Fjalori i sharjeve
-DH-
DHËMB
Cacër pa dhembe njeri i matufosur e i rrëgjuar që
nuk vlen me për asgjë.
DHËMBAC
Që i ka dhëmbët të rrallë e të vegjël, që s'ka dhëmbë të rregullt.
DHËMBËÇAKALL
Që i ka dhëmbët të mëdhenj e të gjatë, me dhëmbë si të çakallit
DHËMBËÇATALL
Që ka dhëmbë të shtrembër e të dale jashtë radhe, që ka
stërdhëmb, me dhëmbë si çatall, dhëmbëkatarosh.
DHËMBËDALË
Që ka disa dhëmbë të dale përpara dhëmbëve të tjerë; që i
dalin dhëmbët përpara, me dhëmbë të dale. Shtriga dhëmbëdalë.
DHËMBËGJATË
Që i ka dhëmbët të gjatë, me dhëmbë të gjatë.
DHËMBËJASHTË
Që i ka dhëmbët shumë të dalë, saqë i dalin përpara nga
jashtë, dhëmbëdalë.
DHËMBËKATAROSH
Që i ka dhëmbët kataroshë, që ka stërdhëmb.
DHËMBËKRIMBUR
Që i ka dhëmbët të prishur, me dhëmbë të krimbur.
DHËMBËQEN
Që i ka dhëmbët të mëdhenj e me majë si të qenit, me dhëmbë
si të qenit.
DHËMBËQITUR
Që ngërdheshet a që zbardh dhëmbët vazhdimisht, që rri me
dhëmbët jashtë.
DHËMBËSQEPAR
Që i ka dhëmbët të mëdhenj e të mprehtë, me dhëmbë të
mëdhenj e të mprehtë.
DHËMBËSHATË
Që i ka dhembët shumë të gjerë e të mëdhenj, me dhëmbët si
shatë.
DHËMBËTHYER
Që ka dhëmbë të thyer, që ka thyer dhëmbët, me dhëmbët të thyer.
DHËMBO
Njeri me dhëmbë jo të rregullt (të shtrembër, të rrallë, të dale
përpara etj.).
No comments:
Post a Comment