Fjalor latinisht shqip - I -

Fjalor latinisht shqip - I -



ibidem : në të njëjtin vend; referim në vepër apo tekst që është përmendur më parë

id est : (i. e.) domethënë

idem : përdoret për të referuar një vepër të shkrimtarit, i cili është përmendur më shume se herë; përdoret në vend të emrit të shkrimtarit, 

imperium : perandoria

imperium in imperio : shtet brenda shtetit

in absentia : në mungesë

in abstracto : abstrakte, teorike

in aeternum : në përjetësi, gjithmonë

in concreto :  konkretisht

in dubio : në dyshim

in esse : në lëvizje

in extenso : në shtrirje

in limine : në prag, në fillim

in loco parentis : në vend të prindit

in margine : në kufijtë

in medias res : në qendër, në mes të gjërave, tregimi i menjëhershëm i thelbit të gjërave pa hyrje ose parathënie

in memoriam : në përkujtim

in parvo : pak

in perpetuum : për gjithmonë

in posse : në fuqi

in praesenti : në të tashmen

in praesentia : në prezencë

in propria persona : vetë, personalisht

in situ : në pozicionin fillestar 

in statu quo : në situatën që është në fuqi

in statu quo ante (bellum) : në situatën që ekzistonte para lufte; fjala bellum zalonisht nuk thuhet

in toto : komplet, totalisht

in vino veritas : brenda verës është e vërteta; njeriu nën efektin e verës apo të pijeve të tjera alkoolike thotë gjëra që zakonisht përpiqet t'i fshehë

in vitro : fjalë për fjalë brenda qelqit; term shkencor për të treguar një eksperiment, një kërkim që bëhet jashtë një organizmi të gjallë, në laborator; e kundërta in vivo

in vivo : brenda një organizmi të gjallë; term shkencor për të treguar një eksperiment, një kërkim që bëhet në një organizëm të gjallë; e kundërta in vitro

incipit : këtu fillon; fjala e parë e shumë librave të mesjetës

Index Librorum Prohibitorum : lista e librave të ndaluar nga kisha katolike

infra : më poshtë; i tërhiqet vemendja lexuesit për diçka qç do të vijojë më poshtë në tekst, zakonisht shoqërohet nga folja vide=shiko (e kundërta e vide infra është vide supra = shiko më lartë)

intra muros : brenda mureve

ipso facto : nga kjo gjë

 - J -



jus divinum : e drejta hyjnore

- L -



lacrimae rerum : lotët e gjërave, lotë për gjërat; mërzitje për fatkeqësitë

lacuna : boshllëk, ndarje

lapsus calami : gabim lapsi dhe jo nga padija, lapsus

lapsus linguae : gabim nga pakujdesia në të folur në nxitim e sipër të gjuhës

lato sensu : në sens të gjerë

lectio : shkim

lex non scripta : ligj i pashkruajtur

licentia poetica : lejë poetike

loco citato : (loc. cit.)  referim në citat apo në një tekst është vënë përbri pak më parë

locus classicus : citat klasik

luce clariore : drita e diellit


- M -



magnum opus : shiko. opus magnum.

manu militari : me dhunë ushtarake, me dhunë armësh

mare nostrum : deti ynë, për Romakët apo Mesdetarët

mea culpa : faji im

mens sana in corpore sano : mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë

modus operandi : mënyra e funksionimit

modus vivendi : mënyra e jetesës; përdoret për një zgjidhje me kompromis midis njerëzve, partive politike apo grupeve me mendime të kundërta.

multum in parvo : përdoret për tekste apo libra që edhe pse të vegjël, ofrojnë shumë gjera me interes

mutatis mutandis : fjalë për fjalë, të ndryshohen ato gjëra që duhet të ndryshohen;

mutato nomine : (komplet fraza është mutato nomine de te fabula narratur) me ndryshimin e emrit historia të përshtatet ty.



Fjalor latinisht shqip indeksi
-----------------------------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment