Fjalor Kimik - F

Fjalor Kimik - F


FIKSUES
Ngulitës.

FITOHET
Përftohet, del diçka e re (nga bashkimi ose nga shkrirja e dy a
me shumë lëndëve). Fitohet alumin.

FLUOR
Element kimik, gaz në ngjyrë të gjelbër në të verdhë
dhe me erë shumë të fortë. Tableta fluori. Ujë me fluor.

FORMULË
Formulë kimike. paraqitja e përbërjes molekulare të një
lënde kimike dhe e një procesi kimik me simbolet e
elementeve e me numrin e atomeve.

FOSFAT
Kripë e acidit fosforik; pleh kimik që përmban kripëra të
ndryshme të këtij lloji dhe që përdoret në bujqësi.
Fosfati i zinkut. Fosfati i kalciumit. Përdorimi i
fosfateve.

FOSFATIK
Që ka të bëjë me fosfatin, që i përket fosfatit, i fosfatit;
që përmban fosfat, që përbëhet prej fosfatesh. Mineral
fosfatik. Shkëmbinj fosfatikë. Kripëra fosfatike.
Pleh fosfatik.

FOSFOR
Element i thjeshtë kimik, helmues, që gjendet në disa
minerale, në kocka, në indet e bimëve e të kafshëve etj.
dhe që ndrit në errësirë e ndizet lehtë (simboli P.);
lëndë me ngjyrë si të kuqe, që përmban këtë element
dhe që përdoret për të bërë shkrepëse. Fosfori i
bardhë (i kuq). Fosfor radioaktiv. Fosfori i
shkrepëseve. Oksidi i fosforit. Djegia e fosforit. Orë
me fosfor. Bombë me fosfor.

FOSFORIK
1. Që ka të bëjë me fosforin, që i përket fosforit, i
fosforit; që përmban fosfor, që përbëhet prej fosfori; që
përmban fosforite. Pleh fosforik. Acid fosforik. Mineral
fosforik. Kripë fosforike.
2. Që ndrit vetiu në errësirë; që jep një dritë si ajo e
fosforit. Dritë fosforike. Shkëlqim fosforik.

FOSFORIT
Kripë e acidit fosforik, që shërben si lëndë e parë për
prodhimin e superfosfatit. Shtresë fosforitesh. Fabrika
e pasurimit të fosforiteve.

FUNDËRRESË
Grimca të vogla që bien në fund nga përzierja
ose nga tretja e trupave në një lëng; shtresë e një
lënde që është formuar nga grumbullimi i grimcave të
tilla të vogla. Fundërresa e argjendit. Fundërresa e një
përzierjeje.

Fjalor Kimik - F

No comments:

Post a Comment