaqësie e 
lumturie, e cila shkaktohet nga ndonjë sëmundje 
nervore, nga veprimi i narkotikëve, i pijeve alkoolike etj. 
Gjendje euforie. Shfaqje euforie.




FJALOR MJEKESOR

FJALOR MJEKESOR GERMA F


FJALOR MJEKESOR GERMA  F





FARMACEUTIK
1. Që përdoret si bar për të parandaluar ose për të 
mjekuar një sëmundje; që ka veti mjekuese. Prodhime 
farmaceutike. 
2. Që ka të bëjë me prodhimin e barnave, që prodhon 
barna. Ndërmarrje farmaceutike. Laborator farmaceutik. 
Industria farmaceutike. 

FARMACEUTIKË
Degë e mjekësisë që merret me përgatitjen, përpunimin 
e me ruajtjen e barnave. Katedra e farmaceutikës. 

FASHË
Rrip prej pëlhure të hollë e të rrallë, që përdoret 
për të lidhur plagët. 
Fashë e pastër. Zgjidh fashën. Lidh me fashë. 

FLAMË
1. Emërtim për sëmundje të ndryshme të rënda e 
ngjitëse (si kolera, murtaja etj.), që përhapen si epidemi 
ndër njerëzit. 
2. Sëmundja e tokës, epilepsia.
3. Rrufë e rëndë, që zgjat shumë. E zuri flama. Është me flamë.

FOKË
Sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet me ethe dhe me 
mahisje të lëkurës, të kuqtë e madh. I ka rënë foka. 

FRUTH
1. Sëmundje ngjitëse që prek sidomos fëmijët, e cila 
shfaqet me puçrra ose me njolla të kuqe në lëkurë dhe 
shoqërohet zakonisht me zjarrmi e me mahisjen e 
qepallave, të qiellzës e të rrugëve të sipërme të 
frymëmarrjes. I ka rënë (e zuri) fruthi. E ka kaluar 
fruthin. 
2. Fruthi i zi (i keq), skarlatina. 

FRYMËZ
Astma, shpirra, gulçimi. E ka zënë frymëza. 

FSHEHTË
Që zhvillohet pa dhënë shenja të dukshme a shenja klinike

FYT I KEQ
Difteria

FYTE
Shytat. E kanë zënë fytet.





Indeksi

FJALOR MJEKESOR

FJALOR MJEKESOR GERMA M


FJALOR MJEKESOR GERMA M




MADH
Lia e madhe, lia e dhenve.

MAJASËLL
Sëmundje që shfaqet me zgjerim të venave në fund të 
zorrës së trashë dhe që shkakton rrjedhje gjaku; 
hemorroide. Bar majasëlli. Vuante nga majasëlli. 

MALARIE
Sëmundje e rëndë që shkaktohet nga parazitë shumë të 
vegjël, të cilët ia fut njeriut në gjak mushkonja anofele 
kur e pickon, dhe që shfaqet me ethe të forta e me të 
dridhura, të cilat e zënë njeriun herë pas here zakonisht 
në mbrëmje; ethet e kënetës. Malarie e vjetër. 
Mushkonja e malaries anofelja. Ethet e malaries. 
Paraziti i malaries. Përhapja e malaries. Zhdukja e 
malaries. Lufta kundër malaries. 
Vuante nga malaria. E zuri (e kapi) malaria. 

MANI
Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i 
ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye. Kishte maninë 
e përndjekjes (e vetëvrasjes). 

MANIAK
Që vuan nga mani

MARRËS
Ai të cilit i shtien gjakun që ka dhënë një tjetër

MELHEM
Qull i trashë, që përgatitet duke përzier barna 
të ndryshme me lëndë të yndyrta, me të bardhën e 
vezës etj. dhe që përdoret në mjekësinë popullore për të 
mjekuar plagët; bar plagësh. 

MENDOR
Që ka të bëjë me mendjen, që i përket mendjes; që 
lidhet me aftësinë për të menduar a me veprimtarinë e 
mendjes. Puna mendore. Forcë (fuqi, aftësi) mendore. 
Ngarkesë (lodhje) mendore. Sëmundje mendore.

MENINGJIT
Pezmatimi e qelbëzimi i cipës së trurit, që shkaktohet nga 
disa baktere. 

MËLLË
Breshkëz. I doli një mëllë në kokë. Iu mbush trupi me mëllënj. 

MIGRENË
Sëmundje që shfaqet me dhembje të herëpashershme e 
të forta të kokës, zakonisht në njërën anë. 

MIKROB
Organizëm shumë i vogël njëqelizor, që gjendet në 
ujë, në ajër, në tokë e në qenie të gjalla dhe kalbëzon e 
tharbëton lëndët organike ose shkakton sëmundje të 
ndryshme; bakter. 

MIOPI
Dritëshkurtësi.

MJEK
Specialist me arsim të lartë në fushën e mjekësisë, doktor. 
Mjek ushtarak. Mjek ligjor. 
Mjek kirurg, psikiatër, neurolog, gjinekolog, pediatër, okulist.
Mjeku i dhëmbëve, stomatolog, dentist. 
Mjeku i syve, okulist. 
Mjeku i kafshëve, veteriner. 
Mjek për fëmijë, pediatër. 
Mjeku i zemrës, kardiolog.
Mjeku i rojës. 
Mjeku i familjes

MJEKËS
Ai që mjekonte njerëzit duke përdorur barëra e prime 
sipas përvojës së fituar në jetë, mjek popullor; mjek. 

MJEKTAR
1. Mjekës; mjek. 
2. Magjistar. 

MOLË
Sëmundje e rrezikshme për gratë shtatzëna, që 
gërryen muret e mitrës dhe nuk lë të zhvillohet fëmija. 

MURTAJË
1. Sëmundje ngjitëse shumë e rëndë, që shkaktohet nga 
një virus i posaçëm, përhapet shumë shpejt, shfaqet me 
zjarrmi e dobësi të madhe, me dhembje të forta në kokë, 
në qafë etj. dhe sjell vdekjen. 
2. Sëmundje ngjitëse shumë e rrezikshme, që prek disa 
shpendë e kafshë, sidomos pulat, pëllumbat, derrat, 
bletët e larvat e tyre dhe që zakonisht shkakton 
ngordhjen e tyre; kolera e bletëve.

MYKTH
Sëmundje e gojës së fëmijëve të vegjël e të foshnjave, 
që shfaqet në fillim me pika të bardha, të cilat më vonë 
formojnë një shtresë në tërë cipën e gojës, të gjuhës e 
të qiellzës. Mykthi shërohet me mjaltë.





Indeksi

FJALOR MJEKESOR

FJALOR MJEKESOR GERMA O


FJALOR MJEKESOR GERMA O





OKULIST
Mjek i specializuar për sëmundjet e syve, mjek sysh. 
Dhoma e okulistit. 

ONKOLOGJI
Degë e mjekësisë, që merret me studimin e tumoreve 
dhe me mjekimin e tyre. Klinika e onkologjisë. Spitali i 
onkologjisë. 

OPERACION
dërhyrja e kirurgut me thikë në trupin e një të 
sëmuri për t'i shëruar një plagë ose ndonjë sëmundje; 
operim. Operacion i lehtë (i rëndë, i vështirë). 
Operacion plastik. Salla (tryeza) e operacionit. Veglat e 
operacionit. Bëj operacion operoj. 

OPEROJ
dërhyj me thikë në trupin e një të sëmuri për 
ta shëruar, duke prerë një pjesë të trupit të tij ose duke 
çarë një plagë; i nënshtrohem një operacioni; bëj 
operacion. Operoj të sëmurin. Operoj krahun 
(stomakun, zorrën e verbër). 

ORTOPED
Mjek i specializuat për ortopedi. 

ORTOPEDI
Degë e mjekësisë, që merret me studimin e dëmtimeve a 
të shtrembërimeve në eshtrat e gjymtyrëve të trupit e në 
shtyllën kurrizore dhe me mjekimin e tyre. Reparti 
(pavijoni) i ortopedisë.





Indeksi

FJALOR MJEKESOR

FJALOR MJEKESOR GERMA P


FJALOR MJEKESOR GERMA P


PAEMËR 
1. Urdhje, shpërgëti. I ra e paemra. 
2. Rrebull. E kish djalin me të paemër. 
3. Sëmundje e shpretkës, që shfaqet me ënjtje të saj, 
zmadhim i shpretkës. 
4. Fryrja e damarëve të këmbëve, shpesh te gratë shtatzëna. 
Në çdo barrë i dilnin të paemra. 
5. Lëvizje të pavullnetshme e të shpeshta të një grupi muskujsh, 
sidomos në fytyrë, që sjellin dridhje. E zuri i paemri.

PAGJAKËSI
Dobësi e përgjithshme e organizmit, e cila vjen nga 
pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut; anemi. Pagjakësi 
e përgjithshme. Vuante nga pagjakësia. 

PAJTUESHMËRI
Të qenët i pajtueshëm, Prova e pajtueshmërisë së gjakut.

PAMJAFTUESHMËRI
Veprimtari e mangët e një organi, që nuk i plotëson funksionet 
e duhura. Pamjaftueshmëria e zemrës.

PARALITIK
1. Që ka të bëjë me paralizën, i paralizës. Shfaqje 
paralitike e sëmundjes. 
2. Që është i sëmurë nga paraliza. Plak paralitik. 
3. Që ka ngecur në vend, i amullt. Gjendje paralitike. 
4. Ai që është goditur nga paraliza, ai që është paralizuar 
pjesërisht a tërësisht.

PARALIZË
umbje e plotë ose e pjesshme e aftësisë së 
një gjymtyre a të një organi për të lëvizur, për të vepruar 
e për të ndier, e cila shkaktohet nga një sëmundje që 
godet sistemin nervor. Paralizë e krahut (e këmbës, e 
faqes). Ka paralizë. E zuri paraliza. 

PARALIZIM
Paralizë. 

PARALIZOHEM
Humbas aftësinë për të lëvizur gjymtyrët a një 
pjesë të trupit; vet. veta III e zë paraliza një gjymtyre a 
një organ, ngrin. Iu paralizua krahu (këmba). I është 
paralizuar gjysma e trupit. 

PARALIZOJ
ën që të humbasë aftësinë për 
të lëvizur dhe ndjeshmërinë ndaj ngacmuesve të 
jashtëm, ia mbërthen në vend një organ a një pjesë të 
trupit; i shkakton paralizë. I paralizoi krahun (këmbën). 

PARALIZUAR
Që ka humbur aftësinë për të lëvizur dhe 
ndjeshmërinë ndaj ngacmuesve, që është paralizuar. 
Dorë (këmbë) e paralizuar. Krah i paralizuar. Me trup 
të paralizuar. 

PARALIZUES
Që shkakton paralizë.

PARAMJEKIM
Mjekimi i parë që bëhet përpara se të përdoren barnat e 
mënyrat e tjera kryesore. U përdor si paramjekim. 

PARANDALIM
Tërësia e masave që merren më parë për të 
ndaluar shfaqjen a zhvillimin e mëtejshëm të 
sëmundjeve; profilaksi. 

PARATIFO
Sëmundje ngjitëse që shkaktohet nga disa bacile të 
ngjashme me ato të tifos së zorrëve dhe që shfaqet me 
ethe, me dobësi të përgjithshme e zakonisht me heqje 
barku. 

PARË
Ndihma e parë, ndihma paraprake, ndihma e shpejtë.

PATOGJEN
1. Që sjell një sëmundje, që bëhet shkak të lindin a të 
përhapen sëmundje (për baktere a mikrobe). Mikrobe 
patogjene. 
2. Bakter a mikrob që shkakton sëmundje.

PATOLOG
Mjek specialist në patologji; ai që merret me studime në 
fushën e patologjisë; mjek për sëmundjet e brendshme. 

PATOLOGJI
1. Degë e mjekësisë, që studion shkaqet, shenjat e 
lindjes dhe të zhvillimit të sëmundjeve, si edhe 
ndryshimet që rrjedhin në organizëm nga këto sëmundje. 
Patologjia e përgjithshme. Patologjia e krahasuar. 
Patologjia e njeriut (e kafshëve). 
2. Shenjat e para të një sëmundjeje, shkaqet dhe 
zhvillimi i saj. Patologjia e tuberkulozit. 

PEDIATËR
Mjek për fëmijët; specialist për sëmundjet e fëmijëve.

PEDIATRI
1. Degë e mjekësisë qa merret me sëmundjet e fëmijëve 
dhe me mjekimin e tyre. Instituti i pediatrisë. Reparti i 
pediatrisë. Specialist në pediatri. 
2. Repart më vete a dhomë e veçantë në spital ku 
shtrohen e mjekohen fëmijët e sëmurë; dhomë e veçantë 
në një poliklinikë ku vizitohen fëmijët; bised. spital i 
veçantë për fëmijët. E shtruan në pediatri. Punon në 
pediatri. 

PËRBINDËSH
Qenie njerëzore ose kafshë me një formim krejt të çrregullt. 

PËRDHES
Sëmundje që shfaqet me pezmatim të kyçeve e të 
mishrave, me dhembje e me dridhje, reumatizëm; cermë. 
E ka zënë përdhesi. I dhembin kyçet (këmbët, duart) 
nga përdhesi. 

PËRGJITHËSOHET
ërhapet në të gjithë trupin (një sëmundje). U 
përgjithësua infektimi (pezmatimi). 

PËRGJITHSHËM
Që prek të gjithë trupin; që vepron mbi të gjithë trupin; 
Sëmundje e përgjithshme. Mpirje e përgjithshme. Bar (helm) me 
veprim të përgjithshëm.

PIKË
1. Sëmundje e rëndë që shkaktohet nga 
gjakrrjedhja në tru dhe që sjell vdekjen e menjëhershme 
ose paralizën e ndonjë pjese të trupit, damlla, apopleksi; 
vdekje e menjëhershme nga ndalimi i zemrës. I ra pika.
2. Pika (sëmundja) e diellit mjek. sëmundje e 
shkaktuar nga goditja prej rrezeve të diellit, e cila 
shfaqet me dhembje koke, marrje mendsh, të vjella, 
frymëmarrje të vështirë etj. 

PINCË
Vegël e posaçme si mashë e hollë, që përdor 
zakonisht kirurgu gjatë një operacioni. 

PLASJE
Sëmundje e rëndë ngjitëse, që zë 
kafshët shtëpiake (sidomos barngrënëset) e njerëzit, që 
shkaktohet nga një bacil dhe shfaqet zakonisht me një 
puçërr të zezë me qelb, me shumë zjarrmi, me shkumë 
nga goja e me skuqje të cipave të syve; dala e gjësë. 
Plasja e bagëtive. Vaksina kundër plasjes. 

PLASTIK
Që bëhet në lëkurë ose në nënlëkurë me pjesë 
të hequra nga një vend tjetër për të rregulluar a 
zbukuruar pamjen e jashtme. Operacion plastik. 

PLEURIT
Plevit.

PLEVIT
Sëmundje e rëndë, që shkaktohet nga mahisja e cipës 
së mushkërive dhe që shoqërohet me dhembje në 
kraharor e në brinjë. Plevit i rëndë (i vjetër). Plevit i 
thatë (me ujë). Mori një plevit. Ka hequr një plevit. 

PNEUMONI
Sëmundje e mushkërive (mahisje e hojëzave të tyre), që 
shkaktohet nga disa lloje mikrobesh dhe që shfaqet me 
zjarrmi të madhe, me të rrahura të shpeshta të pulsit, me 
dhembje të forta në gjoks dhe me kollë; ftohje. 

POLIOMIELIT
Sëmundje ngjitëse e trurit dhe e palcës së kurrizit, që 
prek kryesisht fëmijët deri në moshën shtatë vjeç dhe që 
sjell si pasojë paralizimin e gjymtyrëve. Vaksina kundër 
poliomielitit. U sëmur nga poliomieliti. Ka kaluar 
poliomielitin. 

POPULLOR
Mjek popullor.

POZITIV
Që ka shenja mikrobesh, bakteresh etj. në 
analizat laboratorike; që është i prekur nga një 
sëmundje; Rast pozitiv. Analiza doli pozitive. 

PRESBIT
1. Dritëgjatë, miop. Njeri presbit. 
2. sipas kuptimit te mbiemrit (për njerëz). Syze për presbitët. 

PROFILAKSI
Tërësia e masave paraprake që merren 
për t'u mbrojtur nga sëmundjet ose për të parandaluar 
përhapjen e sëmundjeve të ndryshme; parandalimi 
sëmundjeve; mbrojtje paraprake e shëndetit. Profilaksia 
veterinare. Shërbimi i profilaksisë. 

PROGNOZË
Parashikimi i ecurisë dhe i fundit të një sëmundjeje sipas 
disa të dhënave. Prognozë e mirë (e keqe). 
Prognoza e sëmundjes. 

PROTEZË
Pjesë artificiale e trupit (dorë, këmbë, dhëmb etj.) prej 
lënde plastike, prej druri, prej metali etj., që vihet në 
vend të asaj që është dëmtuar a hequr. Proteza e 
dhëmbit. Protezë për këmbë. Vë (heq) protezën. Ecën 
me protezë. 

PSIKIATËR
Mjek i specializuar për mjekimin e sëmundjeve psikike a 
mendore, specialist në psikiatri. 

PSIKIATRI
1. Degë e mjekësisë që merret me studimin dhe me 
shërimin e sëmundjeve psikike a mendore. Specialist në 
psikiatri. 
2. Spital a pavijon i posaçëm në një spital ku 
mjekohen ata që vuajnë nga sëmundjet psikike; sektor i 
veçantë në një poliklinikë, ku vizitohen këta të sëmurë. U 
shtrua në psikiatri. 

PSIKIATRIK
Që lidhet me psikiatrinë, që merret me shërimin e 
sëmundjeve mendore. Spitali psikiatrik. 

PSIKOFIZIOLOGJI
Degë e mjekësisë që merret me studimin e burimit a të 
shkaqeve të dukurive psikike dhe të lidhjeve të 
dyanshme ndërmjet proceseve psikike e veprimtarisë 
fiziologjike. Është specializuar për psikofiziologji. 

PSIKOPAT
Njeri me çrregullime a me dëmtime psikike, njeri me 
gjendje psikike a mendore jo të shëndoshë, të sëmurë. 

PSIKOPATI
Çrregullim a dëmtim i veprimtarisë psikike, gjendje 
psikike a mendore jo e shëndoshë, e sëmurë. 

PSIKOTERAPI
Metodë e mjekimit të të sëmurëve duke vepruar në 
psikikën e tyre me anë të fjalëve qetësuese, me anë të 
hipnozës etj. E shëroi me psikoterapi. 

PSIKOZË
1. Sëmundje psikike; gjendje mendore jo e 
rregullt, që shkaktohet zakonisht nga shkaqe të jashtme. 
2. Gjendje shpirtërore e një grupi të gjerë njerëzish 
që është krijuar e përhapur nga dikush me qëllime të 
caktuara ose nën ndikimin e ngjarjeve e dukurive të 
ndryshme. Psikoza e luftës. Psikozë pasigurie (frike). 
Krijoi psikozën e... 

PUÇËRR
1. Koqe e vogël, zakonisht e mbushur me qelb ose me 
ujth, që del në lëkurën e njeriut a të kafshëve; fshikëz. 
Puçërr me qelb. Fytyrë (trup) tërë puçrra. I doli një 
puçërr. U mbush me puçrra. 
2. Puçrra e zezë (e keqe), plasja.

PURGATIV
Bar që pihet për të dalë jashtë dhe për të pastruar 
stomakun e zorrët; amel. Purgativ i lehtë. Përdoret si 
purgativ. Mori (i dha) një purgativ. 

PURTEKËZ
Mikrob që ka trajtë të zgjatur si shkop. Purtekëza e dizenterisë.





Indeksi

FJALOR MJEKESOR

FJALOR MJEKESOR GERMA Q


FJALOR MJEKESOR GERMA Q



QEP
Bashkoj me pe, të shkuar në gjilpërë, dy buzët 
e një plage a të një të çare në trup. Qep plagën. Ia 
qepën buzën e çarë. 

QEPUR
Vendi ku janë bashkuar me pe buzët e një 
plage a të një të çare në trup. 
E qepura e plagës. 

QERE
1. Sëmundje ngjitëse e lëkurës së kokës, që shkaktohet 
prej disa kërpudhash shumë të imëta dhe që shfaqet me 
plagë të qelbëzuara, nga të cilat bien flokët dhe lëkura 
bëhet luspa-luspa; qerosë. Bari i qeres. Ka qeren. I ka 
rënë (e ka zënë) qerja. 
2. Qerja e këmbëve mjek. sëmundje e lëkurës së 
këmbëve, që shfaqet me flluska me ujë, sidomos midis 
gishtërinjve. 
3. Qerja e thonjve mjek. sëmundje e thonjve 
të duarve dhe të këmbëve, nga e cila ata trashen, 
çngjyrosen dhe thyhen

QIMËZ
Kalbëzim i indeve rreth një plage, që përhapet 
më tej; qime, gangrenë.




Indeksi

FJALOR MJEKESOR

FJALOR MJEKESOR GERMA R


FJALOR MJEKESOR GERMA R





RADIOLOG
Mjek i specializuar në radiologji; specialist për përdorimin 
e aparateve radiologjike. Mjek radiolog. Teknik radiolog. 

RADIOSKOPI
Vëzhgimi i shëmbëllimit të një pjese të brendshme të 
trupit të njeriut ose të një sendi tjetër, që del në një 
ekran të posaçëm, kur e përshkojmë me rreze rëntgen. 
Radioskopia e mushkërive (e krahut, e zemrës, e 
stomakut). Aparati i radioskopisë. Qendra e 
radioskopisë. I bëj radioskopinë. Shkoj (kaloj, dal) në 
radioskopi. 

RADIOSKOPIK
Që lidhet me radioskopinë, i radioskopisë; që bëhet me 
anë të radioskopisë. Kabinet radioskopik. Vizitë 
radioskopike. Vrojtim (kontroll) radioskopik. 

RAKITIK
Që vuan nga sëmundja e rakitizmit; që ka zhvillim të keq të
trupit, sidomos të eshtrave. Fëmijë rakitik. 

RAKITIZËM
Sëmundje e fëmijëve, që shfaqet me shtrembërimin dhe 
zhvillimin e dobët të eshtrave për shkak se organizmit i 
mungojnë disa lëndë minerale (kripërat e gëlqeres, 
vitamina D). Vuan nga rakitizmi. 

RECIDIV
Rishfaqje a përsëritje e një sëmundjeje pasi jemi 
shëruar prej saj. Recidivat e sëmundjes (e malaries). 
Jep recidiva. 

REGJIM
të ndenjurit e një të sëmuri shtrirë në shtrat derisa 
të shërohet. Regjimi i nxënësit (i fëmijës, i të sëmurit). 
Zbatimi i regjimit. Mbaj (prish) regjimin. 

REUMATIK
1. Që ka të bëjë me reumatizmin, që shkaktohet nga 
reumatizmi. Sëmundje reumatike. Dhimbje reumatike. 
2. Që vuan nga reumatizmi. Njeri reumatik. 

REUMATIZËM
Sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj 
ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me 
dhimbje, me të therura dhe me ënjtje. Reumatizëm i fort 
ë(i rëndë). Reumatizëm në gju (në kyçe). Vuan nga 
reumatizmi.




Indeksi

FJALOR MJEKESOR