FJALOR ITALISHT SHQIP I FJALEVE TE PERBASHKETA
Ky është një fjalor me fjalët italiane të cilat i dini apo jeni në gjendje t'i kuptoni, edhe pa ditur italisht sepse janë fjalë identike, të ngjashme, me ndonjë ndryshim të vogël, në shqiptimtim apo me rrënjë dhe etimologji të përbashkët.
Gjuha shqipe dhe ajo italiane kanë shumë fjalë të përbashkëta, dhe bashkë me gjuhën greke është një nga gjuhët që kemi marrë por edhe dhënë shumë fjalë që nga lashtësia. Janë mëse të dukshme fjalët me orgjinë latine, dhe gjuha shqipe tashmë e ka krijuar atë raport me gjuhën italiane dhe e ka shumë të lehtë të huazojë një fjalë italine dhe ta përshtasë atë pastaj në gjuhën shqipe duke e trupëzuar dhe duke i dhënë mbaresa dhe duke e lakuar në të gjitha trajtat e mundshme; gjë që është pothuaj e pamundur të bëhet me gjuhën angleze.
Kini parasysh dhe kuptoni se në fjalët e gjuhës shqipe janë përdorur EDHE fjalët të gjuhës së folur dhe jo vetëm të gjuhës zyrtare. Dmth nqs një fjalë italiane është përdorur më përpara dhe tani nuk përdoret më në shqip sepse mund të jetë zëvendësuar, ne e kemi përfshirë në këtë listë, sepse është e kuptueshme nga shqiptarët. Fjalori është një vepër shumë, shumë e vlefshme për ata që nuk kanë patur shumë kontakt me gjuhën italiane dhe janë ne hapat e para të mësimit të saj sepse do ta kenë më të lehtë mësimin e fjalëve dhe përvetesimin e tyre; natyrisht dhe për ata që e njohin tashmë këtë gjuhë dhe duan të jenë në gjendje t'i përdorin që të dyja gjuhët në të njëjtin nivel. Gjithashtu ky fjalor vjen në ndihmë të shqiptarëve të Italisë që nuk e njohin mirë shqipen por edhe për ata që kanë pasion gjuhësinë dhe dëshirojnë të studiojnë ngjashmëritë midis këtyre gjuhëve
Shkronja b
Shkronja c
Shkronja d
Shkronja e
Shkronja f
Shkronja g
Shkronja h
Shkronja i
Shkronja l
Shkronja m
Shkronja n
Shkronja o
Shkronja p
Shkronja q
Shkronja r
Shkronja s
Shkronja t
Shkronja u
Shkronja v
Shkronja z
Shtesë
Shkronja j
Shkronja k
No comments:
Post a Comment