Fjalori i sharjeve
-K-
KACAN
Dorështrënguar, koprrac.
KAFSHË
Njeri i trashë dhe i pasjellshëm, shtazë, bagëti.
KAISH
Rrip mesi i ngushtë; qengël, nënbarkëse; rrip.
Rrip lëkure që e përdor berberi për të mprehur briskun
Njeri i trashë nga mendja, rrip. Ishte kaish fare.
KEQ
Farë e keqe (e ligë) i thuhet dikujt që ka prejardhje të keqe shoqërore
ose që është i keq si njeri.
KËLYSH
Pjellë e keqe, shërbëtor i ndyrë i dikujt.
KËNETË
Buf kënete! njeri i shëndoshë e i plogët, përtac e i trashë nga mendja.
KËRMË
Kufomë e një kafshe të vrarë ose të ngordhur, që ka mbetur
disa ditë pa u mbuluar, ka filluar të prishet dhe mban erë;
ngordhësirë, cofëtinë; mish shumë i dobët e fare pa dhjamë.
Njeri shumë i dobët nga trupi ose kafshe e dobët, e
bërë kockë e lëkurë, ngordhësirë.
KËRPUDHË
Njeri i padëshirueshëm që shfaqet papritur diku dhe bën
jetë parazitare. Kërpudhë plehu.
KËRRIÇ
I vogli i gomaricës, pulisht, visk.
Djalë i ri, jo i zgjuar a mendjelehtë ose pa përvojë në jetë; njeri i papjekur
KLOUN
Njeri që sillet e vepron në shoqëri si palaço.
KOKËBUALL
1. Që e ka kokën të madhe si të buallit, kokëmadh.
2. Kokëgdhe; kokëfortë.
KOKËBUCELË
Që e ka kokën të madhe, kokëmadh.
KOKËCJAP
Që e ka kokën si të cjapit (për djemtë e burrat).
KOKËGOMAR
1. Që e ka kokën të madhe sa të gomarit.
2. Shumë i trashë nga mendja, që s'ia pret fare.
KOKËMUSHKË
Që ngul këmbë me kokëfortësi në të vetën, që nuk do të bindet,
që nuk pranon çfarë i thonë; kokëfortë, kokëshkëmb.
KOKËTUL
Që i kupton gjërat me shumë vështirësi, që nuk mund të mësojë
asgjë; kokëmish.
KOKËVIÇ
1. Që e ka kokën të madhe si të viçit (zakonisht për djem e fëmijë të rritur).
2. Kokëtrashë.
KOLERË
Sëmundje e rëndë ngjitëse
Njeri i fëlliqur, njeri i keq; gjë shumë e keqe dhe e fëlliqur.
KOPUK
Horr. Ishte një kopuk që s'e kishte shokun.
KRAP
Njeri i trashë nga mendja dhe jo i shkathët.
KROMASH
Që i ka rënë kroma, zgjebarak.
KRYETUL
Kokëtul.
KUÇKË
1. Femra e qenit, bushtër.
2. Grua a vajzë e përdalë, grua a vajzë bishtdredhur, bushtër.
KUDËR
Bushtër. Kudra e qenit. Ik, moj kudër!
KUNGULL
Njeri i trashë nga mendja, budalla. Ik, ore kungull!
KUNGULLAC
Njeri budalla.
KUSI
Bytha e kusisë, shumë i zi.
No comments:
Post a Comment