FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE
GERMA T
TINGË
Peshk i ujërave të ëmbla, i madh sa terapi dhe i ngjashëm me të.
TON : (Tuna - anglisht)
Peshk i madh grabitqar, deri në pesë metra i gjatë e me peshë
deri në pesëqind kilogramë, me kurriz në ngjyrë blu të errët e me
bark pulla -pulla, që rron zakonisht në detet e ngrohta. Gjuetia e
tonit. Konserva toni.
TROFTË : (Trout - anglisht)
Peshk grabitqar i ujërave të ëmbla, me trup të gjatë e me dy fletë
në shpinë, me gojë të madhe e me nofulla të forta, që e ka mishin
zakonisht pak si të kuqërremtë dhe shumë të shijshëm; koran.
Trofta pikaloshe. Troftë liqeni (lumi). Trofta e malit. Gjuetia e
troftave.
Fjalori i llojeve te peshqve shqip - anglisht me shpjegim
indeksi.
No comments:
Post a Comment