FJALOR EKONOMIK SHQIP GERMA H


FJALOR EKONOMIK SHQIP GERMA H




HAP
Vendos të jap të holla dhe të kryej veprimet financiare që lidhen me to; 
çel diçka që lidhet me veprime të mëtejshme. Hap një kredi. Hap një llogari. 
Hap një librezë. Hap një zë të veçantë.

HEQËS
Ai që kishte të drejtë të tërhiqte paratë në emër të dikujt, tërheqësi i 
të hollave; Heqësi i parave.

HYRJE
Sasia e të hollave që futen në arkë a e të ardhurave që futen në buxhet 
kur bëhen llogaritjet; kund. dalje. Hyrjet e arkës. Hyrjet e buxhetit.

HYRJE-DALJE 
Kryerja e veprimeve për ta futur një mall në magazine dhe për ta nxjerrë 
prej saj. Libri i hyrje-daljeve. Dokumentet e hyrje-daljeve.





FJALOR EKONOMIK


No comments:

Post a Comment