FJALORI I ARTEVE - GERMA K


FJALORI I ARTEVE

GERMA K



KARAKTER
Personazh që mishëron përmes tipareve individuale disa anë e veçori 
thelbësore të përfaqësuesve tipikë të një klase a shtrese shoqërore ose 
të një grupi a mjedisi shoqëror në një epokë të caktuar historike; tip. 
Karakter letrar. Karakter i plotë (i gjallë). Karakter dramatik (tragjik). 
Karakter në letërsi (në art).

KARIKATURË
Lloj i artit figurativ që kritikon e demaskon anët negative në 
sjelljet e në veprimet e dikujt nëpërmjet paraqitjes së zmadhuar e 
qesharake të tipareve e të të metave; vizatim që zmadhon tiparet e 
të metat e dikujt dhe i paraqet ato në mënyrë qesharake. 
Karikaturë miqësore. Ekspozita e karikaturës. Bëj një karikaturë.

KLASICIZËM
Drejtim letrar e artistik në shekujt XVII-XVIII, që merrte si model 
veprat e letërsisë e të artit antik dhe mbështetej në një sistem të 
rreptë normash e rregullash estetike. Klasicizmi frëng. Normat e 
ngurta të klasicizmit.

KOMPOZICION 
Ndërtimi i brendshëm i një vepre letrare, muzikore artistike, që 
përcaktohet nga synimi për të zbuluar më mirë idenë e veprës; 
mënyra si janë lidhur e si janë vendosur pjesët përbërëse të 
veprës. Kompozicioni i romanit (i pikturës, i një opere).

KOMPOZIM
1. Kompozimi i operës. 
2. Vepër a pjesë muzikore. Kompozim orkestral (simfonik). 
3. Pikturë a skulpturë me një ndërtim të posaçëm, ku figurat a 
elementet përbërëse janë të lidhura ngushtë në një njësi të vetme 
dhe shprehin qartë përmbajtjen ideore artistike të veprës. 
Kompozim skulpturor.

KOMPOZOJ 
1. Krijoj një pjesë a një vepër muzikore. Kompozoj një këngë 
(një operë, një simfoni). 
2. Krijoj një vepër artistike, të përbërë nga disa pjesë a 
elemente që ndërthuren së bashku. Kompozoj një kompleks 
skulpturor. 

KONTRAST
Dallim i theksuar i ngjyrave, që arrin deri në ngjyra të kundërta 
dhe që e bën më të qartë figurën në një pikturë, në një fotografi, 
në ekranin e televizorit etj.

KOREOGRAF 
Ai që bën një balet a një valle; ai që vë në skenë balete. Koreograf 
i ri (i njohur).

KOREOGRAFI
Arti i valles dhe i baletit; mjeshtëria për të vënë në skenë balete. 
Koreografia popullore. Zhvillimi i koreografisë. Merret me koreografi.

KUBIST
Ai që krijon sipas parimeve të kubizmit, ndjekës a pasues i kubizmit. 

KUBIZËM
Rrymë krejt formaliste e subjektiviste në artin dekadent e cila duke 
hequr dorë nga paraqita reale e botës objektive, përpiqet, 
nëpërmjet figurash e formash të ndryshme gjeometrike (kubesh, 
katrorësh, trekëndëshash etj.), të japë skulptura e piktura të 
ngatërruara gjoja për të krijuar idenë e sendeve.

KULTURË
Tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzit, në fushën 
e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëroi e mendor; shkalla e këtyre 
arritjeve dhe e këtij zhvillimi në një etapë të caktuar; fusha e 
zhvillimit shoqëror që përfshin krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, 
në art, në letërsi, në shkencë dhe në tërë jetën shpirtërore. 


Indeksi

FJALORI  I  ARTEVE

No comments:

Post a Comment