FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE - GERMA S



FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE 

GERMA S



SALMON : (salmon - anglisht)
Peshk i madh i deteve të ftohta, me mish të kuq e të shijshëm, që
largohet nga deti e futet në lumenj në kohën e riprodhimit.
Salmon i kripur (i tymosur, i konservuar). Mish salmoni.

SARDELE : (sardine - anglisht)
Peshk i vogël deti që jeton në tufa të mëdha, me mish të shijshëm
e që përdoret shpesh i konservuar. Sardele në vaj ulliri. Një kuti
sardele. Tufë sardelesh. Gjuetia e sardeles.

SKADHINË
Peshk deti i madh, me trup të gjerë e të shtypur dhe me pendët e
gjoksit të mëdha.

SKORT : (roach - anglisht)
Peshk i vogël i ujërave të ëmbla, me trup të zgjatur dhe të shtypur
anash, me kokë të shkurtër e me turi të hollë. Skort i bardhë
gurnec. Skorti i zi.

SKUMBRI : (mackerel - anglisht)
Peshk deti deri gjysmë metri i gjatë, me ngjyrë blu të
shkëlqyeshme dhe me vija të gjelbra, me mish të bardhë e të
shijshëm.

SPALCË
Peshk deti me trup të gjerë e të shtypur anash, me luspa të
ndritshme si argjend, me mish të bardhë e të shijshëm; kocë e
vogël.



Fjalori i llojeve te peshqve shqip - anglisht me shpjegim
indeksi.

No comments:

Post a Comment