Fjalori i Kimise - M

Fjalori i Kimise - M


MAGNEZ
Metal i butë e i lehtë, që ka ngjyrë të bardhë në të
argjendtë dhe që digjet në ajër me një flakë verbuese
(simboli Mg). Magnez i pastër. Oksid magnezi. Silikat
magnezi.

MANGAN
Metal shumë i fortë me ngjyrë të bardhë në të hirtë, që
gjendet në natyrë në trajtë oksidi, shkrin në
temperaturë të lartë dhe përdoret kryesisht për
prodhimin e çelikut e të gizës (simboli Mn). Mangan i
shkrirë. Lidhje mangani.

MERKUR
Metal i lëngët në temperaturë të zakonshme, me ngjyrë
të bardhë si të argjendit dhe me shkëlqim të fortë, që
përdoret në mjekësi, në industri etj.; zhivë (simboli Hg).
Oksidi i merkurit. Kripërat e merkurit. Llambë me
merkur.

METAL
Trup i thjeshtë (si alumini, ari, bakri, hekuri, plumbi etj.)
që është kryesisht në gjendje të ngurtë, i
qëndrueshëm, i fortë e me shkëlqim të veçantë dhe që
zakonisht petëzohet dhe e përcjell mirë nxehtësinë e
elektricitetin. Metal i lehtë (i rëndë).
Metal i pastër (i përzier). Metal i rrallë (i çmuar). Metal
i petëzuar (i shkrirë). Metale të zeza hekuri, çeliku,
giza, kromi etj. Metale me ngjyrë alumini, kallai, plumbi,
zinku etj. Metale të çmueshme (fisnike) ari, argjendi,
platini. Metal i bardhë. Industria e metaleve. Shufra
metali. Punimi (përpunimi) i metaleve.

METALOID
Jometal.

METAN
Gaz natyror i thjeshtë, pa ngjyrë e pa erë, më i lehtë se
ajri, që formohet nga shpërbërja e lëndëve organike
nëpër këneta e në miniera qymyrgurore dhe që ndizet
lehtë; gaz që formohet nga bashkimi i karbonit me
hidrogjenin.

MIKROELEMENT
Element kimik (si bakri, bori, jodi, flori, magnezi, zinku
etj.), që gjendet në trajtë gjurme në organizmat
shtazore e bimore. Studimi (përdorimi) i
mikroelementeve. Perimet përmbajnë mikroelemente
shumë të dobishme për shëndetin e njeriut.
Njeriu mikroelementet i merr me anën e ushqimeve.

MOLEKULAR
Që ka të bëjë me molekulën; që i përket molekulës, i
molekulës. Pesha molekulare. Formula molekulare.
Shtypja (tërheqja) molekulare. Fizika molekulare.
Teoria molekulare.

MOLEKULË
Grimca më e imët e një lënde, që përbëhet nga
atome dhe që mund të veçohet e të ruajë vetitë: kimike
themelore të kësaj lënde. Molekula e hidrogjenit (e
gazit karbonik). Molekula e një lënde të thjeshtë (e
një lënde të përbërë). Lëvizja (shpejtësia) e
molekulave.

MOLË
Bar mole, naftalinë

MOLIBDEN
Metal i rrallë dhe i rëndë, në ngjyrë të bardhë si të
argjendit, që përdoret në mjaft lidhje metalike, sidomos
në përgatitjen e çeliqeve me cilësi e me qëndrueshmëri
të lartë. Mineral molibdeni. Çelik me molibden.

Fjalori i Kimise - M

No comments:

Post a Comment