Fjalor Mjekësor |
Fjalor mjeksor anglisht falas free download.
Ky është një fjalor falas për shkarkim dhe është një fjalor mjeksor për ata që dinë gjuhën angleze.
Është fjalori bazë i mjekësisë dhe ka mbi
4000 mijë terma të ndryshëm të cilët janë të shpjeguar të gjithë në
gjuhën angleze. Ku është e mundur ka dhe ndonjë skicë për dhënien sa më të mirë
të kuptimit. Ky fjalor mjeksor është freeware, pra për shkarkim falas. Është mjaft i dobishëm për të gjithë studentët e mjekësisë.
Ky fjalor
terminologjik është mjaft praktik dhe nuk e rëndon sistemin, duke qënë i lehtë
dhe me opsione të ndryshme e bën më të kollajtë kërkimin e termave të ndryshëm
nëse nuk e dimë saktësisht çfarë po kërkojmë apo edhe për gjetjen e termave një
grupe.
Si fillim ta
shkarkojmë pastaj merremi më kërkimin e termave dhe më përdorimin e tij. Për
shkarkimin e programit klikoni këtu. Fjalori mjeksor është krijuar nga Aurelian S. Ivan MD, MS Sam Vaknin, PhD
Më tepër informacion për fjalorin e
terminologjisë mjekësore mund të gjeni në sajtin zyrtar ketu.
Fjalor Mjekësor Anglisht Shpjegues |
Pasi e kemi
shkarkuar dhe instaluar për përdorimin e fjalëve klikojmë te butoni Browse (Shfleto) dhe kërkojmë psh.: vitamin A dhe do të na dalë rezultati
të cilin kemi mundësi edhe ta printojmë.
Një lloj tjetër
kërkimi është me Wildcards (kërkimi
me simbole) i cili na lejon të gjëjmë grupe fjalësh, fjalë të ngjashme apo, dhe
fjalë që nuk i dimë mirë ose që nuk na kujtohen. Psh.:
Përdorim simbolin e asteriskut * të kombinuar me Hyp* do të na dalin të gjitha
termat mjekësorë që gjenden në databazë që fillojnë me hyp siç e tregon dhe
imazhi i mëposhtëm.
Kombinime të
tjera kërkimesh me simbole janë
hyp*
|
Të gjitha fjalët që fillojnë me
hyp
|
hyp*c
|
Të gjitha fjalët që fillojnë me
hyp dhe mbarojnë me c
|
c??a*
|
Të gjitha fjalët që fillojnë me c
të pasuara nga 2 gërma çfarëdo, gërma e katër është a, e pasuar nga cilado
gërmë
|
a????a
|
Të gjitha fjalët që fillojnë me a
dhe mbarojnë me a, por janë me 6 shkronja.
|
Mund t’i testoni edhe vetë këto variante që kur t’ju duhen të keni një farë ideje.
Tjetër lloj
kërkimi që ofrohet është Definitions (Shpjegimi
i termit). Shkruajmë psh.: syndrome dhe do të na shfaqen të gjitha fjalët që në
shpjegimin e termit kanë fjalën syndrome.
Më shumë ndihmë
rreth përdorimit të programit të fjalorit mjekësor mund të gjendet tek butoni i
ndihmës ku tregohen më me hollësi të gjitha funksionet e këtij softueri.
Per te vajtur te fjalori i mjekesise në gjuhen shqipe kliko Fjalori i mjekesise
Per te vajtur te fjalori i anatomik në gjuhen shqipe kliko Fjalor anatomik.
No comments:
Post a Comment