Showing posts with label Fjalor botanik. Show all posts
Showing posts with label Fjalor botanik. Show all posts
FJALORI BOTANIK GERMA A
FJALORI BOTANIK GERMA A
ABANOZ
Bimë e vendeve të nxehta, me dru të çmueshëm,
të rëndë e të fortë, zakonisht me ngjyrë të zezë,
cili përdoret për orendi, për vegla muzikore e për
punime artistike.
AFION
1.Hashash
2.Opium
AGALLAR
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
gjatë, me fletë gjatoshe e me push, që rritet në
livadhe e në gurishta dhe që lulëzon në
qershor-gusht.
AGAVE
Bimë e vendeve të ngrohta, me gjethe shumë të
gjata, të trasha, me tul, të dhëmbëzuara e me
gjemba, nga të cilat nxirren fije për industrinë
tekstile, për litarët etj.....për më tepër kliko këtu
AGNUSHE
Bar zemre, sanëz.
AGRUME
Emër përmbledhës për portokallet, limonët,
mandarinat, nerënxat dhe për drurë të tjerë
frutorë të këtij lloji, që rriten në vende të ngrohta
dhe që janë gjithnjë të blertë; kokrrat, frutat e
këtyre drurëve.
AGULIÇE
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
hollë, me gjethe vezake, me lule të verdha, që
rritet në livadhe dhe që çel në fillim të pranverës;
lule pranvere.
AGULIÇORE
Emër i përbashkët për aguliçet dhe për bimët e
tjera barishtore, që hyjnë në një grup me to.
AH
Dru gjethorpyjeve malore, me trung të trashë,
me lëvore të lëmuar të bardheme ose ngjyrë
mishi, lënda e të cilit përdoret për orendi, në
ndërtim etj.
AHORE
Emër i përbashkët për drurë si ahu, dushku,
gështenja e të tjerë, që hyjnë në një familje me ta.
AJAZMË
Mendër
AJDËS
Dru gjetherënës i pyjeve malore, me lule të
verdha në vile, lënda e të cilit është e fortë dhe
përdoret për orendi, për sende zbukurimi etj.;
karthë.
AKACIE
Dru bishtajor i vendeve të ngrohta, me lëvore të
plasaritur, me gjemba, me gjethe vezake të
renditura në të dy anët e një bishti të gjatë dhe që
bën lule zakonisht të bardha, të grumbulluara në
vile e me erë të mirë; drizë e butë.
AKSH
Trikë, bar ethesh.
AKTH
Makth
ALGË
Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e me
forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell,
gjethe e rrënjë dhe që rritet në vende me ujë.
ALLME
Bimë me kërcell e me gjethe si të lulediellit që i ka
rrënjët si patate e që hahen.
ANANAS
Bimë e viseve tropikale të Amerikës, që i ka
gjethet të gjata e me gjemba dhe që bën kokrra të
mëdha vezake me një tufë të vogël gjethesh në
majë, me tul të ëmbël, me lëng e me erë të mirë;
fryti i kësajbime.
ANGJINARE
Bimë barishtore shumëvjeçare e viseve të
ngrohta, me gjethe të mëdha të prera thellë, që
mbillet për lulet si kokë me fletë të tulta, të cilat
përdoren si ushqim dhe për të përgatitur pije,
barna mjekimi etj.; lulja e paçelur e kësaj bime.
ARAPLI
Gjethe delli, dejëz.
ARASHKË
Panxhar; rrepë.
ARGAN
Bimë kaçubore me dru të përdredhur si të
dëllinjës, me gjethe heshtore, shumë të vogla e të
shpeshta, me lule ngjyrë vjollce, që përdoret për
të ngjyer rroba.
ARITH
Këputje, bargjan.
ARITHE
Urithe.
ARNE
Lloj pishe mali me hala të holla e të shkurtra, të
vendosura pesë e nga pesë; pishë ballkanike,
molikë.
ARQITË
Shelgbutë.
ARTI
Pishë mali, rrobull.
ARRAKAÇE
Lulekaçe.
ARRÇ
Shkurre gjetherënëse dy-tre metra e lartë, me
gjethe të këmbyera si të arrës, me lule të blerta
në të verdhë, që bën kokrra të vogla e të zeza
dhe që përdoret për ngjyrosje e në mjekësi;
pjerëz.
ARRÇORE
Familje drurësh, që përfshin drurë e shkurre si
arrçi etj.
ARRË
Pemë frutore me trup të lartë e të trashë,
me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj.,
me lëvore të lëmuar ngjyrë hiri, me gjethe të
mëdha e me lule si vile, që bën kokrra me
lëvozhgë të fortë, me shark të gjelbër e me thelb
të ushqyeshëm, të ndarë në katër pjesë; kokrra e
kësaj peme.
ARRË HINDI
Dru i egër, i ngjashëm me arrën, me lëvore të
murrme, me gjethe që kanë një erë të rëndë, me
lule të vogla të bardha e me fryt si bishtajë
ngjyrëkafe.
ARRËS
Bimë barishtore ose gjysmëshkurre gjetherënëse,
e përhapur sidomos në vendet e Mesdheut, me
lule në trajtë vile, që përdoret si bimë aromatike
dhe në mjekësi.
ARRËZ
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe si të tërfilit,
të vendosura dendur rreth kërcellit, që rritet
nëpër fushat anës detit.
ARRORE
Familje drurësh dhe shkurresh, në të cilën me e
njohura është arra.
ASHE
Shkurre e viseve malore gjithnjë e blertë, me
gjethe të ndritshme, të dhëmbëzuara e me
gjemba, me lule të bardha a ngjyrë trëndafili, që
rritet edhe si bimë zbukuruese.
ASHËR
Gështenjë e egër.
ASHT
Bimë barishtore njëvjeçare e livadheve, me gjethe
të vogla e të rralla në trajtë vezake, me lule
ngjyrëvjollcë dhe me kërcell të degëzuar, që kur
këputet lëshon një lëng të bardhë.
ATHJE
Athjez
ATHJEZ
Bimë barishtore njëvjeçare, me trup të vogël e të
degëzuar, me lule ngjyrë trëndafili, të verdha a të
katërta dhe me gjemba të mprehtë e të helmet;
FJALORI BOTANIK
FJALORI BOTANIK GERMA B
FJALORI BOTANIK GERMA B
BABANIK
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
drejtë, me gjethe gjatoshe e të dhëmbëzuara, me
lule të bardha, të verdha në të blertë ose të kuqe,
që përdoret në mjekësinë popullore si bar për
plagë.
BABË
Bimë me farë, që luan rolin e mashkullit në kryqëzimin
për të nxjerrë një lloj të ri.
BADËR
1. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell
të degëzuar e të lartë rreth një metër, me rrënjë si
qepujkë, me gjethe si të preshit dhe me lule të
vogla e të bardha, që rritet në kullota dimërore e
lulëzon në pranverë; preshegër. Badra e malit.
Badër uji. Lule badre. Karabush badre.
2. Shpatore, luleshpatë.
BAFËR
Rrunjë, qelbës.
BAGOLINË
Barngjashëm me tërfilin, i lartë afër një gjysmë
metri, me gjethe të holla, që çel lule në ngjyrë
limoni.
BAJAME
Pemë e vendeve të ngrohta, me gjethe të
vogla e heshtake dhe me lule të bardha ose
ngjyrë trëndafili, që çelin në pranverë; fryti i këtij
druri, që ka trajtë vezake dhe lëvozhgë të fortë e
të lëmuar; thelbi i këtij fryti, që ka shije të ëmbël
ose të hidhur.
BAKËM
Druvendeve të nxehta,fortë e me ngjyrë të kuqe, që
përdoret për mobilie dhe për të ngjyer.
BALÇ
Lule balsami.
BALKROCË
Lloj trëndafili, me gjethe gjithmonë të blerta, me
lule të bardha, me erë të mirë e të grumbulluara
në tufa; trëndafil breshke.
BALOSHE
Mështekën.
BALTËROK
Shkurre deri një metër e lartë, e ngjashme me
pjerëzën e shkëmbinjve, me gjethe të forta, të
qëndrueshme e me dhëmbëza afër majës, me lule
të verdheme, që bën kokrra në ngjyrë si në të
verdhë ose të kuqërreme.
BALTHUKË
Shkurre e madhe me dru të lakueshëm, me gjethe
të vogla gjatoshe, me lule të verdha, që i kanë
petlat të ngjitura si luspat e peshkut e me erë të
keqe.
BALLËBRESHTËZ
Bimë barishtore shumëvjeçare, e ngjashme me
grashinën, me gjethe të vogla e të renditura dy e
nga dy në bisqe, me lule të bardha e në tufë si të
akacies, që rritet në ara e livadhe dhe që është
ushqim i mirë për kafshët.
BALLGUN
Shpardh.
BALLKOT
1. Bar peshku. Zë peshk me ballkot.
2. Një lloj gruri kokërrbardhë, me hala të gjata.
BAMBU
Bimë e vendeve të nxehta, me kërcell të drunjtë,
të fortë, të gjatë, me nyja dhe përbrenda fyl si
kallami.
BAMJE
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të
degëzuar, me gjethe të mëdha e të çara si
pëllëmbë, që bën bishtaja të vogla,
shumëfaqëshe e si bri dhe që rritet si perime;
bishtaja e kësaj bime, që përdoret për gjellë.
BANANE
Bimë e vendeve të nxehta, me trup të lartë, me
gjethe shumë të mëdha, me lule si vile, që bën
fruta të gjatë, të kthyer, të tultë, me lëkurë të
trashë e të lëmuar, me ngjyrë të verdhë kur
piqen, të ëmbël e me erë të mirë; fruti i kësaj
bime.
BAOBAB
Dru tropikal me trung shumë të trashë dhe me
kurorë të gjerë, që bën kokrra të mëdha si
kunguj.
BAR
1. Bimë zakonisht njëvjeçare, me kërcell të
hollë e të njomë që nuk drunjëzohet, me gjethe të
holla e të gjata në ngjyrë të gjelbër, e cila mbin e
dendur në livadhe e në vende të tjera dhe
shërben kryesisht si ushqim për kafshët;
2. Tërësia e bimëve të këtij lloji, që rriten vetë në
livadhe, në ara etj.
BAR ARGJENDI
Këputje
BAR BALSAMI
Balç
BAR BERONJE
Bimë barishtore me gjethe si të rigonit e me lule të
bardha, që rritet tufë zakonisht nëpër shkëmbinj
dhe që përdoret në mjekësinë popullore për gratë
që nuk lindin.
BAR BIBE
Bimë barishtore deri një metër e gjysmë e lartë,
me lule të bardha si push, me gjethe të gjata e të
holla që dalin tufë afër rrënjës dhe që përdoren
për mjekimin e verdhëzës së bibave.
BAR BLETE
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe vezake, me
push e me erë të mirë si të limonit, me lule ngjyrë
trëndafili ose të bardha, që përdoret për të
mbledhur bletën kur roit; milcë, lule limoni.
BAR BRENGE
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të
degëzuar, me lule të imëta ngjyrë trëndafili, me
gjethe si të shelgut e me push në të dy anët, që
zihet e përdoret për mjekime popullore.
BAR BRESHKE
Një lloj bari si qumështorja, që lëshon kalli si gruri
dhe që e ha shumë breshka.
BAR BUÇI
Bar gjarpri.
BAR DALLËNDYSHEJE
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të vogla
gati të rrumbullakëta, të cilat kanë në mes një
njollë të zezë.
BAR DELLI
Gjethe delli.
BAR DERRI
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të trashë e
të gjatë dhe me lule si të fshesës.
BAR DJATHI
Bimë që përdoret për të zënë qumështin djathë.
BAR DHËMBALLE
Arrës
BAR ETHESH
Trikë
BAR FARE
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të gjata e
të holla, me kalli si egjra e me fara, që përdoren
në mjekësinë popullore.
BAR GOMARI
Gjembaç
BAR GRISKLE
Bimë barishtore shumëvjeçare, që rritet në pyje e
në shkorrete, që i ka gjethet të vogla e lulet në
trajtë kupe, ngjyrëmanushaqe e të vendosura
rresht anës kërcellit dhe që e bën frytin si boçe.
BAR GRYKE
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
drejtë e të mbuluar me push dhe me gjethe të
çara anash.
BAR GURI
Bimë barishtore njëvjeçare, me lule ngjyrë vjollce,
që rritet zakonisht nëpër shkëmbinj dhe bën farë
prej tri kokrrash të imëta e të kuqe.
BAR GJAKU
a) Bimë barishtore, me kërcell të gjatë mbi një
pëllëmbë, i cili, kur këputet, nxjerr një lëng në
ngjyrë të kuqe.
b)Bishtmiu
BAR GJALPI
Lloj bari që ka erë si të bulmetit.
BAR GJARPRI
Bimë barishtore shumëvjeçare, pa lule, me
zhardhok, me gjethet dhe kallirin si të këlkazës,
që përdoret në mjekësinë popullore kundër
helmimit të bagëtive nga gjarpri.
BAR GJEDHENI
Këputje
BAR HELMI
Bimë barishtore me kërcell të gjatë e të degëzuar,
që nxjerr lule të verdha dhe që është helmuese
për bagëtinë.
BAR HËNËZE
Bimë barishtore shumëvjeçare, me rrënjë të gjatë
boshtore, me gjethe të renditura në një bisht
njëra kundrejt tjetrës, me lule si të grashinës, që
mbillet në toka të varfra si ushqim për bagëtinë.
BAR HIKRRAQI
Syka
BAR HIRRE
a) Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe si të
koprës së egër, me lule të bardha, që rritet nëpër
lëndina dhe qëhidhet gjizës për t'i dhënë një erë
të mirë ose që përdoret në mjekësinë popullore
për shërimin e hirrëzës së kafshëve.
b) Bar përdhesi.
BAR HIRRËZE
Bar hirre.
BARHIDHËT
Rrushkull
BARIMËT
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të shkurtër
e me nyja, me gjethe të holla, që nxjerr lule të
imëta, të bardheme e të mbledhura tufë dhe bën
fara të zeza e shumë të vogla.
BARKEQ
Bimë barishtore që mbijnë vetvetiu nëpër ara,
nëpër kopshte etj. dhe që dëmtojnë a pengojnë
rritjen e bimëve të dobishme.
BARMADH
Shpendër
BARQELBUR
Bimë barishtore me gjethe të holla si të pishës,
me lule të kuqe, që mban erë të qelbur.
BARTRASHË
Madërgonë.
BARVERDHË
Kuskutë.
BAR JODI
Tamblagjak, gjak qumështi.
BAR KOLANECI
Bar përdhesi.
BAR KRIMBI
Bimë barishtore, me gjethe të vogla të prera në
mes, me lule të bardha e ngjyrë manushaqe në
majë, që bën një farë të murrme të imët e të
rrumbullakët.
BAR KRIPI
Përçuk
BAR KRYEZI
Bari i së paemrës.
BAR KUKUNJËZE
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të imëta si
të gjembaçit e me lule të verdha si të trëndelinës,
që përdoret në mjekësinë popullore për të
shëruar kukunjëzat.
BAR LEBRE
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe si gjuhë
ngjale e me push në të dy anët, me lule ngjyrë
trëndafili të çelur, që përdoret në mjekësinë
popullore për shërimin e lebrës së gjinjve.
BAR LEPURI
Bimë barishtore njëvjeçare, e butë si mëndafshi,
me farën si xhufkë të gjatë e të zbardhur, që rritet
deri një pëllëmbë e përdoret si ushqim për
kafshët.
BAR LËNGOSE
Bar përdhesi.
BAR LËNGJYRE
Bimë barishtore me gjethe të gjata, me lule ngjyrë
manushaqe e me erë të rëndë, që përdoret në
mjekësinë popullore për shërimin e lëngjyrës.
BAR LUNGE
Bimë barishtore me lule të kaltra ose si të
manushaqes, që rritet në pyll dhe që në
mjekësinë popullore përdoret për shërimin e
lungave.
BAR MAJASËLLI
Bimë barishtore me kërcell të përkulur, me gjethe
ngjyrë argjendi zakonisht me push në të dy anët,
me kurorë lulesh të bardha ose të purpurta, që
rritet në toka të thata.
BAR ME KOKË
Tërfil.
BAR MËNDAFSHI
Bimë barishtore shumëvjeçare, e helmet, me
kërcell të hollë kacavarës, me gjethe në trajtë
zemre, me lule në tufë e ngjyrë jargavani të
hapur, që bën fara të mbështjella në një fletë me
push të gjatë.
BAR MIU
Shpargull.
BAR MJALTI
Lule blete.
BAR MORRI
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe si të rrapit,
me lule të gjelbra në të kaltër, që bën fara me dy
bërthama si fasule dhe që përdorej kundër
morrave.
BAR NDËRGISHTEJE
Bimë barishtore shumëvjeçare, me zhardhok, me
kërcell që shtrihet përtokë, me gjethe të
dhëmbëzuara, me lule të verdha, që përdoret në
mjekësinë popullore për shërimin e ndërgishtes.
BAR NEPËRKE
Bimë barishtore, me gjethe si të grurit e me pika
të zeza.
BAR NGALOSE
Gurgulleshë
BAR NGJITËS
Gjunjëz.
BAR PASRREGULLI
Bimë barishtore, me lule të kuqe e të
rrumbullakëta si të zambakut, me gjethe si këmbë
pate, që përdoret në mjekësinë popullore për të
sjellë në vete një njeri, të cilit i ka rënë të fikët.
BAR PATE
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell që shtrihet
përtokë, me gjethe të vogla në nyjat e kërcellit,
me lule të gjelbra e anash trëndafili, që bën fara
të vogla, të cilat i hanë shpendët.
BAR PESHKU
Bimë barishtore dyvjeçare, me gjethe të mëdha,
të gjata e të mbuluara me push, me kërcell të
drejtë, që në majë ka një kalli me lule të verdha.
BAR PEZMI
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
drejtë, me gjethe të buta e të çara si të fierit, me
lule tufë në majë, që përdoret në mjekësinë
popullore për plagët me qelb.
BAR PËRDHESI
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell në ngjyrë
të errët, me rrënjë të dendura e të hidhura, me
lule të verdha, që përdoret në mjekësinë
popullore kundër përdhesit të bagëtive.
BAR PLAKASH
Lule vjeshte.
BAR PLASJEJE
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të
degëzuar në majë si fshesë, me gjethe vezake,
me lule të bardha e në tufë, që përdoret në
mjekësinë popullore për shërimin e plasjes.
BAR PLEHU
Bimë barishtore me gjethe si të hithrës, me lule
ngjyrë trëndafili, me fara si të lirit në ngjyrë të
kuqërreme, që rritet në plehërishtë dhe lulëzon
nga mesiverës.
BAR PLESHTASH
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell deri një
metër, me gjethe si të hithrës, me lule si të
shpatores, që rritet nëpër shkëmbinj dhe farat e
së cilës përdoreshin në mjekësinë popullore për
shfarosjen e pleshtave.
BAR PULASH
Bimë barishtore me kërcell të shtrirë përtokë,
gjethet e njoma të së cilës përdoren si ushqim
ose në mjekimet popullore.
BAR PUSHI
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
hollë, me gjethe të imëta, me lule të mbledhura si
fshesë, që del në tufa të dendura dhe që e hanë
kafshët.
BAR QENI
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe si të
mendrës e me push, me lule të bardha dhe me
fara si të çajit, që rritet e lartë mbi një pëllëmbë.
BAR QEROSI
Bimë barishtore me kërcell të trashë, me gjethe të
rralla e të dhëmbëzuara si të manit, që bën fara të
vogla të mbështjella në një lëvozhgë me gjemba si
të gështenjës dhe që përdoret në mjekësinë
popullore.
BAR QUMËSHTI
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell si të
qumështores, me gjethe të holla e të gjata, me
gjemba të vegjël si të hithrës, që u jepet si ushqim
bagëtive për të shtuar qumështin.
BAR RRESH
Bimë barishtore njëvjeçare, me lastarë shumë të
hollë, të gjatë, të butë e të verdhemë, me lule
ngjyrë limoni, që del nëpër ara të korrura, nuk e
hanë kafshët dhe përdoret në mjekësinë
popullore kundër rreve.
BAR SAHATI
Bimë barishtore, me burbuqe si të zymbylit, që
nxjerrin disa fijëza si akrepi i sahatit.
BAR SQUFURI
Bimë barishtore shumëvjeçare gjithmonë e
gjelbër, me kërcell të shtrirë për tokë e të
rrënjëzuar, me gjethe të holla si push rreth
kërcellit, që nxjerr kalli të verdhë.
BAR SHËLLIRE
Bimë barishtore, me gjethe të vogla e me lule të
bardha me push, që vihet në kaden e djathit
kundër shtrepave.
BAR SHKËNDIJE
Bimë barishtore, me gjethe si të hithrës e me një
vijë të bardhë, me lule të vogla e të bardha, që
përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e
pikës në sy.
BAR SHPËRGËTIE
Bari së paemrës.
BAR SHPIRRE
Kuskutë.
BAR SHPRETKE
Ryzë.
BAR SHQIPONJE
Bimë barishtore shumëvjeçare, e helmet, me
kërcell të drejtë e me push, me gjethe të gjata, me
lule të verdha si këmborë.
BAR SHURRËGJAKEJE
Bimë barishtore, me kërcell të kuq e të gjatë deri
një gjysmë metri, me gjethe si të hides e me lule
të bardha, që përdoret në mjekësinë popullore
për shërimin e shurrëkuqes së bagëtive.
BAR TAMBLI
Qumështore.
BAR TELISHI
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
lëmuar e të gjatë mbi një metër, me gjethe shumë
të holla si fije bari, me lule si fshesë, që përdoret
si ushqim për kafshët dhe për gjelbërim.
BAR TESHI
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
degëzuar, me gjethe pendore të çara në buzë
dhe me lule të purpurta, që përdoret në
mjekësinë popullore për shërimin e teshit a të
shpërgëtisë.
BAR TË PRERI
Balç
BAR THËLLËZE
a) Bimë barishtore njëvjeçare ose shkurre
shumëvjeçare, e helmet, me lule të vogla, të
gjelbra, pa petla e të mbledhura në kalli, me
gjethe të mëdha, që kanë një lëndë ngjyruese.
b) Thërroke, xerxele.
BAR THIU
Trikë
BAR UJI
Maraskë.
BAR URDHEJE
Rrushqyqe.
BAR URITHI
Bimë barishtore e fushave, me kërcell e gjethe si
të zymbylit, me lule ngjyrëvjollcë, që e pëlqejnë
bletët.
BAR VEDRE
Bimë barishtore, me lule ngjyrë blu, me gjethe të
renditura në dy anët e një kërcelli dhe me erë të
këndshme si ajo e rozmarinës.
BAR VERDHËZE
Bimë barishtore, me kërcell që shtrihet përtokë,
me gjethe të bardheme, që bën kokrra si lende të
verdha dhe që përdoret në mjekësinë popullore
për shërimin e verdhëzës.
BAR VESE
Bimë barishtore njëvjeçare, e lartë deri një
pëllëmbë, me lule në ngjyrë të kaltër, që përdoret
në mjekësinë popullore për shërimin e sëmundjes
së lëkurës të shkaktuar nga vesa.
BAR VESHI
Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të tulta
e me lule ngjyrë trëndafili, që rritet zakonisht në
mure të vjetra e mbi çati dhe që përdoret në
mjekësinë popullore për shërimin e plagëve dhe
të sëmundjeve të veshit.
BAR ZEMRE
Sanëz, agnushe.
BAR ZOGU
Lloj luleje me ngjyrë të verdhë dhe me erë të mirë.
BARABARDH
Një lloj barigjatë,bardhë, me xhufkë në ngjyrë
të kuqe.
BARBAROZË
Bimë barishtore me erë të mirë, me gjethe si
pëllëmbë e me push, me lule të vogla ngjyrë
trëndafili, që mbahet në saksi për zbukurim. Lule
barbaroze. Erë barbaroze.
BARBUNJË
Lloj fasuleje, që bën bishtaja të gjera, me kokrra
të mëdha e mishtake; bishtajat e kësaj bime, që të
njoma gatuhen gjellë. Ngastër me barbunja. Mish
me barbunja.
BARDREDH
Dredhkë
BARDHESË
Bar përdhesi.
BARDHËKUQE
Kërpudhë bardhëkuqe: një lloj kërpudhe që
hahet, me mbulesën sipër të bardhë dhe poshtë
në ngjyrë si të uthullës.
BARDHKË
Lule dhensh.
BARGJAN
Këputje
BARIARIUT
Krahnjer
BARIÇIKËS
Bimë barishtore, me gjethe si të borzilokut e me
push, me lule të bardha, që përdoret në
mjekësinë popullore kundër lulëzës së syrit.
BARIDALËS
Bar plasjeje.
BARIDREQIT
Kuskutë
BARIDRITHIT
Bimë barishtore me gjethe të holla, të gjata e të
dhëmbëzuara, me lule të bardha të grumbulluara
në majë, që shtrohet në hambarët me drithë për
të larguar kandrrat e dëmshme.
BARIGJËSË
Bar plasjeje.
BARIJETËS
Bimë barishtore njëvjeçare, që rritet në fusha e
nëpër hamullore dhe që bën fara të helmëta,
lëngutë cilave, po të pihet, sjell të vjella e gjumë.
BARILOTZONJËS
Drekëz.
BARIMINURIT
Bimë barishtore me kërcell të degëzuar, me
gjethe gjatore e të dhëmbëzuara, me lule si të
blerta, që mban erë të keqe kur thërrmohet.
BARI I SË PAEMRËS
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë e
të degëzuar, me gjethe pak më të vogla se të
hithrës, me lule të bardha si të borzilokut, që
përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e
shpërgëtisë.
BARI I SYRIT
Bimë barishtore, me gjethe si të borzilokut
fletëmadh, me fara në majë si të arrësit, që rritet
rreth dy pëllëmbë.
BARI I TË HASURIT
Bimë barishtore me gjethe të vogla e të shpeshta,
me lule të bardha, që rritet për tokë në vende me
lagështirë dhe që, sipas besëtytnive, përdorej për
mjekimin e «të hasurit» a të shuplakurit.
BARIZGJEBES
Bimë barishtore njëvjeçare ose shumëvjeçare, me
kërcell të degëzuar e të gjatë deri një metër, me
gjethe të dhëmbëzuara, me lule si gjysmërruzull
në ngjyrë trëndafili, vishnjeje a të bardhë, që
përdoret në mjekësinë popullore kundër zgjebes
ose për të ngjyer.
BARIMËZ
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
drejtë e të lëmuar, me gjethe të holla, me lule të
imëta të mbledhura si fshesë, që e hanë shumë
bagëtitë.
BARKKUQE
Lloj kërpudhe që hahet, e cila e ka anën e
poshtme të kuqe.
BASTËR
VRUG
BATHË
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe pak të
trasha, me lule të bardha në manushaqe e me një
pikë të errët në petla, e cila mbillet për të
pasuruar tokën me azot dhe për bishtajat e
kokrrat; bishtajat dhe kokrrat e kësaj bime, që
përdoren për ushqim.
BATHË DETI
Çiçibanoz.
BATHË E EGËR
Bimë barishtore njëvjeçare, e egër, e helmët, me
gjethe pak të trasha, me lule të bardha në
manushaqe me një pikë të errët në petla, që rritet
zakonisht në vende malore dhe bën bishtaja të
mbushura me kokrra.
BATHËR
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të drejtë
e me zhardhok, me gjethe si të zambakut dhe me
lule si xhufkë në krye të kërcellit, në ngjyrë të
bardhë ose të verdhë, që çelin në pranverë.
BATHËZ
Bimë bishtajore si batha, me kokrra më të
vogla, që përdoret kryesisht si ushqim për
kafshët; bathë kokërrvogël.
BATHORE
Preshegër, badër.
BEDUNICË
Shkurre e vogël, me gjethe të imëta e të tulta
dhe me lule të merme ngjyrë trëndafili, që rritet në
vise të ngrohta, zakonisht nëpër kodra të thata e
në gurishte.
BELOT
Shkurre e vendeve mesdhetare, me degë që
thyhen lehtë, me gjethe të trasha, të lëmuara e
përherë të gjelbra, kokrrat e së cilës përdoren për
ngjyrosje.
BELUSH
Shkurre e vogël e vendeve të ftohta, me gjethe
përherë të gjelbra, me lule të vogla si këmborë
ngjyrë trëndafili të hapur, që bën kokrra të vogla,
të kuqe dhe pak të tharta; kokrrat e kësaj bime.
BERONJË
Ashe.
BESHTË
Kuskutë.
BEZGË
Shkurre e vendeve mesdhetare, me shumë degë
të holla, me gjethe të zgjatura si heshtë e poshtë
me push, me lule të verdha e të mbledhura tufë,
që tërheqin bletët; sfakë.
BËRCEL
Tepë, okër.
BËRHAPË
Bimë barishtore shumëvjeçare, e egër dhe e
dëmshme, me kërcell një pëllëmbë të gjatë, që
rritet në kullota dimërore dhe që nxjerr ca kallinj të
veçuar e pa bisht.
BËRHUKË
Kopër e egër.
BËRSHEN
Dru halor,ngjashëm me dëllinjën, me gjethe
përherë të blerta, që e ka lëndën të kuqërreme,
të rëndë e të fortë dhe që ka lëng të helmët në
bala, në lëvore e në trung.
BËRTHAMORE.
Pemë, frytitë cilave ka bërthamë.
BËRTHANËZ
Thanukël, thanë e egër.
BËRTHOKËL
1. Bërthama e një fryti. Bërthoklat e kumbullave.
2. Fryttultë, që ka një bërthamë të fortë.
3. Boçkë, qepë deti.
BIFË
Pazi.
BINEK
Bimë barishtore parazitare, me kërcell të shkurtër
e të hollë, që bën kokrra të vogla si të fshesës
dhe që del në arat e mbjella me oriz.
BISHT DACI
Bimë barishtore me kërcell të gjatë e të hollë si fill
dhe me një tufë gjatoshe në majë.
BISHT GOMARI
Bimë barishtore, rreth një metër e lartë, me gjethe
të holla si hala, që rritet anës përrenjve, kanaleve etj.
BISHT MIU
Bishtmi.
BISHTADHIZË
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të hollë,
me gjethe si zemër, me lule të bardha, që
kacavaret në bimët e tjera të arave.
BISHTAGJEL
Zambak.
BISHTAJORE
Familje bimësh, e cila përmbledh barishte,
shkurre ose drurë, që e kanë frytin bishtajë.
BISHTAQEN
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të pakta
dhe me kërcell të shkurtër, me lule vezake, që
rritet në livadhet malore.
BISHTDAC
Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të holla
e të gjata si gjilpërë, me lule të bardha si në të
blertë, që rritet nëpër livadhe.
BISHTDUNGË
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell si të grurit
e me gjethe të holla, me tufën e farës të gjatë dhe
me fije të dendura e të buta, që rritet nëpër
livadhe me lagështi.
BISHTDHELPËR
1. Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të gjata
me push nga sipër dhe me gjemba anash, që bën
lule të blerta ose ngjyrë vjollce të mbyllët.
2. Lloj rrushi i bardhë e kokërrgjatë, që e bën
vilen gjatoshe si bisht dhelpre.
BISHTMI
Gjysmëshkurre e vendeve të ngrohta, me
gjethe heshtake, pa bisht e të mbuluara me push,
me lule si kalli, në ngjyrë të purpurt e me erë të
mirë, që rritet zakonisht në toka të thata e
shkëmbore.
BISHTPELËZ
Bimë barishtore shumëvjeçare me lloje të
ndryshme, me kërcell të hollë, me gjethe si të
grurit, me lule të bashkuara në krye si fshesë ose
si kalli, që rritet zakonisht ndër livadhe dhe që
shërben si ushqim për kafshët.
BIZELE
Bimë kacavarëse njëvjeçare, me lule të
bardha ose ngjyrë trëndafili, që bën bishtaja me
kokrra të blerta; bishtajat dhe kokrrat e kësaj
bime, që përdoren për ushqim.
BLANË
Urra e drurit.
BLETËZ
1. Bar blete, milcë.
2. Lëpjetë.
BLI
Dru me trup të lartë e të drejtë, me gjethe si
zemër e të dhëmbëzuara anës, me lule të verdha
të mbledhura në tufë dhe me erë të mirë; lulet e
këtij druri, që përdoren për çaj.
BLINORE
Familje drurësh e shkurresh ku hyjnë bliri etj.
BLINTH
Bimë barishtore me kërcell të trashë, me fije të
holla si shtiza, që rritet nëpër toka moçalore.
BOÇËBORË
Lule bore.
BOÇKË
1. Fryti i disa pemëve, që ka trajtën e një kokrre
të rrumbullakët e të fryrë.
2. Bimë mjekësore shumëvjeçare, e helmët,
me rrënjë si të qepës, me lule të bardha si në të
blertë dhe të mbledhura në vile, që del nëpër
shkëmbinj në viset bregdetare; qepë deti.
BORDULLAK
Bimë barishtore e degëzuar, e cila rritet e shtrirë
nëpër livadhe, anës arave etj., ka kërcej të butë
dhe gjethe të trasha, që përdoren për ushqim.
BORDULLAKORE
Familje bimësh barishtore ku bën pjesë edhe
bordullaku.
BORIGË
Pishë e zezë, çetinë.
BORONICË
Qershizë, thrashegër, rrush mali.
BORZILOK
Bimë barishtore njëvjeçare, me lule të bardha, me
gjethe të vogla e me erë të këndshme, që mbillet
në saksi ose në oborret e shtëpive.
Borzilok i egër, bimë barishtore njëvjeçare me gjethe të
rralla e me lule të kaltra, që rritet nëpër livadhe
dhe që e hanë kafshët
BOSHTËR
Shkurre që i ngjet shtogut, e lartë deri dy metra,
me gjethe vezake me pak push, që bën lule të
verdha me bisht të shkurtër; shtogër.
BOZHURE
Lule gjak.
BREDH
Dru halor përherëgjelbër, me kurorë me majë,
që lëshon boçe të gjata dhe që përdoret më
shumë për mobilie.
BRENGË THIU
Bimë barishtore me degë të
gjata e të shtrira përtokë, me gjethe të imëta e të
mprehta, që del e rritet zakonisht nëpër pyje.
BRESË
Radhiqe.
BRETK.
Lule bretku, zhabinë.
BRI THEKRE
Lloj kërpudhe në trajtë brirësh të zinj, që del në
kallinjtë e drithërave e sidomos të thekrës.
BRIGJËR
Ashe.
BROKËR
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë,
me lule të verdha, me gjethe të gjata e të shtrira
përtokë, që del në vjeshtë zakonisht nëpër
hamullore misri.
BRUKË
Dru a shkurre e viseve mesdhetare, me gjethe të
holla si leskra e me lule të grumbulluara në tufë,
që rritet zakonisht afër ujërave.
BRUKTH
Bimë, që në rrënjë lëshon një kokërr të madhe si
patate, me lëkurë të zezë e me shumë fije të holla.
BRUSHTOVATË
Shkurre me kërcell me gjemba e zakonisht të
shtrirë përtokë, me gjethe vezake, të
dhëmbëzuara e të bashkuara tri e tri, me lule të
bardha, që bën fryte si të manaferrës.
BRUSHTULL
Urth
BUFË
Hardhi e egër, larushk, larëz.
BUFKË
Lulebufkë.
BUHAVICË
Bimë barishtore, që rritet zakonisht tufë, me
kërcell të lartë deri një metër, me lule të verdha,
me gjethe vezake shumë të gjata e me push, të
cilat lëshojnë një lëng ngjitës.
BUJGËR
Lloj qarri,gjatë deri njëzet e pesë metra, me
lëkurë të murrme, me gjethe vezake e të
dhëmbëzuara si të lisit dhe me dru të fortë; qarr
kuq.
BUKË DERRI
Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe vezake
e me lule në ngjyrë trëndafili a të bardha, që rritet
nëpër shkurre e çel në vjeshtë.
BUKË MALI
Një lloj lakre e ëmbël, fletët e së cilës bëhen gjellë.
BUKËLEPE
Bimë barishtore, që rritet në fusha bregdetare,
lulëzon gjatë dimrit dhe mund të përdoret për
ushqim.
BUKJE
Kashtë kënete me kërcell të mbushur e të butë,
që përdoret për të mbuluar çatitë e kasolleve, për
të bërë rrogoza etj.; kashtë frytje; lulja e kësaj
kashte.
BULI
Lloj vidhi deri tridhjetë metralartë, me kurorë të
gjerë e me degë të varura, me gjethe të
rrumbullakëta e të dhëmbëzuara, që rritet
zakonisht në fusha e në toka të lagëta bregdetare.
BULLEDËR
Kërpudhë e madhe në trajtën e thundrës
së kalit, që rritet në trung të drurëve dhe që
përdoret për të bërë eshkë; kërpudhë eshke.
BUNG
Lloj dushku tridhjetë-dyzet metralartë, me trung
të trashë, me kurorë të gjerë e të çrregullt, me
lëkurë të murrme e me gjethe vezake, që nxjerr tri
deri shtatë lende së bashku në një bisht.
BUNGËBUTË
Lloj bungu njëzet-tridhjetë metralartë, me lëkurë
të plasaritur e me push, me gjethe vezake dhe me
lende më të vogla se të bungut, që kur bien, e
lënë kësulën në degë; bungë e butë.
BUNGËKEQE
Lloj bungu, që i ka gjethet të hidhura.
BUNGËKUQE
Bung, që i ka degëzat e reja të kuqërreme; qarr i kuq.
BUNGËL
Shpardh.
BUNGËLESHE
Bungëbutë
BURBULL
Shkurre deri dy metra e lartë, me gjethe vezake e
me push, me lule të bardhëlleme, që bën kokrra
të vogla e të rrumbullakëta me ngjyrë të kuqe;
ftua i egër.
BURTH
Bimë barishtore, me kërcell të shkurtër, me gjethe
në trajtë zemre, me lule të merme ngjyrë trëndafili
në të bardhë, që çelin në korrik; ciklaminegër.
BUSH
Shkurre me shumë degë ose dru deri tetë metra
lartë, me gjethe vezake jorënëse, me lule të vogla
në tufë, që e ka lëndën të verdhë, të fortë e me
palcë dhe që përdoret për të bërë orendi, vegla
pune, çibukë, lodra etj.
BUSHK
Bush.
BUSHQAN
Urth
BUTINË
Gjini shkurresh a drurësh me gjethe rënëse ose
të qëndrueshme, me lule të vogla zakonisht të
bardha, që bëjnë kokrra të kuqe a të zeza me një
farë brenda dhe që mbillen për zbukurim. Butina
e butë shkurre ose druvogël deri katër metra
lartë, me lule të bardha, të mbledhura tufë e me
erë të mirë. Butina e kuqe shkurre ose dru
vogël deri katër metralartë, me gjethe vezake e
të dhëmbëzuara, me lule të bardha në të
kuqërreme. Butina fletëlarë shkurre me gjethe të
qëndrueshme, me lëvore të kuqërreme, me lule të
merme, të bardha si në të kuqe.
BUTISHTË
Bungëbutë.
BUXHAK
Bimë barishtore njëvjeçare, e ngjashme me
grashinën, me kërcell të gjatë e të përkulshëm,
me gjethe çift e me lule të kuqe, që lëshon
bishtaja me shumë fara të zeza e të rrumbullakëta
dhe që mbillet si hasëll për ushqim të kafshëve.
BUZË NUSEJE
Gjembaç, që lëshon lule të verdha.
BUZËDELE
Luleshqerrë.
BUZËMADHE
Bimë e egër barishtore, me gjethe të gjera si të
luleshqiponjës, por të pa çara, dhe me lule të
bardha në trajtën e manushaqes, që rritet buzë
kanaleve.
BUZORE
Familje bimësh barishtore ose shkurre, ku bëjnë
pjesë borziloku, rigoni, sherbela, rozmarina,
livanda etj.
BYTHËKROMË
1. Trëndafiliegër.
2. Ferrac.
BYTHËQIQËR
Bimë që rritet si shkurre, me degë të holla e të
gjata që kacavaren, me lule gjatoshe si kallam
dhe me kokrra si qiqër.
BYTHËQYQE
Bimë e egër, me kërcell të gjatë, të mbushur në të
dyja anët me gjethe të mëdha e të rrumbullakëta,
që lëshon fara si kokrrat e arrës dhe që del
zakonisht nëpër ara të mbjella.
FJALORI BOTANIK GERMA C
FJALORI BOTANIK GERMA C
CARANGTH
Bimë barishtore shumëvjeçare, me rrënjë të gjatë,
me një lule në trajtë tufe me thekë e ngjyrëvjollcë,
me kërcell të lartë, të veshur me gjethe të vogla,
të cilat kanë anash gjemba të mprehtë e të hollë.
CEDËR
Dru halorlartë me kurorë si piramidë, me hala të
ashpra, të gjelbra në të hirtë e të mbledhura tufë,
që bën boçe rrumbullake ose vezake dhe që
përdoret për orendi e në ndërtim.
CËRMËDELL
Shkurre e vendeve të ngrohta, e afërt me
shqemen, me dru të verdhemë e me gjethe
vezake, që përdoren për të regjur lëkurët.
CIKLAMIN
Bimë barishtore zbukuruese, me gjethe në
trajtë zemre dhe me zhardhok të trashë, që nxjerr
lule të mëdha me ngjyrë të bardhë e vjollcë të
hapur në të kuqe.
CIKUTË
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të gjatë
e të degëzuar lart, me gjethe të holla e të
dhëmbëzuara, me lule të vogla, të bardha e të
mbledhura tufë, që ka rrënjë të trashë e me lëng
të helmet dhe që rritet në vende me ujë.
CIMARTE
Shkurre me gjethe të vogla si të shegës, me lule
të verdha, që bën kokrra të zeza dhe që rritet në
vende bregdetare.
CIMBËL
Bimë barishtore me gjethe të vogla e të lëmuara,
të mbledhura tufë, që rritet në shkëmbinjtë e
bregdetit dhe përdoret e zier si sallatë.
CIMË
Tufë lulesh të një bime, e cila përbëhet nga një
lule e parë dhe nga disa lule të tjera rrotull saj, që
dalin më vonë nga e njëjta nyjë.
CUCUFENDË
Fendëdosë.
CURRUBABË.
Tërshërë e egër.
FJALORI BOTANIK GERMA Ç
FJALORI BOTANIK GERMA Ç
ÇAÇANIK
Pema e arrës; kokërr arre me lëvozhgë të
njomë.
ÇAFËR
Lloj gruri me kokrra të mëdha e të rrumbullakëta.
ÇAJ
1. Shkurre, që rritet në disa vende të
ngrohta, me lule të bardha, me gjethe përherë të
gjelbra e me erë të këndshme, që thahen e
përdoren për të përgatitur një pije të ngrohtë; çaj i
zi, çaj Evrope; emërtim për disa lloje të veçanta
bimësh barishtore të vendit tone, që përdoren për
të përgatitur një pije të ngrohtë.
ÇAKLLAZ
Bar breshke, halmucë.
ÇALLMARE
Bimë barishtore zbukuruese me kërcell të gjatë
dhe me lule pa erë, që i kanë petlat të mbledhura
njëra mbi tjetrën.
ÇAM
Bredh
ÇAPAROZ
Lloj gruri kokërrmadh e i fortë, me ngjyrë të
bardhë në të kuqërremë e me hala të zeza.
ÇAUSH
Rrush çaush lloj rrushi kokërr i madh dhe i bardhë.
ÇERÇEM
Carac.
ÇETINË
Pishë e zezë, borigë.
ÇILEK
Luleshtrydhe, dredhëz.
ÇOL
Lloj bime që rritet nëpër moçalishte dhe e
hanë kafshët e ngarkesës.
FJALORI BOTANIK GERMA D
FJALORI BOTANIK GERMA D
DAFINË
Dru a shkurre që rritet në vendet mesdhetare, me
gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme,
që bën kokrra të vogla me ngjyrë të errët; lar.
DAFINORE
Familje drurësh e shkurresh ku bëjnë pjesë
dafina, kanella etj.
DARDHËZ
Bimë barishtore me kërcell të trashë e me gjethe
të tulta si të bordullakut, me lule të bardha
pesëcepëshe e të merme, që rritet zakonisht
nëpër murishte të vjetra dhe përdoret për t'u
ngrënë.
DARDHISHTË
Dardhë e egër, gorricë; kokrra e saj.
DARDHORE
Gorricë e vogël, që nuk ka lëshuar ende kokrra.
DARDHUKËL
Dardhë e egër, gorricë; kokrra e saj.
DARKAJKË
Rrënja e pazisë.
DASHEZ
Bimë barishtore njëvjeçare, që i ka gjethet si të
angjinares e me gjemba të butë nëpër të çarat
dhe që rritet gjatë dimrit në vende të ngrohta,
buzë lumenjve a në bregdet e përdoret si ushqim.
DASHTËR
Bimë barishtore e egër, me kërcell të
drejtë e të lartë, me gjethe të gjera, të çara e të
kthyera nga lart, me gjemba të fortë, që çel në
verë lule të bardha.
DEJÇË
Gjethe delli, dejëz.
DEJËZ
Gjethe delli, bar delli.
DERVISH
Lloj kërpudhe me bisht të gjatë e me
kësulë të bardhë.
DET
Lakër deti.
Sallatë deti.
DËLLINJË
Dru a shkurre me gjethe halore gjithnjë të blerta,
që bën kokrra të vogla e të rrumbullakëta me
ngjyrë zakonisht të zezë, të kuqërremtë ose blu të
errët dhe me erë të mirë; kokrrat e kësaj bime, që
përdoren në industrinë farmaceutike, për të bërë
një lloj rakie, hardhiç etj.
DËRNOK
Bimë barishtore helmuese, me kërcell fyl, me
gjethe heshtore të dhëmbëzuara afër majës, me
lule në ngjyrë trëndafili të çelur, që rritet në toka
të punuara e me lagështirë.
DJEGË
Kërpudhë që e ka këmbën të kuqe e kapelën të
bardhë dhe të djeg kur e ha.
DJEGËS
Bimë barishtore me gjethe vezake, me lule të
bardha, të verdha a të kuqërreme, të mbledhura
në vile e me erë shumë të mirë, që rritet në vende
me klimë të butë e mund të mbahet edhe si bimë
zbukuruese.
DORDOLINË
Tërfililivadheve, tërfilikuq.
DORËZONJË
Shkurre kacavarëse me gjethe gati rrotullare, që
çel lule të kuqërreme nga jashtë e të verdha nga
brenda, të cilatngjajnë një dore të vogël me
gishtërinj të përkulur dhe kanë erë shumë të mirë;
lulemustak.
DREDHËL
1. Bimë barishtore kacavarëse, me gjethe në
trajtë zemre, me lule të mëdha e të vetmuara, në
trajtë kambane dhe në ngjyrë të kaltër, që rritet
brigjeve të lumenjve a përrenjve, anës udhëve etj.
ose që mbahet në kopshte si bimë zbukuruese.
2. Lulekëmborë.
DREDHËZ
1. Luleshtrydhe.
2. Dredhkë.
3. Urth.
DREDHKË
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të hollë e
të gjatë, që shtrihet për tokë ose kacavaret pas
një bime tjetër, me gjethe të vogla vezake e me
lule të bardha në trajtën e ziles.
DREDHORE
Familje bimësh si dredhla, dredhka etj. që
përdridhen ose që kacavaren pas drurëve e
bimëve të tjera.
DREKËZ
Bimë barishtore shumëvjeçare e pyjeve halore me
dy-tri gjethe vezake të zgjatura në rrëzë të
kërcellit, me lule të vogla në trajtë kambane, të
bardha e me erë të mirë, që bën kokrra të vogla
në ngjyrë të kuqe të ndezur dhe përdoret si bimë
mjekësore.
DRITHË.
Bimë barishtore njëvjeçare (si gruri, misri etj.) që
bëjnë kokrra të grumbulluara në kalli, të cilat
shërbejnë si ushqim për njerëzit e për kafshët;
bimët e bukës.
DRIZARE
Lloj laverdhëze e pyjeve a e kullotave, me degë të
drejta e me push, me gjethe vezake e me majë të
mprehtë, që bën lule të kuqe të vendosura dy e
nga dy në një bisht të përbashkët dhe kokrra të
kuqe gjatoshe.
DRIZË
Shkurre e vendeve mesdhetare me degë të
shtrembra e me shumë gjemba, me lëkurë në
ngjyrë si të kuqe, me gjethe vezake të këmbyera,
me lule të gjelbra në të verdhë, që mbin nëpër
vende të papunuara, anës udhëve etj. dhe
përdoret për gjerdhe; ferrëkuqe.
DROKTH
1. Fshikartë.
2. Vjegjës.
DROSHT
Shkurre e vogël me gjethe vezake, me lule të
gjata në ngjyrë të bardhë ose të trëndafiltë, që
mbin vetiu nëpër pyje e në vende të thata dhe
ka farat në bishtajë.
DRUJUBË
Shkurre e lartë, me degë të shumta të mbuluara
me push, me gjethe në trajtën e veshkës, me lule
ngjyrëvjollcë, që mbillet nëpër parqe si bimë
zbukuruese.
DRUNAKUQ
Zogël.
DRURRYELL
Shkurre e lartë, me degë të buta, me lule të
verdha e të mbledhura në trajtë ombrelle dhe me
gjethe të zgjatura si heshta e të grumbulluara më
shumë në majat e degëve, të cilat përmbajnë një
lëng të bardhë si qumësht.
DUHAN
1. Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të
trashë e të lartë dhe me gjethe të gjera, të cilat
përmbajnë nikotinë dhe kanë shije të hidhur.
DUNICË
Bezgë.
DUSHK
1. Drulartë pyjor me kurorë të dendur, me
gjethe të shumta e të dhëmbëzuara, që lidh lende
dhe që e ka lëndën mjaft të fortë e të rëndë;
emërtimpërgjithshëmdisa llojeve drurësh që
kanë tipare të tilla të afërta (si p.sh. rrënja,
bunga, qarri, shpardhi, valanidhi etj.); lis.
DUSHKEGËR
Ashe.
FJALORI BOTANIK GERMA E
FJALORI BOTANIK GERMA E
EGËRLE
Ulliegër, ullastër.
EGJËR
Bar i keq që rritet zakonisht në arat e
mbjella me grurë dhe që bën kokrra të vogla në
ngjyrë të zezë, të cilat po të bluhen bashkë me
grurin, e prishin cilësinë e bukës që gatuhet me
këtë miell dhe e bëjnë këtë të dëmshme për
njeriun; kokrrat e kësaj bime.
ELB
Bimë barishtore njëvjeçare, me kalli si të grurit,
por me thekë me të gjatë që mbillet zakonisht për
tagji, për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj
kafeje etj.
ELBAROZË
Barbarozë.
EMBRION
Organizmi fillestar i bimëve që formohet në
farën e tyre nga qeliza e pllenuar.
END
Pjalm.
ENDË
Pjalm; tërësia e luleve të imëta që çelin
disa lloje drurësh a shkurresh, zakonisht në
pranverë, endëz.
ENDËS
Mugull, sythbimëve.
ENGJËRDHISHTE
Shkurre me degë të gjata e të holla, të cilat
përdoren zakonisht për të lidhur duajt, hardhitë
pas hunjve etj.
ENJË
Bërshen.
ETHACAK
Bimë barishtore që përdorët në mjekësinë
popullore kundër etheve.
EUKALIPT
Dru gjithmonë i gjelbër, me prejardhje nga
Australia, që rritet shumë shpejt dhe ka trung
shumë të lartë e gjethe të holla të merme, nga të
cilat nxirret një lloj vaji që përdoret në mjekësi e
FJALORI BOTANIK GERMA F
FJALORI BOTANIK GERMA F
FARASHKË
Melekuqe.
FARËKUQE
Murrizkuq, ushinth.
FARJE
Lloj pemësh a perimesh, frytitë cilave ka
tul të lëngshëm e me shumë fara (si rrushi,
domatja etj.).
FASULE
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë, të
hollë e përdredhës, me gjethe në trajtë zemre, që
mbillet për bishtajat dhe për kokrrat e saj;
bishtajat ose kokrrat e kësaj bime, që përdoren
për ushqim; groshë.
FENDOSË
Lloj kërpudhe e rrumbullakët e pa bisht, e cila kur
piqet mbushet me një pluhur në ngjyrë të errët.
FENIKS.
Lloj palme, degët e përkulura të së cilës u ngjajnë
pendëve të gjata të një zogu të madh.
FERRAC
Shkurre kacavarëse e vendeve mesdhetare, që
ka gjethe të trasha në trajtë zemre e me gjemba
anëve dhe që bën lule të bardha në vile e kokrra
të kuqe.
FERRCË
Gjembaç; ferrë.
FERRË
1. Emërtim i përgjithshëm për shkurre të
ndryshme me shumë degë e me gjemba, që
mbijnë vetiu nëpër vende të papunuara, nëpër
ledhe, anës udhëve etj.
2. Shkurre që mbin vetiu nëpër vende të
papunuara, anës udhëve etj., me shumë degë të
holla e të mbuluara me gjemba të shkurtër, me
gjethe të dhëmbëzuara në trajtë zemre dhe me
lute të bardha, që bën kokrra si të manit, të cilat
kur piqen marrin ngjyrë të zezë e bëhen të ëmbla;
manaferrë.
3. Gjembaç.
FERRËBARDHË
Trëndafil i egër; kaçe.
FERRËBUTË
Bimë barishtore, me degë të holla, me gjethe si
fije e me push, me lule zakonisht të verdha, që
bën kokrra si një rruazë e vogël në ngjyrë të kuqe.
FERRËDET
Akacie.
FERRËKAÇE
Trëndafilegër, kaçe.
FERRËKUQE
Drizë.
FERRËLAGËSE
Lloj manaferre me lastarë zvarritës, me gjemba të
vegjël, me gjethe të dhëmbëzuara e me push të
butë nga poshtë.
FERRËMANZË
Manaferrë.
FERRËMI
Brengë thiu.
FERRËNUSE
Bimë barishtore, me shumë degë e me gjemba të
helmet, me lule të vogla në ngjyrë trëndafili a të
verdha, që mbin anës rrugëve ose në kullota e
livadhe; kolmuth.
FERRËPATË
Lloj gjembaçi me gjethe të trasha e me një majë si
ferrë, me lule në trajtën e një tufëze të bardhë e
me kokë të verdhë.
FËNG
Bimë barishtore shumëvjeçare e kullotave,
me kërcell të hollë dhe me fije të gjata e të ashpra
si të tërshërës së egër, që dalin tufë nga rrënja.
FËSTËK
Pisha e butë; fara e kësaj pishe, qëngjan thelbit
të bajames dhe që hahet zakonisht e pjekur.
FIDHËS
Lloj dëllinje e vendeve mesdhetare me degë e
gjethe si të selvisë, që bën kokrra të mëdha në
ngjyrë të kuqe të errët e me veti mjekuese dhe që
ka dru të fortë,cili përdoret sidomos për të bërë
sende zbukurimi.
FIER
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
drejtë e të hollë, me gjethe të gjelbra e të
dhëmbëzuara në trajtën e një puple, pa lule, e cila
rritet nëpër pyje e në toka të varfra e të thata dhe
përdoret zakonisht për t’ua shtruar bagëtive, për
të mbuluar kasollet etj.
FIERORE
Familje bimësh barishtore shumëvjeçare, me
kërcell të drejtë e të holle pa lule, me gjethe të
dhëmbëzuara e të përdredhura kur janë të reja,
me rizomë të trashë e të fortë, që rriten nëpër
pyje, në vende me hije e në toka të lagështa.
FIK DETI
Bimë shumë vjeçare a shkurre e vendeve të
ngrohta, me gjethe të trasha, të tulta e të
mbuluara me gjemba dhe me fryte që kanë shije
si të fikut të zakonshëm; lule zbukurimi e
ngjashme me këtë bimë.
FILZIGEN
Borzilok
FILLIKATE
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
shkurtër, me gjethe të prera thellë e me një lule të
vetme si yll ngjyrë trëndafili në majë, që çel në
pranverë.
FINOK
Lloj maraqi i butë me erë të mirë, me gjethet e
poshtme të mishta e të mbledhura si qepë, që
hahen ose përdoren në mjekësi.
FLETË MISRI
Bimë që i ka gjethet të gjera e me majë si të
misrit, që e duron shumë thatësirën dhe që mbillet
në vazo ose në oborr për zbukurim.
FLOKËSHTRIGË
Kuskutë.
FLOKËZ
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell
të hollë, me gjethe të holla e të zgjatura e me lule
si tufëz e degëzuar në majë të kërcellit, që rritet
zakonisht në toka me lagështirë, lulëzon në
pranverë dhe përdoret si ushqim për kafshët.
FLORË
Bota bimore, bimësia.
FLUTURORE
Familje bimësh barishtore njëvjeçare, si fasulja,
bizelja etj., që e kanë kurorën e lules në trajtë
fluture.
FOJLETË
Caracë.
FOM
Bimë barishtore njëvjeçare e livadheve, me
kërcell të zbrazët, me shumë gjethe, me lule të
vogla e të kuqërreme në vile, që e bën frytin si
kapsulë të mbushur me farëza dhe që përdoret si
ushqim për bagëtinë e në mjekësi.
FRASHËR
Dru ose shkurre pylli me gjethe të gjata e të
dhëmbëzuara dhe me degë të trasha, që e ka
lëndën të bardhë, të fortë e pa nyja dhe përdoret
për të bërë vegla të ndryshme ose për zjarr.
FRYZË
Kashtë me kërcell të gjatë, të përkulshëm, të
mbushur e pa gjethe, që rritet nëpër këneta ose
në brigjet e lumenjve dhe përdoret për të bërë
rrogoza etj.
FSHESË
Melekuqe. Emërtim i përgjithshëm për disa lloje
bimësh, kërcejtë e degët e të cilave përdoren për
të fshirë.
FSHIKËZ
Fshikartë, drokth.
FTUA
1. Pemë frutore e viseve të ngrohta, me gjethe
vezake e me push në anën e poshtme, me lule të
bardheme, që bën kokrra të verdha, të mëdha, të
mbuluara me pak push e me erë të këndshme;
kokrrat e kësaj peme që hahen të freskët ose
përdoren për të bërë reçel etj.
2. Ftua i egër shkurre e vendeve malore, që
ngjan ftoit; me gjethe të vogla e të dendura, që
bën kokrra të vogla e të mbuluara me push, të
cilat nuk hahen
FYSHTËR
Boshtër.
FYTËZ
FJALORI BOTANIK
FJALORI BOTANIK GERMA G
FJALORI BOTANIK GERMA G
GAÇKË
Lakër e bardhë.
GALLORE
Bimë barishtore si kaçubë e gjerë, që mbin nëpër
ara dhe dëmton të lashtat.
GATH
Grumbull lulesh në trajtën e një vileje a te
një kalliri që varet; vastak, lëvare.
GËRDEC
Shkurre e vogël e viseve të ftohta malore,
me lule si vile të bardha a të kuqërreme e me
gjethe të trasha, që përdoren në mjekësinë
popullore për sëmundjet e veshkave a të
fshikëzës së ujit.
GËRTHAC
Ullastër.
GËRTHE
Dredhëz, luleshtrydhe.
GËSHILL
Bimë barishtore e egër, e cila nxjerr nga kërcelli
një lëng të bardhë si qumësht dhe i ka gjethet me
gjemba të butë, që i hanë shumë bagëtitë.
GËSHTENJË
1. Dru i viseve malore, me trung të madh e
me gjethe si heshtë, që bën fryte në trajtë
kokrrash të vogla, të veshur me një lëkurë të
ndritshme ngjyrëkafe e me një shark me gjemba;
2. Fryti i kësajpeme,cili hahet.
GËSHTENJË E EGËR
Drumadh me lule të bardha të mbledhura tufë
në trajtën e një koni, që mbillet anës rrugëve ose
nëpër parqe për zbukurim.
GËSHTENJË KALI
Gështenjë e egër.
GËVEZHËZ
Bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve me
shumë kërcej të hollë, me gjethe të mbledhura
nga pesë, me lule në ngjyrë të verdhë ose
manushaqe të ngjashme me ato të tërfilit, që e
hanë shumë bagëtia.
GLIKANXO
Bimë barishtore me lule të bardha si ombrellë, me
fara të ëmbla e të merme që përmbajnë vaj; farat
e kësaj bime.
GOJASLLAN
Lulegojë.
GOJË UJKU
Gojujk.
GOJËKRAPE
Lulegojë.
GOJËLUAN
Gojujk.
GOJUJK
Lulegojë.
GOMARE
1. Dardhë gushtake, që i bën kokrrat të
mëdha, me ngjyrë të verdhë në të kuqe dhe me
shumë lëng;
2. Kokrrat e kësaj dardhe.
GOMARTH
Gjembaç.
GORRICË
1. Dardhë e egër me degë të shkurtra e me
gjemba, që bën kokrra të vogla e të forta, të cilat
zbuten e ëmbëltohen kur piqen ose kur rrinë në
kashtë;
2. Fryti i kësaj i peme.
GRAM
Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të
nyjëzuar e zvarritës, me gjethe të sheshta, të
holla e të gjata, që rriteti shtrirë për tokë bashkë
me të lashtat, më bimët prashitëse ose anës
arave dhe që përdoret si ushqim për bagëtinë;
krisje.
GRAMOR
Që lidhet me gramoret, që i përket familjes së
gramoreve, që bën pjesë në familjen e gramoreve.
GRAMORE
Familje bimësh njëthelbore, kryesisht barishtore,
me kërcell të rrumbullakët, zakonisht fyl
përbrenda e të nyjëzuar, me lule të grumbulluara
në kalli a në trajtë fshese, si grami, gruri, misri,
elbi, thekra, tërshëra etj.
GRAMUJË
Gram që rritet në këneta a në vende me
lagështirë e me ujë.
GRASHINË
Bimë barishtore zvarritëse e kacavarëse me
kërcell të degëzuar, me gjethe çift e me lule
ngjyrëmanushaqe ose të verdha, që lidh bishtaja
me fara të zeza dhe që dëmton drithërat e
sidomos grurin, por është ushqim i mirë për
bagëtinë; secila nga kokrrat e bishtajave të kësaj
bime.
GRATHATEL
Grathatë.
GRATHATË
Shkurre e vogël me degë të holla e të dendura
me gjethe si hala, që çel lule në ngjyrë trëndafili,
të cilat shërbejnë si kullotë e mirë për bletët.
GRATHËL
Gjembaç.
GRILL
Shkurre zbukuruese, e cila rritet deri në dy metra
e lartë, me gjethe trifletëshe e me lule të verdha
në trajtë vileje, që lidhin fryte si bishtaja.
GROBULL
Koçkull.
GROSHËZ
1. Bimë barishtore njëvjeçare që rritet nëpër
livadhe ose nëpër ara të mbjella me të lashta, me
kërcell të përdredhur e me gjethe të vogla e të
holla, që çel lule të kuqërreme dhe bën fryte si
bishtaja.
2. Thjerrëz.
GROSHILË
Modhull.
GROZHËL
Bimë barishtore kacavarëse, me kërcell të hollë e
të përdredhur, që çel dy-tri lule në një vend me
ngjyrë vjollce të hapët dhe që e bën frytin si
bishtajë të mbushur me kokrra të vogla e të
rrumbullakëta.
GRUNAMADH
Bimë mjekësore, me kërcell të drejtë, me gjethe të
këmbyera si të tërfilit, që bën lule ngjyrëkafe, të
bashkuara në vile dhe me erë të mirë.
GRUNESHË
Bimë barishtore njëvjeçare, që rritet nëpër ledhet
e arave e në gurishte, me lule ngjyrë vjollce e me
gjethe të trasha e pushatake, të cilat përdoren në
mjekësinë popullore për mjekimin e pjesëve të
vrara a të shembura të trupit dhe për plagët.
GRUNOR
Bimët grunore, Tërësia e bimëve barishtore
njëvjeçare me kërcell si cilindër, të zbrazët e me
nyja, me lule të grumbulluara në kalli, që bëjnë
fryte njëthelbore (si gruri, thekra, elbi etj.).
GRURË
Bimë barishtore shumëllojesh e arave, me kërcell
të drejtë e të nyjëzuar, me gjethe të holla e të
gjata, që bën kallinj të mbushur me kokrra të
vogla e që mbillet zakonisht çdo vit; kokrrat e
kësaj bime, të cilat bluhen e bëhen miell.
GRURËKUQ
Lloj gruri me kalli të madh e pak të shtypur, që
bën kokrrat në ngjyrë të kuqërreme dhe jep
prodhim të lartë.
GRURTH
1. Bimë barishtore njëvjeçare qëngjan
grurit e që rritet anës arave ose nëpër lëndina;
grurëegër, grurë breshke.
2. Elbth, kath.
GRUZË
Buhavicë.
GUGUSHARE
1. Luleshtrydhe.
2. Mare.
GUGUSHE
Lulja e lofatës.
GUNEZË
Bar blete, milcë.
GUNISHTE
Bimë barishtore me fletë të vogla si të ullirit e të
mbuluara me push, që çel lule ngjyrëmanushaqe
GURGULLESHË
Bimë barishtore me gjethe të mëdha, me rrënjë si
kokë hudhre, që përdoret në mjekësinë popullore
kundër ngalosës së bagëtive; bar ngalose.
FJALORI BOTANIK GERMA GJ
FJALORI BOTANIK GERMA GJ
GJAK QUMËSHTI
Tamblagjak.
GJAKOSHAR
1. Që bën kokrra me tul të kuq (për një lloj
portokalli); që e ka tulin të kuq (për kokrrën).
portokall me shegë.
GJALPËTORE
Bimë barishtore, me gjethe të gjera e me lule të
verdha, që rritet nëpër ara e që e ha shumë
bagëtia.
GJEMB (FERRË) GOMARI
Gjembaç, rrëfeshk.
GJEMBBARDHË
Bimë e egër shumëvjeçare me gjethe të zgjatura
e me gjemba, që rritet nëpër ara.
GJEMB LUGATI
Bimë njëvjeçare, me kërcell të degëzuar e plot me
gjemba të gjatë, me gjethe të buta, pa bisht e të
mbuluara me push të bardhë nga poshtë, që mbin
në vende të thata, buzë rrugëze e kullotave.
GJEMB UJKU
Ashe.
GJEMBAÇ
1. Bimë e egër barishtore me kërcell të
drejtë, me gjethe të mëdha, të zgjatura, të
dhëmbëzuara e me gjemba të fortë, me lule si
boçë ngjyrëmanushaqe; gjemb gomari, rrëfeshk,
ferreckë.
2. Emërtim i përgjithshëm i disa luleve të egra me
gjemba.
GJEMBBARDHË
Gjembbardhë.
GJEMBËRISHTË
Shkurre gjithnjë e gjelbër, me gjethe si të
borzilokut, të mbuluara në të dyja anët me push
dhe me lule ngjyrë trëndafili në të kuqe.
GJERDHISHTË
Shkurre e lartë, me degë pushatake në
ngjyrë argjendi, që bën lule të kuqe dhe kokrra të
vogla të zeza me erë të këndshme.
GJESHTËR
Gjineshtër
GJETHE DELLI
Bimë barishtore e egër me gjethe të trasha, me
shumë deje e të shtrira përtokë, që rritet anës
vijave të ujit e pranë moçaleve dhe përdoret në
mjekësinë popullore; dejëz.
GJETHËZ
Gjethe e vogël, që del në fillim në sythin e bimës;
gjethe e vogël, që është pjesë e një gjetheje të
madhe të përbërë.
GJETHIMË
Krifshë, mret.
GJILPËRËZ
Bimë barishtore e egër, që mbin nëpër
arat me grurë dhe që i ka gjethet shumë të holla
si gjilpërë e lulet ngjyrëmanushaqe të hapët.
GJINESHTËR
Shkurre e vogël, me degë të holla e të gjata, me
gjethe të rralla, të vogla e heshtake, me lule të
verdha, në trajtë vileje e me erë të këndshme, që
lidh si fryt një bishtajë; degët e kësaj bime që
përdoren për të thurur ose për të nxjerrë një fije
të fortë.
GJINEVERDHË
Lloj gjineshtre, nga lulet dhe rrënjët e së cilës del
një bojë e verdhë që përdoret për të ngjyer lesh,
të linjta etj.
GJIPISHTË
Bajame e egër.
GJUHË LOPE
Gjuhëlopë.
GJUHËDELE
Bimë barishtore e livadheve, me gjethe të gjata si
të dejëzës e me lule ngjyrë trëndafili të çelët.
GJUHËLOPË
Bimë barishtore dyvjeçare me kërcell të drejtë, me
gjethe pushatake të ashpra, të zgjatura në trajtë
heshte dhe me lule ngjyrëmanushaqe, të
grumbulluara në vile, që rritet zakonisht në fusha
e buzë rrugëve.
GJUHËNUSE
1. Bimë barishtore njëvjeçare me trup të vogël e
me gjethe të holla e të imëta, lulet e së cilës kanë
te bishti një zgjatim si gjuhë dhe janë të helmëta.
2. Ferrënuse.
GJUHËQEN
Bimë barishtore dyvjeçare me kërcell të degëzuar,
me gjethe të zgjatura si gjuhë qeni, me lule të
kuqërreme në një degëz nga rrëza e gjethes, që
mbin nëpër livadhe ose buzë përrenjve.
GJUNJËZ
Shkurre e ulët me degë të holla me nyje, me
gjethe shumë të vogla e me lule të bardheme, që
del nëpër shkëmbinj dhe që lidh disa kokrra të
kuqe të vogla me shije të athët.
GJUNJËZORE
Familje shkurresh të vendeve të ngrohta e të
shkretëtirave, në të cilën hyjnë gjunjëza e disa
shkurre të tjera.
GJURMË MUSHKE
Gjurmëmushkë.
GJURMËMUSHKË
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të rrëgjuar
e me gjethe qëngjajnë gjurmës së mushkës, që
rritet në vende me lagështirë dhe përdoret si bimë
mjekësore.
GJYSMËSHKURRE
Bimë që e ka pjesën e poshtme të kërcellit të
drunjëzuar, kurse pjesën e sipërme e ka si të
barishteve; bimë që nga kërcelli qëndron midis
Subscribe to:
Posts (Atom)
