Fjalori i Letersisë
-L-
LIBRET
Teksti letrar i një vepre muzikore që luhet në skenë,
teksti i një opere, operete etj. Libreti i operës
(i operetës). Autori i libretit. Shkroi libretin.
LIDHJE
Nyjë. Lidhja e një romani. Lidhja e subjektit.
LIRË
Varg i lirë, varg pa rimë.
LIRI
Liria poetike, heqje e shtesa tingujsh ose ndryshime
të tjera gjuhësore në vargjet për të ruajtur ritmin,
numrin e rrokjeve etj.
LIRIK
1. Që ka të bëjë me lirikën, që i përket lirikës, i
lirikës; që shkruan vepra të kësaj gjinie. Gjinia lirike.
Vepër (poemë, poezi) lirike. Poet lirik. Nota lirike.
Heroi lirik i poemës.
2. Ai që krijon vepra lirike, poet lirik.
LIRIKË
Gjini e letërsisë artistike e cila përfshin veprat që
shprehin në vargje ndjenjat, shqetësimet, dëshirat e
përjetimet e tjera të poetit; tërësia e veprave të kësaj
gjinie, poezia lirike. Lirika popullore. Lirika politike
(filozofike, patriotike, qytetare, dashurore). Lirika e
Naimit.
LIRIZËM
Karakteri lirik i një vepre letrare ose artistike, përmbajtja
lirike; të qenët lirik.
Lirizmi në poezi (në muzikë). Lirizmi në veprat e
Serembes.
Fjalori i letersise indeksi
-------------------------------------------------------------------------------
No comments:
Post a Comment