Fjalori i sharjeve
-Z-
ZAGAR
Burrë a djalë që sillet rrugëve kot dhe bredh pas femrave; rrugaç. Zagar rrugësh.
ZARBANIK
Leckaman, zhelan.
ZARBË
Leckë e vjetër, zhele.
Njeri i ndytë, i pavlerë dhe që bredh rrugëve, rrugaç.
Ik, mor zarbë!
ZDËRRANIK
Që s'i pushon goja, llafazan. Djalë zdërranik.
Nuk i pushon goja zdërranikut. Mbylle, moj zdërranike.
ZDËRRE
1. Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë shpesh e hollë, bark.
2. Grua a vajzë llafazane, zdërranike. S’i pushonte goja, zdërres.
3. Gojë. E ka hapur shumë zdërren. Mbylle zdërren!
ZEKË
Lopë a dele fare e zezë.
Grua a vajzë ezmere.
ZILE
Derr me zile. fare i pagdhendur, shumë i trashë nga mendja; i pabindur.
ZULLAP
Kafshë e egër mishngrënëse; bishë.
Njeri i trashë nga mendja e i pagdhendur;
njeri i çrregullt e shëmtak, që zakonisht sillet poshtë e lart e nuk
bën ndonjë punë të dobishme. Ç'e do atë zullap!
ZUSKË
Grua që nuk mban qëndrim të mirë moral, grua e ligë; bushtër.
Ajo zuska e kishte fajin.
ZUZAR
Ai që sillet kot rrugëve e bën punë të këqija, rrugaç; ai që fut
hundët kudo; ai që shkon shumë pas grave; njeri i poshtër.
ZVERKDERR
Që e ka qafën të trashë, që e ka zverkun si të derrit, qafëderr.
ZYBË
Njeri i humbur e i pazoti; njeri i trashë nga mendja.
No comments:
Post a Comment