FJALOR MJEKESOR GERMA S
SADIZËM
Mania, kur epshi seksual ikënaqet duke i shkaktuar tjetrit
dhembje ose mundime.
SARAXHA
Stërkungull.
SERUM
Lëng me ngjyrë të verdhemët, që veçohet kur mpikset
gjaku ose nga limfa dhe që përpunohet për ta përdorur
si rrjet për parandalimin e disa sëmundjeve. Serumi i
gjakut. Serum kundër tetanosit. Serume kundër
helmeve. I bënë një serum.
SËMUNDJE
Çrregullim i ndjeshëm ose dëmtim i veprimtarisë së
zakonshme në trupin e njeriut a në trupin e kafshëve ose
te bimët, për një kohë të shkurtër a për shumë kohë;
gjendje e keqe e shëndetit; kund. shëndet. Sëmundje e
rëndë (e lehtë, e gjatë). Sëmundje ngjitëse (e
trashëgueshme, e bashkëlindur). Sëmundje e
shërueshme (e pashërueshme, vdekjeprurëse).
Sëmundjet mendore (psikike). Sëmundje të brendshme.
Sëmundjet profesionale. Sëmundja e detit. Sëmundjet e
kockave (e lëkurës, e zemrës, e mëlçisë). Sëmundjet e
fëmijërisë fruthi, lia etj. Sëmundja e hirit (e mykut, e
ndryshkut) te bimët.
SËMUNDJE VENERIANE
Quhen të gjitha sëmundjet seksuale të cilat janë dhe
seksualisht të transmetueshme.
SIFILITIK
1. Që ka të bëjë me sifilizin, i sifilizit; që vjen nga sifilizi.
2. Që është i sëmurë nga sifilizi, që ka sifiliz.
SIFILIZ
Sëmundje veneriane ngjitëse dhe e rëndë, që zgjat
shumë kohë.
SIMPTOMATIK
Që ka të bëjë me simptomat; që zhduk ose
lehtëson shfaqjet e jashtme të sëmundjes. Mjekim
simptomatik.
SIMPTOMË
Dukuri a shenjë e jashtme, me të cilën shfaqet
një sëmundje dhe që e ndihmon mjekun për ta
përcaktuar. Simptoma të lehta (të rënda). Simptomat e
jashtme (e dukshme). Simptomat e helmimit.
SIMULANT
Ai që shtiret sikur vuan nga një sëmundje
SIMULOJ
Shtirem si i sëmurë
SINUSIT
Pezmatimi i zgavrave të brendshme të hundës.
SKARLATINË
Sëmundje ngjitëse që u bie kryesisht fëmijëve dhe që
shfaqet me dhembje në grykë, me ethe dhe me njolla të
kuqe në trup, prej të cilave bie lëkura në trajtë luspash;
fruthi i zi. I ra (e zuri) skarlatina. Ka kaluar skarlatinën.
SKIZOFREN
Ai që vuan nga sëmundja e skizofrenisë, i sëmurë
mendor.
SKIZOFRENI
Sëmundje e rëndë mendore, që shfaqet me dyzim të
botës së brendshme të të sëmurit për shkak të
çrregullimeve në bashkërendimin e proceseve psikike
dhe që sjell rënien e veprimtarisë psikike e paaftësinë
për të vepruar në përputhje me realitetin. Skizofreni
kronike. Skizofreni e pleqërisë. Vuan nga skizofrenia.
SKLEROTIK
Që ka të bëjë me sklerozën; që është ngurtësuar nga
skleroza. Ndryshime (lëndime) sklerotike. Vatra
sklerotike. Dëmtime sklerotike.
SKLEROZË
Ngurtësimi i një organi ose i një indi për shkak të prishjes
së pjesës që kryen funksionin përkatës dhe të
zëvendësimit të saj me ind lidhës. Skleroza e enëve të
gjakut (e zemrës). Skleroza e veshkave (e
mushkërive). Vuan nga skleroza.
SKORBUT
Sëmundje që shfaqet me dobësi trupore të përgjithshme
dhe me rrjedhje gjaku sidomos nga mishi i dhëmbëve, si
pasojë e mungesës së vitaminave në ushqim. Sëmundja
e skorbutit. Vuan nga skorbuti.
SKROFULL
Stërkungull
SOMNAMBUL
Ai që vuan nga somnambulizmi.
SOMNAMBULIZËM
Çrregullim i sëmurë te disa njerëz, të cilët ngrihen nëpër
gjumë dhe bëjnë lëvizje e veprime të ndryshme në
mënyrë të pavetëdijshme. Vuan nga somnambulizmi.
SONDË
Vegël mjekësore në trajtën e një gypi të hollë,
që futet brenda një organi të trupit për të hetuar një
sëmundje ose për qëllime mjekimi. Larja e stomakut me
sondë. I vuri (i futi) sondën. E ushqejnë me sondë.
SPAZMË
Tkurrje e menjëhershme, e zgjatur dhe e pavullnetshme
e një muskuli ose e një organi, që shoqërohet me
dhembje ose me çrregullime. Spazmë nervore. Spazma
të enëve të gjakut. Iu zu gryka nga një spazmë.
SPECIFIK
I shkaktuar nga mikrobe të njohura, që luftohen
me barna të posaçme (sidomos për tuberkulozin e
sifilizin). Mjekim specifik mjekim me barna që veprojnë
drejtpërdrejt mbi mikrobet.
SPEKTËR
Tërësia e sëmundjeve dhe e mikrobeve për të
cilat vepron një bar, fusha e veprimit të një bari.
Antibiotik me spektër të gjerë veprimi.
SPIRË
Heqje barku, diarre. E ka zënë spira. E lau spira.
SPIRËGJAKE
Barku i keq, lëbarkja, dizenteria.
STAFILOKOK
Lloj bakteresh që kur shumëzohen marrin trajtën e viles
së rrushit dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme si
pezmatimin e bajameve, çibanët etj. Infektimi i plagës
nga stafilokokët.
STEKË
Dërrasë ose rrip prej metali etj., që përdoret për
ta mbajtur të palëvizur një kockë të thyer deri sa të
ngjitet; gëzhdallë. I vunë steka. E lidhi (e shtrëngoi) me
steka. Me këmbën e djathtë në steka.
STERIL
1. Që është i pastër e pa asnjë mikrob, pasi është
zier në temperaturë të lartë ose është përpunuar me
mënyra të veçanta. Shishe (tenxhere, shiringë) sterile.
Pambuk steril.
2. Shterpë.
STERILIZOJ
1. Pastroj nga çdo mikrob a bakter, duke e zier në
temperaturë të lartë ose duke e përpunuar me mënyra
të veçanta. Sterilizojnë veglat e kirurgut (gjilpërat).
Sterilizojnë enët. Sterilizoi plagën.
2.I heq aftësinë për t`u riprodhuar; e bëj shterpë,
shterpëzoj.
STETOSKOP
Vegël e përbërë nga një gyp i hollë, i degëzuar për të dy
veshët, me të cilën mjeku dëgjon zhurmat e kraharorit
për të hetuar sëmundjet e mushkërive e të zemrës.
Vë stetoskopin në vesh. Dëgjon me stetoskop.
STËRKUNGULL
Sëmundje e gjëndrave të qafës, të cilat ënjten,
hapen plagë dhe kullojnë; saraxha.
STOMATOLOG
Specialist për sëmundjet e gojës dhe të dhëmbëve.
STOMATOLOGJI
Degë e mjekësisë, që merret me studimin dhe mjekimin e
sëmundjeve të gojës e të dhëmbëve. Dega e
stomatologjisë. Klinika e stomatologjisë.
STREHUES
Njeriu ose kafsha që bart në trupin e vet
mikrobin e një sëmundjeje ngjitëse; bartës.
STREPTOKOK
Lloj bakteresh në trajtë rruzulli, që kanë prirje të
vendosen varg njëri pas tjetrit dhe që shkaktojnë
sëmundje të ndryshme. Pezmatimi i bajameve (i
mushkërive) nga streptokokët.
SUGJESTIONOJ
Veproj mbi botën psikike të njeriut me metoda
të posaçme për qëllime mjekimi. E sugjestionoi me anë
të hipnozës.
No comments:
Post a Comment