Showing posts with label Fjalori i anatomise. Show all posts
Showing posts with label Fjalori i anatomise. Show all posts

Fjalori anatomik-T-ZH

Fjalori anatomik T-ZH


T


TEJZË
Dell a damar i hollë, gilcë; pejzë. Tejzat e
gjymtyrëve. Tejzat e zërit. Në të gjitha tejzat e trupit

TËMBËL
Fshikëz e ngjitur me mëlçinë e zezë, e mbushur
me një lëng shumë të hidhur me ngjyrë të verdhë në të
gjelbër, i cili kullon në zorrë dhe ndihmon për të tretur
ushqimet; lëngu i kësaj fshikëze, vreri. Fshikëza (qeska)
e tëmblit. Ka gurë në tëmbël. Vuan nga tëmbli. I plasi
tëmbli. Ishte i hidhur si tëmbli.

TËMTH
Secila nga dy pjesët e sipërme anësore, të sheshta ose
pak të futura, të kokës së njeriut, që ndodhen përtej
vetullave ndërmjet ballit, faqeve dhe veshëve.
Tëmthi i djathtë (i majtë). Tëmthat e kokës.

TËRTHORE
Diafragma. Tërthorja e barkut.

TIMONIERE
Timpan, Daullja e veshit.

TRU
Pjesa qendrore e sistemit nervor të njerëzve e të
kafshëve, që përbëhet nga një lëndë e butë, me ngjyrë
të bardheme, e cila mbush kafkën dhe është e
mbështjellë me tri cipa; lënda e përhime e kësaj pjese
të sistemit nervor si qendër e shqisave; e veprimtarisë
mendore, e ndijimeve dhe e lëvizjeve të vullnetshme;
organi i të menduarit te njeriu. Truri i madh. Truri i
vogël. Truri i përparmë. Truri i mesëm. Truri i pasmë.
Cipa e trurit. Korja (lëvorja) e trurit. Tronditje në tru.

TRUNG
Pjesa kryesore e një nervi a e një ene gjaku,
që ka trajtën e një gypi.
Trung nervor. Trungu i aortës

TUB
Tubi i frymëmarrjes. Tubi i tretjes.

TULLUMBACE
Fshikëza e ujit, qeska e ujit; fshikëza e ajrit te peshqit.

TUNIKË
Vemesë.

U


UJTH
Fshikëza e ujit të hollë; sëmundje e fshikëzës
së ujit të hollë.

UNAZË
Unazë e shtyllës kurrizore, rruazë e kurrizit.

URË
1. Ura e supit, heqësi.
2. Ura e këmbës,. pjesa e thelluar e shputës së këmbës.
3. Urë dhëmbësh pllakë e posaçme që mban dhëmbët e
vënë duke u lidhur nga të dyja anët me dy dhëmbët e shëndoshë


V

VEMESOR
Që është i veshur a i mbuluar me një cipë të hollë, me
vemesë (për një farë, për qelizën etj.); që është si
vemesë. Cefël vemesore.

VEND
Vendi i fëmijës, organi që formohet në mitrën e gruas shtatzënë dhe që
shërben për shkëmbimin e lëndëve e për ushqimin e embrionit.

VENË
Enë që sjell gjakun nga pjesët e ndryshme të trupit në
zemër. Venat e kokës (e mushkërive, e krahut). Zgjerimi i venave.
Merr gjak nga vena.

VERTEBËR
Unazë e shtyllës kurrizore te njeriu e te kafshët, rruazë.
Vertebrat e qafës (e kryqeve, e bishtit).

VESH
1. ecili nga dy organet e dëgjimit, që gjenden në të dy
anët e kokës te njeriu dhe te kafshët e larta; pjesa e
jashtme prej kërceje, llapa e këtyre organeve.
2. Daullja (lodra) e veshit.
3. Kërmilli i veshit.
4. Dylli i veshit!

VEZORE
Gjëndër gjinore e femrës në trajtë vezake, ku
përftohen vezët. Vezorja e gruas. Vezorja e kafshëve.

XH


XHIDAVI
Pjesa e ngritur në fund të zverkut te bagëtitë,
që formohet nga zgjatimet e rruazave të shtyllës
kurrizore dhe nga majat e shpatullave.


Y

YZENGJI
Njëra prej tri kockave të vogla që ndodhen
brenda veshit të mesëm dhe që shërbejnë për të
përçuar tingujt. Çekani, kudhra dhe yzengjia.


Z


ZGAVËR
Gropë a vend i zbrazët në trupin e njeriut, ku
qëndrojnë organe të ndryshme jetësore. Zgavra e
kraharorit. Zgavra e barkut. Zgavra e syrit. Zgavrat e
kafkës.

ZGERDHË
Bronket.

ZOG(TH)
Muskuli i gjymtyrëve, zogthi. Zogu i krahut
muskuli i llërës. Zogu i këmbës pulpa.

ZORRË
1. Pjesë e aparatit tretës të njeriut e të kafshëve,
në trajtën e një gypi të mishtë, të gjatë e të ngushtë, që
fillon nga stomaku, përdridhet disa herë në bark e
mbaron në të ndenjurat.
2. Zorra e hollë, pjesa e këtij organi nga stomaku deri te
zorra e trashë.
3. Zorra e trashë, pjesa e këtij organi nga zorra e hollë
deri në të ndenjurat.
4. Zorra e verbër (qorre) pjesë mbeturinore që ndodhet në krye
të zorrës së trashë dhe ka trajtën e një krimbi.
5. Zorra e kuqe, ezofagu, kapërcelli.


Fjalor anatomik - Fjalori i anatomise
Fjalori Stamina 2013
____________________________________


Fjalori i anatomise P -Q

Fjalori i anatomise P -Q





PALCË
Palca e kurrizit (e shtyllës kurrizore), zgjatim nervor i trurit, që
gjendet brenda unazave të kurrizit te kërbishtorët.

PALCOR
Që ka të bëjë me palcën, që i përket palcës, i
palcës; që përbëhet nga palca. Zgavra palcore. Lëndë
palcore. Lëngu palcor.

PALË
Palat e trurit, Rrudhat e trurit.

PANKREAS
Gjëndër e zgjatur, nën stomak, në të majtë, e cila nxjerr
një lëng që derdhet në zonë e thithet nga rremat e
gjakut dhe një lëng tjetër që ndihmon për tretjen e
ushqimeve. Gjëndra e pankreasit. Lëngu i pankreasit.

PARADHOMË
Ndarje e vogël në hyrje të disa organeve të
trupit si zemra, stomaku etj. Paradhoma e djathtë (e
majtë). Paradhomat e gurmazit.

PARAKRAH
Pjesa e krahut nga bërryli deri te nyja e dorës.
Parakrahu i djathtë (i majtë). Muskujt (kockat) e
parakrahut. Theu parakrahun.

PARAPLËNDËS
Pjesë e aparatit tretës te kafshët ripërtypëse, që
ndodhet para mullëzës dhe ku ushqimi përpunohet
pjesërisht. Sëmundjet e paraplëndësit.

PARASTOMAK
Paraplëndës.

PARMË
Heqës (te njeriu); kocka e kraharorit, parmëz (te
shpendët).
Parmat e fytit, secila nga dy arteriet e mëdha
përpara qafës, të cilat çojnë gjakun në kokë.

PASKRAH
Pjesa e krahut nga bërryli deri te supi. Paskrahu i
djathtë (i majtë). Muskujt e paskrahut.

PEMË
Pema mushkërore, tërësia e bronkeve, e artereve dhe e
enëve të mushkërive.

PENJËZ
nd i zgjatur e i hollë si pe, që epet dhe lidh
pjesë të ndryshme të skeletit, organe të veçanta të
trupit ose pjesë të tyre; eshtë. Penjëza muskulore.
Penjëzat e buzëve (e fytyrës, e faqeve).

PERDE
Cipë e hollë që vesh syrin dhe që pengon
shikimin, lëbyr. I kanë zënë ( i kanë vënë) sytë perde.

PERIFERIK
Sistem nervor periferik, tërësia e nervave që përbën në pjesët
anësore të trupit (në gjymtyrët, në lëkurë, në organet e shqisave etj.).

PESHQIR
Cipë e hollë dhjami, që mbështjell zorrët ose
plëndësin nga jashtë, riza e zorrëve ose e plëndësit. I
heq peshqirin plëndësit.

PETËS
Pjesë e plëndësit të kafshëve ripërtypëse, që
është pala-pala, fletës.

PETH
Cipë e hollë e mishtë, që lidh rrënjën e gjuhës nga
poshtë me pjesën e përparme të nofullës; cipë e hollë e
mishtë, që e mban një organ të lidhur diku, freth. Pethi i
gjuhës. Iu këput pethi.

PËRÇUES
Që shërben për të përçuar ngacmimet ose një
lëndë ushqyese në trupin e qenieve të gjalla. Nervat
përçues. Enët përçuese (te bimët).

PËRTYPËS
Që ndihmon për të lëvizur nofullat kur
përtypemi. Muskuli përtypës.

PLEURË
Secila nga dy cipat e holla që mbështjellin mushkëritë
dhe anët e zgavrës së gjoksit.

PLËNDËS
Pjesë e të brendshmeve te kafshët
ripërtypëse, që është si trastë, pala-pala nga brenda
dhe shërben për tretjen e ushqimeve; stomaku i
përtypësve.

PORRC
Aliver. Porrci i kaut.

PRAPAGOJË
Hapësira si hinkë që lidh laringun me gojën.

PRAPAKOKË
Pjesa e poshtme prapa kafkës së kokës. Ashti i
prapakokës.

PRAPAVESH
Pjesa prapa veshit ku mbaron nofulla e sipërme

PULPË
1. Pjesa e mishtë më e trashë që është prapa kërcirit të
këmbës nga leqet e poshtë. Me pulpa të forta (të
mbushura). Pulpat e këmbëve.
2. nd i butë lidhës, në pjesën e brendshme të
dhëmbit, nëpër të cilin kalojnë enë gjaku dhe nerva;
mishi i dhëmbëve. Pulpa e dhëmbit. I është dëmtuar
pulpa.

Q



QAFË
Pjesa e zgjatur e një organi, e cila vjen duke u
ngushtuar. Qafa e mitrës. Qafa e dhëmbit.

QENDËR
Grumbullim qelizash (nervore), të cilat së
bashku drejtojnë një veprimtari të caktuar të organizmit.
Qendra nervore. Qendra e frymëmarrjes. Qendra e
gjumit.

QEPALLOR
Që ka të bëjë me qepallat, që u përket qepallave, i
qepallave.

QESE
Fshikëz që mban një lëng të organizmit. Qesja
e ujit (të hollë). Qesja e lotëve. Qesja e tëmthit.

QESKË
Fshikëz e vogël e mbushur me një lëng
ose me një lëndë tjetër tek organizmat e gjallë. Qeska
e lotit. Qeska e ujit. Qeska e mjaltit (te bletët). Qeska
e polenit (te bimët).

QIELLZË
Pjesa e sipërme e gojës nga përbrenda, që
vjen si kube. Qiellza e butë. Qiellza e fortë. Mbështet
gjuhën në qiellzë.

QIELLZOR
Që ka të bëjë me qiellzën, i qiellzës

QIME
1. Fije e hollë prej lënde të brirtë, që rritet mbi
lëkurën e njeriut dhe të disa kafshëve.
2. Zgjatime të holla si fije në cipën e
një organi të trupit. Qimet e zorrëve.

QORR
Zorrë qorre (e verbër), apendicit.


Fjalor anatomik - Fjalori i anatomise
Fjalori Stamina 2013
____________________________________


Fjalori i Anatomise N-O

Fjalori i Anatomise N-O



N



NANUQ
Pjesa e dytë e stomakut të kafshëve ripërtypëse, që e
ka faqen e brendshme hoje-hoje, aliver.

NDEJTËSOR
Që ka të bëjë me kockat e legenit e të të ndenjurave.
Nervi ndejtësor nervi që del nga pjesa e përparme e
kërbishtit dhe që shkon përgjatë faqes së pasme të
kofshës e ndahet në degë më të holla në kërci; shiatik.

NDËRMJET
Mes, bel.

NERV
Tufë fijesh të holla të përbëra prej qelizash të
posaçme me ngjyrë të bardheme, që lidhin trurin dhe
palcën e kurrizit me shqisat ose me organet e tjera të
trupit dhe që shërbejnë për të përçuar ngacmimet në të
dy drejtimet. Nervi pamor (dëgjimor). Nervat e dorës (e
faqes). Fundi i nervit.

NERVOR
Që ka të bëjë me nervat, që u përket nervave; i
nervave; që përbëhet prej nervash. Qelizë nervore.
Fije nervore. Qendër nervore. Sistemi nervor. Nxitje
nervore. Sëmundje nervore. Veprimtaria e lartë
nervore.

NËNLËKURË
Shtresë e bollë indi qelizor, që është poshtë lëkurës.
Nënlëkura e barkut. Indi i nënlëkurës.

NËNVETE
Pjesë e trupit nën legenin, pjesa ndërmjet këmbëve dhe
nën vithet (te njeriu dhe gjitarët).

NGREHË
Tërësia e eshtrave të një frymori, skelet, eshtëri.

NGUSHTICË
Rrip i ngushtë që bashkon dy pjesë të mëdha
të një organi; kalim a kanal i ngushtë që bashkon dy
zgavra. Ngushtica e aortës. Ngushtica e gjëndrës.

NOÇKË
Vendi që del si gungë aty ku bashkohen dy
kocka të këmbëve a të duarve; nyjë. Noçka e këmbës
nyelli i këmbës, syri i këmbës. Noçka e dorës kyçi i
dorës. Noçka e gishtit çoku i gishtit. I arrinte uji (balta)
deri në noçkën e këmbës.
I ra (e goditi) në noçkë. I ra me noçkë në kokë.

NOFULL
Secila nga të dy kockat e fytyrës, të vendosura
përballë njëra-tjetrës, në të cilat janë vendosur
dhëmbët, fulqi; pjesa e fytyrës ku janë këto kocka.
Nofulla e sipërme (e poshtme). Me nofulla të dala.
Mishi i nofullës. Shtrëngoi nofullat.

NULLË
Pjesa e mishtë e nofullave ku janë vendosur dhëmbët,
mishi i dhëmbëve, trysa. Nullë pa dhëmbë.

NULLËZ
Nullë

NYELL
Syri i këmbës, noçka e këmbës. U fut në ujë
deri në nyell të këmbës.

NYJË
1. Vendi ku lidhen dy kocka njëra me tjetrën, kyç.
Nyjat e duarve (e këmbëve). Sëmundjet e nyjave. Më
dhëmbin nyjat.
2. Lëmsh i vogël, që formohet nga grumbullimi a
ndërthurja e shumë qelizave të një indi; gungë nga
fryrja ose ngurtësimi i një ene, i një indi etj. Nyjë
nervore. Nyjat limfatike. Duar gjithë nyja. Nyja e fytit
fikthi, arra e fytit.

NYJËZ
Nyjë e vogël, afërsisht sa kokrra e bizeles.

NYJËZIM
Vendi dhe mënyra e lidhjes së dy kockave që
të mund të lëvizin pa u shkëputur njëra nga tjetra, kyç,
nyjë. Nyjëzimi i krahut (i gjurit).

NJERITH
Lapër e vogël mishi, që është si zgjatim i
qiellzës së butë dhe që ndan zgavrën e gojës nga
prapagoja. Me është skuqur njerithi. I ka rënë njerithi i
është ulur njerithi më poshtë se zakonisht.

NJOLLË
Njollë e verdhë, pjesë e retinës së syrit ku ndjeshmëria ndaj
dritës arrin shkallën më të lartë.

O


OPTIK
Pamor

ORBITË
Zgavra e syrit, gropa e kokërdhokut. Orbita e syrit.


Fjalor anatomik - Fjalori i anatomise
Fjalori Stamina 2013
____________________________________


Fjalori i anatomise - L -M

Fjalori i anatomise L -M



L



LARING
Pjesa e sipërme e grykës së njeriut, ku përftohet zëri;
gabzherr, gurmaz.

LEGEN
Pjesë e skeletit të njeriut, e cila përbëhet nga brezi i
harkuar i eshtrave të kryqeve e nga kërdhokullat; brezi i
eshtrave të kafshëve gjitare në pjesën e prapme të
trupit, që vjen si e harkuar. Eshtrat e legenit.

LIDHËSE
Zgjatim i fortë prej indesh, që bashkon pjesët e
veçanta të skeletit ose organe të veçanta të trupit.
Lidhëse katërkëndëshe. Lidhësja e zgjatur e prapme.

LIDHOR
Që shërben për të lidhur a për të bashkuar
pjesët e trupit ose të një organi të tij. Indi lidhor.

LIDHURA
Nyjëtimet, kyçet. Të lidhurat e trupit (e
gjymtyrëve, e gishtave). Është ënjtur në të lidhurat.

LILTH
Njerith. I ra lilthi.

LIMFATIK
Që ka të bëjë me limfën, që lidhet me limfën, i limfës; që
është i mbushur me limfë, që ka limfë; që prodhon limfë.
Gjëndrat limfatike. Enët (rrugët) limfatike.
Nyjë (qeskë) limfatike.

LIMFË
Lëng pa ngjyrë që mbush hapësirat ndërmjet
indeve e qelizave të trupit të njeriut e të kërbishtorëve;
gjak i bardhë. Limfa e njeriut. Limfa e kafshëve
kërbishtore.

LINDUR
Që e ka diçka që kur ka lindur e nuk e ka
fituar më vonë gjatë jetës. Shtrembërim i lindur, Reflekse të lindura.

LUGTH
1. Pjesa e thelluar ndërmjet barkut e kraharorit,
gropa e stomakut. Lugthi i zemrës (i gjoksit).
2. Stomaku.

LUKTH
Lugth

LULE
Lulja e fytit, molla e fytit, fikthi.

M



MAKROSË
1. Cipë e mishtë si sfungjer, që mbështjell e
ushqen pjellën te gruaja shtatzënë ose te femrat barrsa
të gjitarëve dhe që del jashtë bashkë me të, shtrat.
3. Dylli i veshit. Makrosa e veshit.

MAKTH
Cipë e mishtë si sfungjer, që mbështjell e ushqen
pjellën te gruaja shtatzënë ose te femrat barrsa të
gjitarëve dhe që del jashtë bashkë me të, shtrat.

MASHKULLOR
Që i përket mashkullit a seksit të meshkujve, i
mashkullit a i meshkujve, Organet mashkullore.

MBËRTHYERA
Kyçet e gjymtyrëve. Të mbërthyerat e duarve (e
këmbëve, e gishtërinjve). I dhembin të mbërthyerat.

MBILËKURË
Shtresa e sipërme e lëkurës së njeriut ose të
kafshëve; sipërfaqja e lëkurës. Mbilëkura e dorës (e
kokës).

MEMBRANË
Cipë ose ind i hollë, që vesh a
mbulon një organ të frymorëve, një farë, qelizën etj.;
lëkurëz.

MESËM
Truri i mesëm.
Zorra e mesme.

MËLÇI
Organ i brendshëm i njeriut dhe i disa
kafshëve, me ngjyrë të kuqe të mbyllët, që gjendet në
anën e djathtë të pjesës së sipërme të hapësirës së
barkut, nën diafragmë dhe që kryen funksione të
rëndësishme për formimin e gjakut, për prodhimin e
lëngut të tëmblit etj., mëlçia e zezë; ky organ i disa
kafshëve, që përdoret si ushqim.

MËMË
Ani i gruas ose i femrës së gjitarëve; shtrati i
pjellës. Mëma e fëmijës.

MISHËL
Tejzat e zërit; penjëz.

MITËR
Organ i gruas dhe i femrës së gjitarëve, në trajtë të
dardhës, ku zihet e zhvillohet pjella; an. Trupi i mitrës.
Brirët e mitrës. Qafa e mitrës. Cipa e mitrës. Heqja e
mitrës.

MOLLË
Molla e Adamit, fikthi.
Molla (mollëza) e fytit, fikthi.

MOLLËZ
Mollëza (molla) e fytit, fikthi.

MUSHKËROR
Që ka të bëjë me mushkëritë, që u përket mushkërive, i
mushkërive; që bëhet nëpërmjet mushkërive. (Fshika)
mushkërore. Arteri mushkëror. Qarkullimi mushkëror i
gjakut qarkullimi i vogël i gjakut


Fjalor anatomik - Fjalori i anatomise
Fjalori Stamina 2013
____________________________________