Fjalori i Letersisë -N- Fjalor Letrar


Fjalori i Letersisë 

-N-




NATYRALIST
Pasues i natyralizmit.

NATYRALIST
1. Që ka të bëjë me natyralizmin, i natyralizmit. Shkolla
(rryma) natyraliste.
2. Që i përshkruan ose i paraqit me imtësi e
drejtpërdrejt, ashtu siç i sheh, hollësitë e jetës e të
dukurive, por pa bërë përgjithësimin dhe tipizimin e
tyre. Përshkrim natyralist. Skenë natyraliste.

NATYRALIZËM
1. Drejtim letrar dhe artistik i gjysmës së dytë të
shekullit XIX, që paraqiste me imtësi hollësitë e jashtme
të jetës e të dukurive, pa bërë përgjithësimin e tipizimin
e tyre, dhe që i zëvendësonte ligjet e zhvillimit të
shoqërisë me ligjet e thjeshta biologjike të natyrës.
Rryma e natyralizmit. Përfaqësuesit e natyralizmit.
2. Paraqitja në një vepër arti e jetës dhe e dukurive
drejtpërdrejt e me imtësi, pa bërë përgjithësimin dhe
tipizimin e tyre. Shfaqje natyralizmi.

NËNTËRROKËSH
Që është i përbërë nga nëntë rrokje. Varg nëntërrokësh.

NYJË
Ngjarja e parë që shënon fillimin e vargut të
ngjarjeve kryesore të subjektit në një vepër letrare.
Nyja e një romani. Nyja e parë e dramës.




Fjalori i letersise indeksi
-------------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment