FJALORI BOTANIK GERMA D


FJALORI BOTANIK GERMA D



DAFINË
Dru a shkurre që rritet në vendet mesdhetare, me 
gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme, 
që bën kokrra të vogla me ngjyrë të errët; lar. 

DAFINORE 
Familje drurësh e shkurresh ku bëjnë pjesë 
dafina, kanella etj.

DARDHËZ 
Bimë barishtore me kërcell të trashë e me gjethe 
të tulta si të bordullakut, me lule të bardha 
pesëcepëshe e të merme, që rritet zakonisht 
nëpër murishte të vjetra dhe përdoret për t'u 
ngrënë.

DARDHISHTË 
Dardhë e egër, gorricë; kokrra e saj.

DARDHORE 
Gorricë e vogël, që nuk ka lëshuar ende kokrra.

DARDHUKËL 
Dardhë e egër, gorricë; kokrra e saj.

DARKAJKË 
Rrënja e pazisë.

DASHEZ 
Bimë barishtore njëvjeçare, që i ka gjethet si të 
angjinares e me gjemba të butë nëpër të çarat 
dhe që rritet gjatë dimrit në vende të ngrohta, 
buzë lumenjve a në bregdet e përdoret si ushqim.

DASHTËR
Bimë barishtore e egër, me kërcell të 
drejtë e të lartë, me gjethe të gjera, të çara e të 
kthyera nga lart, me gjemba të fortë, që çel në 
verë lule të bardha.

DEJÇË 
Gjethe delli, dejëz.

DEJËZ  
Gjethe delli, bar delli.

DERVISH
Lloj kërpudhe me bisht të gjatë e me 
kësulë të bardhë.

DET
Lakër deti.
Sallatë deti.

DËLLINJË 
Dru a shkurre me gjethe halore gjithnjë të blerta, 
që bën kokrra të vogla e të rrumbullakëta me 
ngjyrë zakonisht të zezë, të kuqërremtë ose blu të 
errët dhe me erë të mirë; kokrrat e kësaj bime, që 
përdoren në industrinë farmaceutike, për të bërë 
një lloj rakie, hardhiç etj.

DËRNOK 
Bimë barishtore helmuese, me kërcell fyl, me 
gjethe heshtore të dhëmbëzuara afër majës, me 
lule në ngjyrë trëndafili të çelur, që rritet në toka 
të punuara e me lagështirë.

DJEGË 
Kërpudhë që e ka këmbën të kuqe e kapelën të 
bardhë dhe të djeg kur e ha.

DJEGËS
Bimë barishtore me gjethe vezake, me lule të 
bardha, të verdha a të kuqërreme, të mbledhura 
në vile e me erë shumë të mirë, që rritet në vende 
me klimë të butë e mund të mbahet edhe si bimë 
zbukuruese.

DORDOLINË
Tërfililivadheve, tërfilikuq.

DORËZONJË 
Shkurre kacavarëse me gjethe gati rrotullare, që 
çel lule të kuqërreme nga jashtë e të verdha nga 
brenda, të cilatngjajnë një dore të vogël me 
gishtërinj të përkulur dhe kanë erë shumë të mirë; 
lulemustak. 

DREDHËL 
1. Bimë barishtore kacavarëse, me gjethe në 
trajtë zemre, me lule të mëdha e të vetmuara, në 
trajtë kambane dhe në ngjyrë të kaltër, që rritet 
brigjeve të lumenjve a përrenjve, anës udhëve etj. 
ose që mbahet në kopshte si bimë zbukuruese. 
2. Lulekëmborë.

DREDHËZ
1. Luleshtrydhe. 
2. Dredhkë. 
3. Urth.

DREDHKË 
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të hollë e 
të gjatë, që shtrihet për tokë ose kacavaret pas 
një bime tjetër, me gjethe të vogla vezake e me 
lule të bardha në trajtën e ziles.

DREDHORE 
Familje bimësh si dredhla, dredhka etj. që 
përdridhen ose që kacavaren pas drurëve e 
bimëve të tjera.

DREKËZ 
Bimë barishtore shumëvjeçare e pyjeve halore me 
dy-tri gjethe vezake të zgjatura në rrëzë të 
kërcellit, me lule të vogla në trajtë kambane, të 
bardha e me erë të mirë, që bën kokrra të vogla 
në ngjyrë të kuqe të ndezur dhe përdoret si bimë 
mjekësore.

DRITHË.
Bimë barishtore njëvjeçare (si gruri, misri etj.) që 
bëjnë kokrra të grumbulluara në kalli, të cilat 
shërbejnë si ushqim për njerëzit e për kafshët; 
bimët e bukës. 

DRIZARE 
Lloj laverdhëze e pyjeve a e kullotave, me degë të 
drejta e me push, me gjethe vezake e me majë të 
mprehtë, që bën lule të kuqe të vendosura dy e 
nga dy në një bisht të përbashkët dhe kokrra të 
kuqe gjatoshe.

DRIZË 
Shkurre e vendeve mesdhetare me degë të 
shtrembra e me shumë gjemba, me lëkurë në 
ngjyrë si të kuqe, me gjethe vezake të këmbyera, 
me lule të gjelbra në të verdhë, që mbin nëpër 
vende të papunuara, anës udhëve etj. dhe 
përdoret për gjerdhe; ferrëkuqe. 

DROKTH 
1. Fshikartë. 
2. Vjegjës.

DROSHT 
Shkurre e vogël me gjethe vezake, me lule të 
gjata në ngjyrë të bardhë ose të trëndafiltë, që 
mbin vetiu nëpër pyje e në vende të thata dhe
ka farat në bishtajë.

DRUJUBË 
Shkurre e lartë, me degë të shumta të mbuluara 
me push, me gjethe në trajtën e veshkës, me lule 
ngjyrëvjollcë, që mbillet nëpër parqe si bimë 
zbukuruese.

DRUNAKUQ 
Zogël.

DRURRYELL 
Shkurre e lartë, me degë të buta, me lule të 
verdha e të mbledhura në trajtë ombrelle dhe me 
gjethe të zgjatura si heshta e të grumbulluara më 
shumë në majat e degëve, të cilat përmbajnë një 
lëng të bardhë si qumësht.

DUHAN
1. Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të 
trashë e të lartë dhe me gjethe të gjera, të cilat 
përmbajnë nikotinë dhe kanë shije të hidhur.

DUNICË 
Bezgë. 

DUSHK
1. Drulartë pyjor me kurorë të dendur, me 
gjethe të shumta e të dhëmbëzuara, që lidh lende 
dhe që e ka lëndën mjaft të fortë e të rëndë; 
emërtimpërgjithshëmdisa llojeve drurësh që 
kanë tipare të tilla të afërta (si p.sh. rrënja, 
bunga, qarri, shpardhi, valanidhi etj.); lis.

DUSHKEGËR 
Ashe.




FJALORI BOTANIK

No comments:

Post a Comment