FJALOR EKONOMIK SHQIP GERMA E
EMETOJ
Vë në qarkullim, nxjerr, prodhoj. Emeton kartëmonedha (bileta banke, një çek).
Emetoi një hua. Emeton pulla poste.
EMËROR
Që bëhet a që jepet në emër të dikujt. Depozitë emërore. Çek emëror.
EMISION
Tërësia e monedhave, e kartëmonedhave, e letrave me vlerë, e pullave të postës etj.
që vihen njëherësh në qarkullim. Emision bankar. Emision aksionesh.
No comments:
Post a Comment