Showing posts with label Fjalor Kimik. Show all posts
Showing posts with label Fjalor Kimik. Show all posts

Fjalor Kimik - C

Fjalor Kimik - C


CERIUM

Metal i rrallë, i butë e me ngjyrë hekuri, që përdoret në
disa lidhje metalike (simboli Ce).

CEZIUM
Metal alkalin shumë, i butë, me ngjyrë të bardhë si të
argjendit, që përdoret në qelizat fotoelektrikë dhe në
gypat e ndriçimit (simboli Cs).

CIKLIK
Që ka ndërtim unazor, që i ka atomet të
vendosura në trajtë unazore. Përbërje ciklike. Grupi i
elementeve ciklike.

CILËSOR
Analizë cilësore, studimi i përbërjes së një lënde,
duke përcaktuar elementet e saj.

CITRIK
Acid citrik: acid me shije të thartë, që gjendet në frutin e
limonit e të disa bimëve të tjera dhe që përdoret në
industrinë ushqimore, farmaceutike etj.; acidi i limonit.

Fjalor Kimik - C

Fjalor Kimik - D

Fjalor Kimik - D


DEGAZIM
Veprimi sipas kuptimeve të folje degëzoj.

DEGAZOJ
1. E bëj të padëmshme diçka (vendin, veshjen, armën
etj.) që është infektuar nga lëndë helmuese, duke e
pastruar atë ose duke përdorur mjete të posaçme.
Degazoj vendin (armët).
2. I heq gazin diçkaje, e çliroj nga gazi që ka. Degazoj
ujin.

DYATOMIK
Që përbëhet prej dy atomesh (për molekulën e një
trupi). Gaze dyatomike.

DYFISH
I dyfishtë. Lidhje dyfishe.

DYFISHTË
Lidhje e dyfishtë, lidhje e dy atomeve të një lënde me
dy çifte të përbashkëta elektronesh.

DYOKSID
Bashkim kimik, në të cilin një atom i një elementi kimik
lidhet me dy atome të oksigjenit. Dyoksidi i karbonit (i
azotit).

DYVALENT
Që e ka valencën dy. Element (metal) dyvalent.

Fjalor Kimik - D

Fjalor Kimik - E


Fjalor Kimik - E

EKSTRAKT
Lëndë që nxirret nga bimët, nga kafshët etj. me
anë të proceseve mekanike a kimike. Ekstrakt i
lëngshëm. Ekstrakt alkooli. Ekstrakt uthulle. Fabrika e
ekstraktit.

EKSTRAKTTANIN
Ekstrakt i lëngshëm që nxirret nga bimë me tanin (si
shqemja, valanidhi etj.) dhe që përdoret kryesisht për
regjjen e lëkurëve. Prodhimi i ekstrakttaninit. Fabrika e
ekstrakttaninit.

ELEKTROLIZË
Zbërthimi i disa lëndëve a trupave në pjesët e tyre
përbërëse me anë të rrymës elektrike. Elektrolizë e
thatë. Elektroliza e ujit (e bakrit).

ELEMENT
Secila nga të njëqind e pesë lëndët e thjeshta
të njohura deri me sot, që nuk mund të ndahen në
pjesë përbërëse me metoda të zakonshme kimike.
Element kimik. Element radioaktiv. Sistemi periodik i
elementeve. Klasifikimi i elementeve.

ENË
Enë laboratorike. Enë kulluese.

ETER
Lëng i pangjyrë, i djegshëm, shumë i avullueshëm e me
një erë të mprehtë i cili përftohet nga bashkimi i
alkooleve në mjedis acidi dhe përdoret kryesisht në
mjekësi, në parfumeri e në teknikë. Eteret e thjeshta (e
përbëra). Thith eter.

Fjalor Kimik - E

Fjalor Kimik - F

Fjalor Kimik - F


FIKSUES
Ngulitës.

FITOHET
Përftohet, del diçka e re (nga bashkimi ose nga shkrirja e dy a
me shumë lëndëve). Fitohet alumin.

FLUOR
Element kimik, gaz në ngjyrë të gjelbër në të verdhë
dhe me erë shumë të fortë. Tableta fluori. Ujë me fluor.

FORMULË
Formulë kimike. paraqitja e përbërjes molekulare të një
lënde kimike dhe e një procesi kimik me simbolet e
elementeve e me numrin e atomeve.

FOSFAT
Kripë e acidit fosforik; pleh kimik që përmban kripëra të
ndryshme të këtij lloji dhe që përdoret në bujqësi.
Fosfati i zinkut. Fosfati i kalciumit. Përdorimi i
fosfateve.

FOSFATIK
Që ka të bëjë me fosfatin, që i përket fosfatit, i fosfatit;
që përmban fosfat, që përbëhet prej fosfatesh. Mineral
fosfatik. Shkëmbinj fosfatikë. Kripëra fosfatike.
Pleh fosfatik.

FOSFOR
Element i thjeshtë kimik, helmues, që gjendet në disa
minerale, në kocka, në indet e bimëve e të kafshëve etj.
dhe që ndrit në errësirë e ndizet lehtë (simboli P.);
lëndë me ngjyrë si të kuqe, që përmban këtë element
dhe që përdoret për të bërë shkrepëse. Fosfori i
bardhë (i kuq). Fosfor radioaktiv. Fosfori i
shkrepëseve. Oksidi i fosforit. Djegia e fosforit. Orë
me fosfor. Bombë me fosfor.

FOSFORIK
1. Që ka të bëjë me fosforin, që i përket fosforit, i
fosforit; që përmban fosfor, që përbëhet prej fosfori; që
përmban fosforite. Pleh fosforik. Acid fosforik. Mineral
fosforik. Kripë fosforike.
2. Që ndrit vetiu në errësirë; që jep një dritë si ajo e
fosforit. Dritë fosforike. Shkëlqim fosforik.

FOSFORIT
Kripë e acidit fosforik, që shërben si lëndë e parë për
prodhimin e superfosfatit. Shtresë fosforitesh. Fabrika
e pasurimit të fosforiteve.

FUNDËRRESË
Grimca të vogla që bien në fund nga përzierja
ose nga tretja e trupave në një lëng; shtresë e një
lënde që është formuar nga grumbullimi i grimcave të
tilla të vogla. Fundërresa e argjendit. Fundërresa e një
përzierjeje.

Fjalor Kimik - F

Fjalor Kimik - G

Fjalor Kimik - G


GURGULLOJ
Fut ajër ose ndonjë gaz tjetër në një lëng,
në metal të shkrirë etj. Gurgulloj ajër (metan, gaz).

GURKALI
Bashkim kimik me ngjyrë të kaltër në të gjelbër, që
del nga veprimi i acidit sulfurik mbi bakër dhe që
përdoret kryesisht për spërkatjen e hardhive, sulfat
bakri. Spërkatje me gurkali.

Fjalor Kimik - G

Fjalor Kimik - H - I

Fjalor Kimik H - I


HALOGJEN
Secili nga katër elementet kimike (jodi, klori, fluori,
bromi) që, kur bashkohen me hidrogjenin, japin acide të
paoksigjenuara dhe që gjenden në natyrë vetëm si
kripëra; në sh. grupi i këtyre elementeve kimike. Grupi i
halogjenëve.

HEKUR
1. Metal i rëndë, me ngjyrë hiri në të
argjendtë, që farkëtohet e punohet mirë, përdoret në
teknikë e në industri dhe, kur bashkohet me karbon, jep
çelik ose gizë (simboli Fe); emërtim i përgjithshëm për
çeliqet që kanë pak karbon; prodhim a diçka tjetër që
del prej këtij metali.
2. Kripa e këtij metali. Barna me hekur. Spinaqi
ka shumë hekur.

HELIUM
Element kimik, gaz i plogët, shumë i lehtë, i tejdukshëm,
pa shije e pa erë, që nuk digjet dhe që është mjaft i
rrallë në atmosferë (simboli He). Balonë me helium.

HERBICID
Lëndë kimike helmuese (pluhur ose lëng), që përdoret
për të zhdukur barërat e këqija në arat e mbjella etj.
Herbicidi i grurit. Herbicidet e kullotave. I spërkasin
me herbicide.

HIDRAT
Hidroksid

HIDROGJEN
Elementi më i lehtë kimik, zakonisht në trajtën e një gazi
pa ngjyrë, pa erë e pa shije, që, kur bashkohet me
oksigjenin, formon ujin (simboli H). Hidrogjen i lëngët.
Hidrogjen i rëndë. Atomi i hidrogjenit. Djegia e
hidrogjenit. Vetitë fizike dhe kimike të hidrogjenit.
Bombë me hidrogjen.

HIDROKARBUR
Bashkim kimik që përbëhet vetëm prej karbonit dhe
hidrogjenit, karburi i hidrogjenit; vet. sh. klasa e
bashkimeve të tilla kimike, ku bëjnë pjesë nafta,
benzina, vajguri, bitumi, parafina, kauçuku etj.
Hidrokarbur i thjeshtë (natyror). Hidrokarbur i ngopur
(i pangopur). Përzierje hidrokarburesh.

HIDROKSID
Trup që del nga bashkimi kimik i oksidit të një metali me
ujin. Hidroksidi i aluminit (i potasit, i natriumit, i
magnezit, i kalciumit, i hekurit, i zinkut). Hidroksidet e
metaleve.

HIDROLIZË
Zbërthimi i bashkimeve joorganike me anë të ujit ose i
bashkimeve organike me anë të acideve a të alkaleve
të holluara me ujë. Hidroliza e kripës (e celulozës, e
amidonit). Metoda e hidrolizës. I bëj hidrolizën.

INORGANIK
Joorganik

Fjalor Kimik  H - I

Fjalor Kimik - K

Fjalor Kimik - K


KADMIUM
Metal me ngjyrë të bardhë, i shkëlqyeshëm, i butë dhe i
përkulshëm si kallaji (simboli Cd). Sulfur kadmiumi. Shufra kadmiumi.

KAFEINË
Lëndë e veçantë që gjendet në kokrrat e kafesë
e në disa bimë të tjera dhe që ka veti nxitëse për
sistemin nervor, për zemrën, për qarkullimin e gjakut etj.
Përmban kafeinë. I hoqën kafeinën.

KALCIUM
Metal i butë me ngjyrë të bardhë në të verdhë dhe i
shkëlqyeshëm si argjendi, që është përbërës i kryesor i
gurëve gëlqerorë (simboli Ca). Kalcium radioaktiv.
Kloruri i kalciumit. Sulfati i kalciumit. Nitrati i kalciumit.
Oksidi i kalciumit. I mungon kalciumi.

KALIUM
Metal i butë si dylli, me ngjyrë të bardhë e me shkëlqim
argjendi (simboli K).
Kloruri i kaliumit pluhur i imët, i bardhë, i ngjashëm me
kripën e gjellës, që tretet mirë në ujë dhe përdoret si
pleh në bujqësi. Plehrat e kaliumit. Sulfati i kaliumit
pluhur i imët, në ngjyrë hiri të çelur, që tretet mirë në
ujë dhe përdoret si pleh në bujqësi. Oksidi i kaliumit.

KALLAJ
Metal i butë, me ngjyrë të bardhë në të
argjendtë, që shkrin lehtë dhe që përdoret zakonisht
për të kallajisur enët e për të ngjitur sende prej metali
etj. (simboli Sn). Oksid kallaji. Lidhje kallaji. Fletë
kallaji. Minierë kallaji. Ngjit (lyej) me kallaj.

KARBIT
Bashkim i karbonit me një metal, kryesisht me
kalciumin. Karbit kokërr. Pluhur karbiti. Llambë me
karbit.

KARBOHIDRAT
Bashkime organike të përbëra nga karboni, hidrogjeni e
oksigjeni, që gjenden me shumicë në natyrë, sidomos
në prodhimet bimore, dhe përbëjnë bazën e gjithë
veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut, të kafshës
e të bimëve. Grupi (lloji) i karbohidrateve. I pasur me
karbohidrate.

KARBON
Element kimik, jometal, që gjendet në natyrë i
lirë ose në të gjitha lëndët organike (simboli C). Karbon
radioaktiv. Çelik me karbon. Oksid karboni gaz i
përbërë nga karboni dhe oksigjeni, pa ngjyrë, pa shije,
helmues, që digjet lehtë. Sulfuri i karbonit lëng pa
ngjyrë, helmues, me erë si të vezës së prishur, që
avullohet shpejt.

KARBONIK
I përbërë nga karboni dhe oksigjeni, që përmban
dyoksid karboni. Gaz karbonik gaz pa ngjyrë, më i
rëndë se ajri, i tretshëm në ujë dhe helmues; dyoksid
karboni. Acid karbonik acid që formohet nga shkrirja e
gazit karbonik në ujë, acid i përbërë nga karboni,
hidrogjeni e oksigjeni. Ujëra karbonike. Çelik karbonik.

KARBUR
Trup i përbërë që përftohet nga bashkimi i karbonit me
metale (me hekurin, me kalciumin etj.). Karbur alumini.
Karbur kalciumi.

KATALIZATOR
Lëndë që përdoret për të shpejtuar, për të
ngadalësuar ose për të ndryshuar rrjedhën e një
reaksioni kimik, por që vetë nuk pëson asnjë ndryshim.
Përdorimi i katalizatorëve. Vetitë e katalizatorit.

KAUSTIK
Që ka vetinë të gërryejë, të brejë, të djegë a të prishë
indet e gjalla; që ka veti gërryese, që bren një lëndë
tjetër. Lëndë kaustike. Veprim kaustik. Sodë kaustike.
lëndë e ngurtë me ngjyrë të bardhë, e tretshme në
ujë, që ka veti gërryese, thith lagështirën dhe përdoret
në industri e në mjekësi.

KLOR
Element kimik, gaz mbytës më i rëndë se ajri, i tretshëm
në ujë, me ngjyrë të verdhë në të blertë dhe me veti
helmuese e dezinfektuese (simboli Cl).

KLORIK
Acid klorik: tretësirë e përbërë nga hidrogjeni, klori e
oksigjeni.

KLORUR
Kripë që përftohet nga bashkimi i acidit klorhidrik me
një bazë. Kloruri i natriumit (i potasit). Kloruri i
hidrogjenit. Kloruri i zinkut.

KOMBINOJ
Bashkoj dy a më shumë trupa të thjeshtë në një
përpjesëtim të caktuar për të përftuar një lëndë të re të
përbërë.

KRIPË
Përbërje kimike, formuar nga zëvendësimi i
plotë a i pjesshëm i hidrogjenit të një acidi me metal e
me njëvlerës të tij. Kripëra organike (joorganike).
Kripëra minerale. Kripa e potasit. Kripa e hekurit.
Kripa e argjendit.

KROM
Metal i fortë me ngjyrë hiri në të bardhë e me shkëlqim
si argjend, që nuk ndryshket në ajër dhe që përdoret
zakonisht në industri për të veshur sendet prej metali
(simboli Cr). Nxjerrja e kromit. Përpunimi i kromit.
Lidhjet e kromit. Industria e kromit. Minierë kromi.
Minerali i kromit.

Fjalor Kimik - K

Fjalor Kimik - T

Fjalor Kimik - T


TITAN
Metal i bardhë si argjendi, më i rëndë dhe më i fortë se
alumini, që përdoret në industri, zakonisht i lidhur me
metale të tjera, për të bërë vagonë, lokomotiva,
automobila, traktorë etj. (Simboli Ti). Fletë titani. Lidhje
titani.

TRITOL
Lëndë plasëse në trajtë kristalesh, në ngjyrë të verdhë,
me fuqi shpërthyese shumë më të madhe sesa dinamiti,
që përdoret për të mbushur predha, mina etj.

TROTIL
Tritol.

TRUP
Trup i përbërë, Trup i formuar nga disa elemente më të
thjeshta. Trup i thjeshtë, element i kimik i thjeshtë.

TRUPËZOHET
Shkrihen e bashkohen në një trup të
vetëm dy ose më shumë lëndë të ngurta, të lëngëta etj.
Trupëzohen lëndët.

TRUPËZOJ
Shkrij e bashkoj në një trup të vetëm dy ose më
shumë lëndë të ngurta, të lëngëta etj. Trupëzojnë
metalet. Trupëzojnë vitaminat.

Fjalor Kimik - T

Fjalor Kimik - TH

Fjalor Kimik - TH


THARTË
Që përmban acid, që ka vetitë e acidit, thartor.

THARTI
Prania e një lënde; sasia e acidit që përmban
diçka. Tharti e plotë.

THARTOHET
Kthehet në acid; i shtohet sasia e acidit, acidohet.

THARTOJ
E kthej në acid; i shtoj sasinë e acidit, acidoj.

THARTOR
Që përmban acid; që ka vetitë e acidit.

THARTUES
Që e kthen në acid diçka; që rrit sasinë e acidit
në një lënde.

THËNGJILL
Karbon.

THËNGJILLOR
Karbonik. Acid (gaz) thëngjillor.

THJESHTË
I pa përzier me diçka të një natyre a të një lloji tjetër, i
përbërë vetëm nga një lëndë, vetëm nga një gjë etj.
me përbërje të njëjtë; i kulluar.
Ar i thjeshtë. Lëndë të thjeshta. Trup i thjeshtë.

Fjalor Kimik - TH

Fjalor Kimik - U

Fjalor Kimik - U


UJË
Ujë i rëndë, lëngë me dendësi më të madhe
se uji i zakonshëm, që del nga bashkimi kimik i izotopit
të hidrogjenit me oksigjenin dhe që përdoret në
industrinë bërthamore.

URANIUM
Metal shumë i rëndë, me ngjyrë të bardhë si të
argjendit, që ka veti radioaktive dhe përdoret për të
përftuar energji bërthamore (simboli U). Uranium natyror

URANOR
Që ka të bëjë me uraniumin; që përmban uranium.
Rrezatim uranor.

Fjalor Kimik - U

Fjalor Kimik - V

Fjalor Kimik - V


VALENCË
Vetia që ka atomi i një elementi kimik për t’u bashkuar
me një numër të caktuar atomesh të elementeve të
tjera; lidhja ndërmjet atomeve. Valencë pozitive
(negative). Valenca e hidrogjenit. Valencat e
oksigjenit. Element me dy valenca.

VOLFRAM
Metal i fortë, mjaft i rrallë, me ngjyrë hiri të mbyllët, që
shkrin në temperaturë shumë të lartë dhe përdoret
kryesisht për fijet e llambave elektrike (simboli W).
Burime volframi. Tel volframi. Shkrij volframin.


Fjalor Kimik - V

Fjalor Kimik - Z

Fjalor Kimik - Z


ZBËRTHIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes zbërthej.
Reaksion zbërthimi.

ZINK
Metal me ngjyrë të bardhë në të kaltërreme, që nuk
ndryshket, petëzohet lehtë dhe përdoret për veshjen e
çelikut, për enë kuzhine, në industrinë elektrike etj,
(simboli Zn). Oksid zinku. Kripërat e zinkut.

ZINXHIR
Reaksion zinxhir, reaksion i
vijueshëm, ku elementet që dalin nga një zbërthim
mund të hyjnë përsëri në veprim me elementet fillestare.

Fjalor Kimik - Z

Fjalor Kimik - ZH

Fjalor Kimik - ZH


ZHDREJTË

Reaksion i zhdrejtë, reaksion, gjatë të cilit lënda e krijuar
shpërbëhet përsëri në elementet e saj.

ZHIVË
1. Metal i lëngët me ngjyrë të bardhë e i
shkëlqyeshëm si argjendi, merkur (simboli Hg). Zhiva e
termometrit. Barometër me zhivë. Shtylla e zhivës.
Avujt e zhivës. Oksid zhive. Kripërat e zhivës.
2. Zhivë e bardhë, kripë shumë e helmët e zhivës,
që përdoret si lëndë dezinfektuese dhe në kozmetikë.


Fjalor Kimik - ZH