FJALORI I ARTEVE - GERMA B


FJALORI I ARTEVE

GERMA B


BALET
1. Arti i valleve me figura, që luhen në skenë nga disa veta. Baleti 
shqiptar. Balet kombëtar. Balet klasik. Balet në akull. Teatri i 
Operës dhe i Baletit. Shfaqje baleti. Trupa e baletit. Shkollë baleti. 
2. Pjesë teatrale me valle e me lëvizje të figurshme, e cila 
shoqërohet me muzikë; muzika që shoqëron këtë pjesë. 

BALETMAESTËR
Drejtues artistik i baletit, mjeshtër baleti.

BARITOR
Që i këndon jetës së barinjve, që pasqyron jetën e barinjve; 
që e paraqit të zbukuruar jetën e barinjve në gji të natyrës. Poezi 
(këngë) baritore. Melodi baritore.

BAROK
Stil në artin e sidomos në arkitekturën e shekujve XVI-XVIII, që 
shquhej nga një larmi e tepruar imtësish zbukurimi, kryesisht vijash 
të përkulura.

BASORELIEV
Figurë e punuar si skulpturë ose e gdhendur mbi një sipërfaqe të 
rrafshët. Gdhend një basoreliev. Zbukuroj me basoreliev.

BUST 
Skulpturë, që paraqet pjesën e sipërme të trupit të njeriut që nga mesi 
e lart ose kokën dhe një pjesë të kraharorit. Bust i vogël. Bust mermeri.


Indeksi

FJALORI  I  ARTEVE

No comments:

Post a Comment