FJALOR EKONOMIK SHQIP GERMA V
VALUTË
1. Njësia bazë e sistemit monetar të një vendi; tërësia e njësive të këtij sistemi.
Valuta e një vendi. Valutë ari (argjendi). Valutë në letër.
2. Para e shteteve të tjera që përdoret në tregtinë e jashtme a që qarkullon në
tregun ndërkombëtar. Valutë botërore. Kredi në valutë. Kursi i valutës vlera e
njësisë monetare të një vendi e shprehur në njësi monetare të tjera, kurs
valutor. Sigurojmë valutë. Kursejmë valutën. E blejmë me valutë.
VALUTOR
Që ka të bëjë me valutën, që i përket valutës, i valutës; që bëhet me valutë.
Sistem valutor. Të ardhura (burime, rezerva) valutore. Vlera valutore. Fond
valutor. Monopol valutor. Tregjet valutore. Krizë valutore. Reformë valutore.
Kurs valutor.
VLERË
Letra me vlerë
No comments:
Post a Comment