FJALOR EKONOMIK SHQIP GERMA K


FJALOR EKONOMIK SHQIP GERMA K




KAMATË
1. Pjesë e fitimit, e shprehur në përqindje, të cilën e merr dikush për huan ose 
për borxhin që i ka dhënë një tjetri; fajde (në vendet kapitaliste); pjesë e fitimit 
që merr shteti ose banka për llogari të një kredie a të një ndihme që i ka dhënë 
dikujt; interes. Kamatë ligjore (e paligjshme). Kamatë bankare. Kamatë e 
vonuar. Kamatë e lartë. Hua pa kamatë. Me tre përqind kamatë. E rritën 
kamatën. 
2. Shtesa mbi pagesën e një detyrimi, kur ky nuk shlyhet në afatin e caktuar, 
kamatëvonesë. Hipi kamata. E pagoi me kamatë.

KAMATËVONESË
Sasia e të hollave, e shprehur edhe në përqindje, që paguhet si gjobë kur një 
detyrim nuk shlyhet në afatin e caktuar; kamatë. Paguaj kamatëvonesën. Iu 
shtua kamatëvonesa.

KAMBIAL
Dokument financiar (në vendet kapitaliste), që detyron dikë të shlyejë brenda 
një afati të caktuar një shumë parash të marra hua me kushte të caktuara ose 
një shumë parash që duhet të paguajë për mallra të blera me kredi; dokument 
detyrimi, dëftesë. Qarkullimi i kambialeve. Nxori (lëshoi) një kambial. 
Nënshkroi kambialin.

KAPAR
Shumë e vogël parash që i jepet dikujt në dorë si paradhënie për të siguruar 
blerjen e diçkaje në bazë të një marrëveshjeje, për të siguruar një qiradhënie 
etj. I dha kapar. I mori kaparin

KARTELIST
Punonjës i llogarisë që mbush e sistemon kartelat dhe përputh e 
kontrollon të dhënat e tyre me ato të librit të llogarisë. 

KLIRING
Sistem i shlyerjes së llogarive me anë të mallrave, të cilat ia japin njëri-tjetrit dy 
shtete në tregtinë e jashtme në bazë të një marrëveshjeje. Tregti me kliring. 
Jepte (blinte) me kliring.

KONTABËL
1. Që ka të bëjë me kontabilitetin, që i përket kontabilitetit, i kontabilitetit. 
Gjendje kontabël. Veprime kontabël. 
2. Që merret me mbajtjen e llogarive sipas disa rregullave të caktuara, i 
llogarisë. Kuadri kontabël. Shef kontabël shef llogarie.

KONTABILITET
1. Teoria e praktika e llogaritjes në të holla të vlerave ekonomike në prodhim, 
në shpërndarje dhe në konsum; mbajtja e llogarive për prodhimin, për 
shpenzimet e qarkullimin e mallrave në një ndërmarrje, në një kooperativë etj.; 
lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme për këtë teori e praktikë në disa 
shkolla të posaçme; bised. teksti që përmban këto njohuri. Libri i kontabilitetit. 
Teksti i kontabilitetit. 
Dha provimin e kontabilitetit. 
2. Degë e administratës që merret me këto llogaritje.

KREDI
1. Shumë të hollash që i jep banka e shtetit një qytetari, një ndërmarrjeje 
etj., sipas kërkesës së tyre, me kusht që t'i kthehet pjesë-pjesë brenda një kohe 
të caktuar. Kredi bankare. Kredi me afat të gjatë (të shkurtër). Jep kredi. 
Kërkoi (mori) kredi. Çeli një kredi. Shlyej kredinë.
2. Shumë të hollash që caktohet me ligj nga shteti për t'u përdorur në një 
degë të ekonomisë a në një fushë të veprimtarisë shoqërore. Kredi për 
shëndetësinë (për arsimin).

KUNDËRVLERË
Send, mall a para që shkëmbehet me një send, mall a para tjetër me të njëjtën 
vlerë. Kundërvlera e prodhimit të shitur. Dha (mori) kundërvlerën.

KURS
Çmimi në treg i aksioneve ose i letrave të tjera me vlerë, në bazë të të cilit 
bëhet këmbimi ose shitja e blerja e tyre. Kursi i valutës (i dollarit, i sterlinës). 
Rënia e kursit. E uli kursin.




FJALOR EKONOMIK


No comments:

Post a Comment