Fjalori i sharjeve B


Fjalori i sharjeve
-B-

BAGËTI
Njeri i trashë e i pagdhendur, kafshë; i paditur.

BAJGË
Njeri i ndyrë e i poshtër, njeri pa vlerë, pa 
karakter dhe i pacipë

BALASH
Njeri i paturp, njeri të cilit i ka plasur cipa.

BALTAVEC
I qullët në punë, i ngathët; dembel.

BARKBUALL
Që e ka barkun të madh si të buallit

BARKDERR
Që e ka barkun të madh nga të ngjallurit, barkmadh; që 
s'ngopet kurrë, i pangopur.

BARKDOSË
Që e ka barkun të madh nga të ngjallurit, barkmadhe; që 
s'ngopet kurrë, e pangopur.

BARKDREQ
Ai që jeton me punën e të tjerëve, ai që ha në kurriz të të 
tjerëve.

BARKLESH
I ngathët nga mendja, budalla.

BESËQEN
Që nuk e mban besën e dhënë, i pabesë.

BIR
Qen bir qeni

BOLLËSHARDE
Grua e egër dhe e keqe, grua që të ha shpirtin e 
të helmon jetën

BRUMË
Njeri i qullët, që e heq kushdo për hunde.

BUDALLA
1. Ai që është i metë nga mendja, ai që nuk e ka gjykimin dhe 
arsyen e një njeriu të zakonshëm; ai që është i trashë nga 
mendja, që nuk është i mprehtë 
2. Ai që flet a sillet pa menduar, ai që nuk vepron me arsye të 
shëndoshë si të gjithë; ai që nuk mendon shumë e sillet si i 
krisur 

BUF
Njeri i plogët e i trashë nga mendja, matuf, 
torollak.  Buf kënete

BUSHTËR
Grua që s’mban qëndrim të mirë moral, 
grua e ligë, e përdalë, bishttundur; grua llafazane e 
ngatërrestare.

BUZËDERR
Që i ka buzët të trash a e të zgjatura si të derrit.

BYTHË
I fundit. 
Bytha e kusisë!

No comments:

Post a Comment