Fjalori i sharjeve
-Q-
QAFAK
Qafok
QAFËDERR
Që e ka qafën të trashë e të shkurtër si të derrit; që është
shumë i shëndoshë e i dhjamur.
QAFOK
Qafështrembër (zakonisht për njerëzit)
QELBAC
Që është i ndyrë sa të ngjall neveri, qelbanik. Djalë qelbac. Grua qelbace.
QELBANIK
1. Që rri shumë i papastër që e mban veten, veshjen dhe vendin
përreth shumë të fëlliqur, i ndyrë. Fëmijë qelbanik. Vajzë (grua)
qelbanike.
2. Që ka plot vese të ulëta, që është i prishur nga ana morale
e shpirtërore, i ndyrë, i fëlliqur.
QELBËSIRË
Njeri me vese të ulëta e i prishur nga ana morale, qelbanik.
QEN
Njeri i keq, i pabesë dhe shumë i ulët. Qen i pabesë.
Qentë fashistë. Qeni i qenit. Qen bir qeni njeri i keq që rrjedh
nga prindër të këqij. Ia tregoj unë, qenit. Qenit tregoji shkopin.
QENE
Vajzë a grua e keqe, zemërligë dhe e pabesë. Ç`ia punoi, ajo qenia!
QENËRI
1. Tërësia e qenve, qentë.
2. Tërësia e njerëzve të këqij e të pabesë, tufë qensh.
3. Punë e keqe dhe e ulët që i bëhet dikujt, poshtërsi.
QEROS
1. Ai që ka sëmundjen e qeres në kokë dhe që i kanë rënë flokët prej saj.
2. Njeri të cilit i kanë rënë krejt flokët, tullac.
QYP
Njeri i trashë.
No comments:
Post a Comment