Fjalor Muzikor - K

Fjalor Muzikor - K



KABA
1. Iso me zë të trashë. Mbaj kaba.
2. Pjesë muzikore popullore, e shtruar, që luhet
zakonisht me gërnetë ose me violinë.
Kaba përmetare. Kaba me gërnetë (me violinë, me
dajre). Ia mori një kabaje.

KAKOFONI
Keqtingëllim. Krijon (bën) kakofoni. Mënjanoj (zhduk)
kakofoninë.

KANTATË
Pjesë muzikore me karakter solemn, që
këndohet nga një këngëtar a nga disa këngëtarë ose
nga kori, të shoqëruar nga orkestra; këngë korale
solemne; teksti i kësaj pjese muzikore.

KARADYZEN
Tambura me dy ose me katër tela. I binte karadyzenit.

KEQTINGËLLIM
Grup tingujsh që nuk tingëllojnë bukur së
bashku dhe të vrasin veshin

KËNGË
Vjershë që këndohet sipas një melodie dhe që është
një njësi muzikore-letrare.

KOHË
Secila prej nënndarjeve të barabarta të
masës, që përcaktojnë ritmin e pjesës; secila nga
pjesët në të cilat ndahet simfonia, suita, sonata etj. Me
një ritëm të caktuar. Koha tri të katërta. Simfoni në
katër kohë.

KOMPOZOJ
rijoj një pjesë a një vepër muzikore.
Kompozoj një këngë (një operë, një simfoni)

KONTRABAS
Vegël muzikore më e madhe se violonçeli, me tre ose
me katër tela, që nxjerr tinguj më të ulët se të gjitha
veglat e tjera me tela; violina e basit. I bie kontrabasit.

KORDË
Teli i kitarës i mandolinës etj.

KSILOFON
Vegël muzikore, që përbëhet nga disa pllakëza druri me
madhësi të ndryshme, të cilat i godasin me dy çekanë
të vegjël për të nxjerrë tinguj. Pjesë për ksilofon.

KTHESË
Refren.

KUPLET
Këngë satirike me disa vargje të ndara nga një refren,
që vë në lojë e godet veset e të metat e njerëzve dhe
këndohet zakonisht në estradë; refreni që, duke u
përsëritur, jep idenë kryesore të kësaj kënge. Shfaqje
me skeçe e kuplete.

KURDIS
Akordoj; Kurdis kitarën.

Fjalor Muzikor - K

No comments:

Post a Comment