FJALORI BOTANIK GERMA C
CARANGTH
Bimë barishtore shumëvjeçare, me rrënjë të gjatë,
me një lule në trajtë tufe me thekë e ngjyrëvjollcë,
me kërcell të lartë, të veshur me gjethe të vogla,
të cilat kanë anash gjemba të mprehtë e të hollë.
CEDËR
Dru halorlartë me kurorë si piramidë, me hala të
ashpra, të gjelbra në të hirtë e të mbledhura tufë,
që bën boçe rrumbullake ose vezake dhe që
përdoret për orendi e në ndërtim.
CËRMËDELL
Shkurre e vendeve të ngrohta, e afërt me
shqemen, me dru të verdhemë e me gjethe
vezake, që përdoren për të regjur lëkurët.
CIKLAMIN
Bimë barishtore zbukuruese, me gjethe në
trajtë zemre dhe me zhardhok të trashë, që nxjerr
lule të mëdha me ngjyrë të bardhë e vjollcë të
hapur në të kuqe.
CIKUTË
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të gjatë
e të degëzuar lart, me gjethe të holla e të
dhëmbëzuara, me lule të vogla, të bardha e të
mbledhura tufë, që ka rrënjë të trashë e me lëng
të helmet dhe që rritet në vende me ujë.
CIMARTE
Shkurre me gjethe të vogla si të shegës, me lule
të verdha, që bën kokrra të zeza dhe që rritet në
vende bregdetare.
CIMBËL
Bimë barishtore me gjethe të vogla e të lëmuara,
të mbledhura tufë, që rritet në shkëmbinjtë e
bregdetit dhe përdoret e zier si sallatë.
CIMË
Tufë lulesh të një bime, e cila përbëhet nga një
lule e parë dhe nga disa lule të tjera rrotull saj, që
dalin më vonë nga e njëjta nyjë.
CUCUFENDË
Fendëdosë.
CURRUBABË.
Tërshërë e egër.
No comments:
Post a Comment