FJALORI SHQIP I URIMEVE GERMA - D


FJALORI SHQIP I URIMEVE

GERMA - D

DAL 
Daltë për mirë!

DASMË
Në dasmë të të pamartuarve!
Të ngrënçim dasmën!

DERËÇELUR
:derëhapur
Qofshi derëçelur! 

DIELL
Diell e paç! (të shkoftë mbarë!)

DITË
Marsh nga ditët e mia! 
T'u bëftë dita një mijë! (t'u zgjattë jeta!)

DITËBARDHË
:i lumtur
Pastë ditë të bardha!

DITËGJATË
:Jetëgjatë
Iu zgjattë jeta!

DOLLIBASH
:ai që drejton dollitë 
Dollibashi rroftë e qoftë!

DRITË
Iu bëftë rruga dritë! (shkoftë gjithnjë puna mbarë!)

No comments:

Post a Comment