FJALOR LATINISHT SHQIP I EMRAVE TE KAFSHEVE M


FJALOR LATINISHT SHQIP I EMRAVE TE KAFSHEVE 

GERMA M



Macropodia longipes
Gërthia merimangë
Macroramphosus scolopax
Peshku trompetë
Mactra corallina
Midhja lugë
Maja squinado
Gërthia e madhe me gjëmba
Malpolon insignitus
Biroja, bavroja, blauroja
Maniola jurtina
Flutura kafe e livadheve
Mantis religiosa
Murgeshëza, kalë shtrigash
Martes foina
Shqarrthi, kunadhja gushëbardhë
Martes martes
Zardafi, kunadhja gushëverdhë, kuna, kuni
Marthasterias glacialis
Ylli i madh me papilla
Mauremys rivulata
Breshkujca qafëshiritore
Medorippe lanata
Gërthia me push
Megalobrama terminalis
Pëllëmbëza e zezë, pëllëmbëza e zezë e Amurit
Melanargia galathea
Flutura e mermertë
Melanitta nigra
Rosa e zezë, rosa kadife
Melanocorypha calandra
Çerdhukla, çerdhukulla
Melanogryllus desertus
Bulkthi i djerrinave
Meles meles
Vjedulla, baldosa, dosëbala, bala
Melitaea cinxia
Flutura shumëngjyrëshe
Melolontha melolontha
Zhuzhaku i majit, idhnaku
Menopon pallidium
Pulizi
Mergus albellus
Zhytësi i vogël laraman, zhytës i bardhë
Mergus merganser
Zhytësi i mesëm
Mergus serrator
Zhytësi i mesëm me çallmë
Merluccius merluccius
Merluci, bakalaku
Merops apiaster
Babilja, babili, bregca, brojca, griklla, peligorga, zarigoga, bletorja e verdhë
Messor structor
Milingona e zezë, thnegla e zezë, miza e dheut e zezë
Microchirus ocellatus
Gjuhëza me katër sy
Microchirus variegates
Gjuhëza me breza, gjuhëza kurriztrashë, gjuhëza brezake
Microcondylaea compressa
Midhje lumi dhëmbëvegjel
Microcosmus sulcatus
Fik deti
Micromesistius poutassou
Merluci blu, merluci tripendësh
Microstoma microstoma
Argjendina e hollë, symadhja e hollë
Miliaria calandra
Cërla e zakonshme, cerla, fuga gretha
Milvus migrans
Qifti zeshkan, huta e zezë bishtgërshërë, kaçubeti zeshkan, kaçybeti zeshkan
Milvus milvus
Qifti i kuqrremtë, huta e kuqrremtë bishtgërshërë, kaçubeti i kuqrremtë
Miniopterus schreibersii
Lakuriqi i natës i Shraibersit
Mobula mobular
Lopa e detit, djalli i detit
Mola mola
Peshku hënë,peshkahana, hana
Monacha cartusiana
Kërmilli hartë
Monachus monachus
Foka e Mesdheut
Monochirus hispidus
Gjuhëza lekurore
Monodonta turbinata
Kërmilli i detit me zadef, kërmilli zare
Monticola solitarius
Tusha blu, mëllënja e kaltërt
Motacilla alba
Bishtlëkundësi i bardhë, bishtundësi i bardhë, bishtatunda, bishtdylberja e bardhë, dylmerja e bardhë, delmerja, zogu i dhenëve, bishtgjata e bardhë, trinka e bardhë, çobanka, trinca, cingra, çiriçinga, tundbishtja, zogdhenësh
Motacilla cinerea
Bishtlëkundësi i malit, bishtundësi i malit, bishtdylberja e malit, dylmerja e malit, delmerja e malit, bishtgjata e malit, trinka e malit, bishtatundësja e malit
Motacilla flava
Bishtlëkundësi i verdhë, bishtundësi i verdhë, bishtdylberja e verdhë, dylmerja e verdhë, trinka e verdhë, bishtgjatë e verdhë
Mugil cephalus
Qefulli i verës, gushtaku, cumri, cumraku
Mullus barbatus
Barbuni
Mullus surmuletus
Barbuni i shkëmbit, barbuni me shirita
Muraena helena
Murena, mërina, mrina, gjarpër deti
Murex brandaris
Kërmilli topuz gjëmbor
Mus musculus
Miu i shtëpisë
Mus spicilegus
Miu i livadheve
Musca domestica
Miza e shtëpisë
Muscardinus avellanaris
Gjumashi i lajthisë
Muscicapa striata
Mizëkapësi i përhimtë, mizëkapësi vijosh, mizëngrënësja e përhimtë
Mustela erminea
Nuselala e bores, nuselale bishtzezë
Mustela nivalis
Nuselala, bishtafurka, bukla, furrëbubëza, larakuqja, nusebukura, nusëza, nusmera, nusmira
Mustela putorius
Qelbësi, qelbza
Mustelus asterias
Peshku pëllumb me yllëza
Mustelus mustelus
Peshku pëllumb, palombi
Mustha spinulosa
Çimka e zeshkët, bruçi, brumaçi
Mutilla europaea
Milingona kadife
Myliobatis aquila
Shqiponja e detit
Mylopharyngodon piceus
Amuri i zi
Myotis bechsteinii
Lakuriqi i natës i Bekshtainit
Myotis daubenton
Lakuriqi i natës i Daubentonit
Myotis emarginatus
Lakuriqi i natës i Geofroit
Myotis myotis
Lakuriqi i madh veshëmiu, gollomëshi i madh veshëmiu
Myotis nattereri
Lakuriqi i natës i Natererit
Myrmecocystus bicolor
Milingona dyngjyrëshe, thnegla dyngjyrëshe
Myrmeleon formicarius
Luathnegla, pilivesakja milingonangrënëse
Mytilus galloprovincialis
Midhja e zezë
Fjalori latinisht shqip i emrave te kafsheve
indeksi

No comments:

Post a Comment