FJALORI BOTANIK GERMA N


FJALORI BOTANIK GERMA N




NDAJGJETHËZ
Pjesë e vogël e një bime, që ka trajtën e një 
fletëze a të një zgjatimi dhe që është e vendosur 
aty ku zë fill gjethja.

NDËRGISHTE
Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell 
të drejtë të mbuluar me push të hollë, me lule të 
verdha në trajtë të gishtëzës dhe me gjethe të 
zgjatura, nga të cilat nxirret një lëndë mjekuese.

NDJELLËS
Bar me të cilin ndjellim bletën, bar blete.

NDRYSHKULL
1. Bimë barishtore shumëvjeçare, që rritet 
sidomos në toka djerre e shpate gëlqerore, me 
kërcell deri gjysmë metri të gjatë, me lule të imëta 
të mbledhura tufë, që lëshon një lëng si qumësht, 
lloj qumështoreje. 
2. Bimë barishtore shumëvjeçare, që rritet deri në 
një metër e lartë, me lule të mëdha, të bardha në 
të kuqe e me erë shumë të, mirë dhe që mbillet 
për zbukurim.

NEJÇË
Bimë barishtore me kërcell nyja-nyja, me gjethe si 
heshtë e me lule ngjyrë trëndafili a të 
bardhëreme, që rritet zakonisht në vende të ulëta 
e me lagështirë. 

NEKTARMBAJTËS
Që mban nektarin; që prodhon nektarin.

NEKTAROR
Që ka të bëjë me nektarin;nektarit; 
nektarmbajtës.

NENEXHIK
Mendër e butë, dhiozmë. 

NENË
Bimë barishtore njëvjeçare, që mbin në ara e në 
kopshte, me fara të imëta e të shumta në majë 
dhe me gjethe të mëdha mishtore në ngjyrë të 
gjelbër si në të kuqe, që përdoren për lakror; 
nenëz. 

NENËZ
Nenë

NENORE
Familje bimësh barishtore si nena etj., me gjethe 
të këmbyera e të përkundërta dhe me lule të 
vogla.

NERVËZIM
Mënyra e vendosjes së dejve në një 
gjethe, dellëzim

NETËR
Kopër. 
Netër qeni maraskë.

NETULL
Bimë e egër barishtore dyvjeçare, që rritet 
deri në një metër e gjysmë, me gjethe si të 
lëpjetës, me kërcell të fortë e me lule të vogla e të 
verdha në formë vileje, fijet e së cilës përdoren 
për të bërë fshesa.

NEVESTËR
Ferrënuse.

NËNPETËL
Secila nga gjethëzat, zakonisht të blerta, që 
përbëjnë kupën e lules, sepal.

NËNQINGJE
Mendër e butë, dhiozmë.

NËNTËSHËM
Që është vendosur nën diçka.

NGASJE
Prrall.

NGJITËS
1.Bimë barishtore që rritet ndër ara e nëpër 
gjerdhe, me kërcell të hollë e të gjatë si të 
kulprës, me gjethe të çara e me gjemba, që të 
ngjiten pas trupit, dhe me lule të bardha në të 
gjelbër, që lëshojnë disa fara të murrme.
2.Urth.
3.Kacavarës.

NYJË
Vendi i fryrë i një dege a kërcelli prej nga 
shpërthejnë gjethet; pjesë e fryrë e trungut, nga 
ku dalin degët; gdhe në një dëm a dërrasë.




FJALORI BOTANIK

No comments:

Post a Comment