FJALORI SHQIP I URIMEVE GERMA - B


FJALORI SHQIP I URIMEVE

GERMA - B


BAFT 
:fat. 
Ardhsh me baft! (Ardhsh me fat!)

BARDHË
:që sjell mbarësi e lumturi; që sjell gëzim; fatlum, fatbardhë.
Pleqëri të bardhë! 
Fat i bardhë! 
Ardhtë e bardhë! 
Qofsh i bardhë! 
Me shpirt të bardhë! 
Paç zemër të bardhë!
:me nder
Paç faqen e bardhë! Qofsh faqebardhë! 

BARK 
Me bark të mbarë! (Urim për femrat shtarzënë)
:zemra; shpirti.
Atë që të do barku!

BEHAROJ 
:kaloj verën
Beharofsh gëzuar!

BEKIM 
:shprehje falënderimi e mirënjohjeje për diçka
Të pastë lënë bekimin!

BEREQET 
:Me bereqet!

BËHEM 
T'u bëftë gjak e dhjamë!
U bëfsh njëqind vjeç!
T'u bëftë diell! (të vaftë mbarë!)
U bëfsh një mëhallë! (u shtofsh e u shumofsh!)

BËJ 
:kalofsh mirë
Bëfshi natën e mirë!

BJESHKË
Të rrojë sa bjeshkët!

BORXH 
:Ta paça borxh! (ta shpërblefsha!)

BRUS
:me të gjitha të mirat
Tu bëftë brus! 
Brus paç!

BUKUR 
Bukur për dhëndër! (i gëzofsh! i thuhet një të riu kur vesh rroba a këpucë të reja)


No comments:

Post a Comment