Lloje insektesh
I - M
INSEKT
Kandërr. Insekt i dobishëm (i dëmshëm, dëmprurës).
Insekt brejtës. Insekte helmuese. Insekte uji. Vezë
(larva) insektesh.
KARKALEC
Kandërr me trup të madh e me krahë zakonisht
në ngjyrë si të gjelbër, me këmbë të gjata, që kërcen me
shkathtësi e fluturon larg dhe që dëmton rëndë të
lashtat. Karkalec i gjelbër. Karkalec i murrmë.
KATRAVESH
Kandërr e madhe fluturake, në ngjyrë të zezë, që ka
katër antena të forta si brirë e që e bën folenë nëpër
trungjet e kalbura ose në zgavra të drurëve. Brirët e
katraveshit.
KRI
Kandërr e vogël dhe e zezë që bren drurin e orenditë,
krimbi i drurit. I ka hyrë kria (drurit).
KOSHËZ
Krimb i trashë, i cili u del gjatë dimrit nën lëkurë
bagëtive të dobëta, sidomos lopëve e dhive.
KRIMB
1. Kafshë e vogël pa skelet, me trup të zgjatur, të
rrumbullakët, unazor e të butë, pa këmbë, që zvarritet
me gjithë trupin e tij dhe që rron në tokë, në pleh, nën
gurë etj. Krimb i vogël (i hollë). Krimbi i dheut (i tokës).
Krimb shiu. Zë peshk me krimba. Zogjtë hanë krimba.
2. Larvë e disa insekteve, në trajtën e kësaj kafshe, që
zhvillohet e dëmton bimët bujqësore; mizë. Krimbi i
ullirit. Krimbi i mollës. Krimbi i pjeshkës. Krimbi i rrushit.
Krimbi i misrit. Krimbi i kallirit (të grurit). Krimbi i
pambukut (i boçeve të pambukut). Krimbi i duhanit.
Krimbi i drurit kërrmia.
3. Parazit që jeton e zhvillohet në zorrët e fëmijëve ose
në trupin e njeriut a të kafshës; rre, bubë. Krimbi i
shtypur shiriti i derrit. Krimbat e zorrëve. Ka (nxjerr)
krimba. Pi bar për krimba. Krimbat e rrumbullakët
parazitë me trup të zgjatur e të rrumbullakët, të mbuluar
me një lëkurë të fortë, të lëmuar e të pandarë në unaza.
KRIMBALESH
1. Krimb i vogël, i mbuluar me një push të hollë si lesh,
që dëmton gjethet e pemëve; vemje.
2. Larva e disa insekteve.
KRIMBET
Mbushet me krimba, zë krimba.
KËPUSHË
Parazit i vogël, në trajtën e një merimange e me
katër palë këmbë, që u ngjitet në lëkurë bagëtive,
qenve etj., u thith gjakun dhe u shkakton sëmundje
ngjitëse; rriqër. Këpusha e zgjebes parazit shumë i
vogël që shkakton sëmundjen e zgjebes. Këpusha e
hardhisë parazit shumë i vogël me ngjyrë të verdhë të
errët e me dy njolla të kuqe në pjesën e përparme të
anës shpinore, që dëmton gjethet e hardhisë
KALANDËR
nsekt me ngjyrë të ndritshme, që shumëzohet shpejt
dhe dëmton drithërat (grurin, orizin etj.).
Kalandra e grurit. Kalandra e orizit.
LËVOREBREJTËS
Që bren lëvoren e drurëve ose të pemëve. Krimba
lëvorebrejtës. Kandërr lëvorebrejtëse.
Kandërr a krimb që bren lëvoren e drurëve.
LËVRIZË
Krimb i gjatë me trup të shtypur, që jeton si
parazit në zorrët e njerëzve; shirit.
LLALLË
Flutur, më e madhe se miza e zakonshme, e cila
i bën vezët në zgjuan e bletëve dhe i detyron
këto të largohen prej këtej. Llalla i prish bletët.
MILINGONË
Kandërr e vogël me ngjyrë të zezë, që rron me shumicë
nëpër drurë, në fole të bëra në dhe etj.; mizë dheu, mizë
përdhese, thnegël. Fole milingonash. E vogël sa një
milingonë. Punon si milingonë. Lëvrijnë si milingonat.
MIZË
1. Kandërr fluturuese me një palë krahë të zhvilluar mirë
dhe një palë të tjerë më të vegjël, që ka një thimth për
të thithur ushqimin ose për të pickuar dhe që njihet si
bartëse e sëmundjeve ngjitëse; emër i përgjithshëm për
disa lloje kandrrash të tilla, me krahë ose pa krahë.
Miza e bukur bleta. Miza e bardhë. Miza e verdhë.
Miza e zezë. Mizë mjalti (blete) bleta. Mizë kali mizë në
ngjyrë kafe, pak më e madhe se ajo e zakonshmja, që u
qepet zakonisht kafshëve të barrës. Mizë lisi. Mizë
pashke mollëkuqja. Miza e shtëpisë. Miza e mishit.
Miza e mushtit (e uthullës). Mizë fluturake. Mizë
përdhese (mizë dheu, mizë toke) milingonë, thnegël.
Miza cece. Miza e verës. Larva mizash.
2. Kandërr parazite në trajta të ndryshme e me ngjyra të
shumëllojshme, që zhvillohet në trupin e disa bimëve
bujqësore, të pemëve etj. dhe i dëmton ose u shkakton
sëmundje të ndryshme; krimb. Miza e drithërave. Miza
e duhanit. Miza e farave. Miza e fasules. Miza e grurit.
Miza e pambukut. Miza e panxharit. Miza e thjerrëzës.
Miza e lakrës. Miza e qepës. Miza e mollës. Miza e
agrumeve. Miza e qershisë (e vishnjës). Miza e ullirit.
MOLË
Kandërr me dy palë krahë, që gjatë jetës së saj
zhvillohet nga veza në larvë, në krimb e më pas në
flutur, e cila bren sendet e leshta, gëzofët, drithërat,
bimë të ndryshme etj.; tenjë. Mola e grurit (e
drithërave). Mola e dyllit. Mola e mollës. Mola e qepës.
MOLLËKUQE
Kandërr e vogël, me trup në trajtë vezake dhe me dy
palë krahë, nga të cilët dy të sipërmit janë të fortë, të
kuq e kanë shtatë pika të zeza. (nusepashke)
MORR
1. Kandërr e vogël pa krahë, që rron si parazit te njerëz
të papastër (në trup, sidomos në kokë, në rrobat, në
shtresa e mbulesa), te disa kafshë e shpendë etj. Morri
i kuq
a) morr më i madh se morri i zakonshëm, që ka ngjyrë të
verdhë të zbehtë dhe që shkakton sëmundjen e tifos së
morrit;
2. Kandërr shumë e vogël, që shtohet shumë shpejt e
që u bie bimëve të ndryshme dhe i dëmton ato, duke u
thithur lëngun. Morri i zi. Morri i gjelbër. Morri i
pjeshkës. Morri i trëndafilit. Morri i panxharit. Morri i
drithërave. Morri i misrit.
MURGESHË
1. Flutur e madhe me shirita të zinj e njolla të zeza në
krahë dhe në bark, vemja e së cilës njihet si dëmtues i
drurëve e sidomos i pishave.
2. Kandërr fluturuese që e ndryshon ngjyrën sipas
mjedisit, me trup shumë të gjatë, me kokën trekëndëshe
e shumë të lëvizshme, me sy të dalë, me dy palë krahë
të hollë, me të cilët, duke i fërkuar bën një zhurmë.
MUSHKONJË
Kandërr e vogël, me trup të hollë, me një palë krahë,
me këmbë të gjata dhe me një thumb në turi, që rri
zakonisht pranë pellgjeve e në vende moçalore dhe që
të pickon, thith gjakun e mund të përhapë sëmundje të
ndryshme. Mushkonja e zakonshme. Mushkonja e
malaries anofele.
Llojet e insektesh - lloje kandrrash
No comments:
Post a Comment