FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE - GERMA B



FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE 

GERMA B


BAKALARO
Peshk i madh i deteve të Veriut, që përdoret si ushqim i
tharë e i kripur. Bakalaro me hudhra.

BALTUK
Peshk i vogël, i ngjashëm me shojzën, i bardhë, pa hala, me
mustaqe e me qime në trup, që jeton në ujëra të ëmbla e me
baltë.

BALLËGJERË
Peshk i ujërave të ëmbla, me kokë të madhe e të gjerë dhe me
trup të trashë.

BARBUN : (Perch - anglisht)
Peshk deti i vogël, me kokë të madhe e të gjerë, me dy mustaqe
të gjata nën gojë, që i ka luspat në ngjyrë të kuqërreme.

BARBURIQ
Peshk i vogël i ujërave të ëmbla, që i ngjan barbunit dhe është
me pika të vogla të kuqe.

BARKGJERË
Peshk i vogël i ujërave të ëmbla, me bark të gjerë, skort me vizë.

BARKULEC
Peshk i vogël sa cironka, që rron zakonisht në ujëra të njelmëta.

BËRCAK
I vogli i peshkut; peshk i vogël.

BISTËR
Peshk deti me trup të hollë e të gjatë si ngjalë; gjilpërëz.

BISHTAKUQ
Peshk i familjes së krapit, me pendë në ngjyrë të kuqe

BISHTMËLLENJËZ
Peshk me trup të shtypur, me sytë të vendosur së bashku nga
njëra anë, që rron në fund të detit dhe e ndërron shpejt ngjyrën
sipas mjedisit.

BISHTMI
Peshk deti me trup të shtypur, pak më i gjerë se i gjatë,
në ngjyrë të murrme në të hirtë, pa luspa dhe me bisht si grep e
të dhëmbëzuar.

BLI : (Sturgeon - anglisht)
Peshk i madh deti me sharrëz mbi kurriz, që e ka mishin të
shijshëm dhe që ka vezë të zeza, nga të cilat bëhet havjar i mirë.
Bli i bardhë. Bli deti.



Fjalori i llojeve te peshqve shqip - anglisht me shpjegim
indeksi.

No comments:

Post a Comment