Fjalor Fizik - Ç - D
ÇLIROHEM
Del jashtë nga përbërja e një
trupi a e një organizmi gjatë një procesi. Çlirohet
hidrogjen (oksigjen). Çlirohet nxehtësia.
DENDËSI
Masa që gjendet në njësinë e vëllimit të një trupi
a të një lënde; raporti midis masës së një trupi të
shprehur në gramë dhe vëllimit të tij të shprehur në
centimetra kub. Dendësi absolute (relative). Dendësi
mesatare. Dendësia e një lënde. Dendësia e gazit.
DENSITET
Dendësi. Densitet i lartë. Densiteti i lëndës (i gazit).
Densiteti i rrymës elektrike.
DINË
Njësi bazë për matjen e forcës në mekanikë, e
barabartë me forcën që duhet për t'i dhënë një mase
prej një grami nxitimin një centimetër në sekondë në
katrorë. Forcë e barabartë me një dinë.
DIOPTRI
Njësi e matjes së fuqisë thyerëse të thjerrëzave.
DIVERGJENCË
Veçimi a largimi i diçkaje nga drejtimi kryesor,
nga prejardhja e përbashkët etj.; thellimi i dallimeve
ndërmjet dy a më shumë dukurive; prirje e ndryshme a
e kundërt. Divergjenca e rrezeve.
DRIDHJEMATËS
Aparat që mat dridhjet a lëkundjet mekanike të
makinave, të ndërtesave, të urave etj.
DRITË
Energji në trajtë valësh elektromagnetike me gjatësi të caktuara,
që kapen me anë të të parit.
DRITËSI
Raporti i dendësisë së dritës së një ylli me dendësinë e
dritës së Diellit.
Fjalor Fizik
No comments:
Post a Comment