FJALORI BOTANIK GERMA O


FJALORI BOTANIK GERMA O




OKËR
Tepë. Kashtë okre.

OKLIM
Dru pylli me fletë si të dardhës e me push, me 
degë të holla, që kanë palcë të trashë në mes 
dhe që përdoren për të bërë cigarishte.

OMAN
Shkurre e helmët, me lule të verdha dhe me erë 
të mirë, që rritet në vende me lagështi.

ORESHKË
Mollë dheu.

ORIZ
Bimë barishtore njëvjeçare e vendeve të ngrohta 
me kërcell të drejtë e me nyja, që mbillet e rritet 
në ngastra me ujë dhe që bën kokrra të vogla si 
të grurit; kokrrat e kësaj bime, me të cilat bëjmë 
pilaf ose gjellë të tjera. 

ORKIDE
Bimë barishtore shumëvjeçare e vendeve të 
nxehta, me rrënjë si patate, me lule të bukura e të 
merme në trajta e në ngjyra të ndryshme, që 
përdoren për zbukurim ose për vajra erëmira.

OSAKË
Bezgë, sfakë.




FJALORI BOTANIK

No comments:

Post a Comment