Fjalori i Letersisë -A- Fjalor Letrar


Fjalori i Letersisë 

-A-




ALEGORI
Shprehje e ideve dhe e mendimeve në një vepër
artistike tërthorazi, nëpërmjet figurave të gjalla e
konkrete; metaforë e gjatë; vepër artistike e ndërtuar
me figura të tilla.

ALITERACION
Përsëritja pranë e pranë e bashkëtingëlloreve ose e
rrokjeve të njëjta në vargje për ta rritur fuqinë
shprehëse të tingëllimit të tyre.

ANTITEZË
Vënia përballë e përqasja e dy nocioneve,
mendimeve a figurave të kundërta, që përdoret si mjet
stilistik për t'i dhënë shprehjes forcë e qartësi.

APOSTROFË
Figurë që ndërtohet duke ndërprerë papritur ligjërimin
dhe duke iu drejtuar me thirrje një njeriu ose një sendi
të personifikuar.

APOSTROFIM
Veprimi sipas kuptimit të foljes apostrofoj

APOSTROFOJ
I drejtohem me një apostrofë, i bëj thirrje.

ARGUMENT
Paraqitje e përmbledhur e përmbajtjes së një
vepre letrare.

ARITMIK
Që e ka të çrregullt ritmin; që i mungon ritmi.

ASONANCË
Rimë jo e plotë e dy a me shumë vargjeve, që kanë të
njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanore të tjera të
fjalëve fundore.


Fjalori i letersise indeksi
-------------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment