F - H
FEÇKOR
Kandërr me kokë të zgjatur si feçkë, që bren sythet e
bimëve a të pemëve ose shpon frytet e tyre e i bën
vrima-vrima. Feçkori i mollës. Feçkori i lajthisë. Feçkori
i luleshtrydhes.
FILOKSERË
Kandërr e vogël parazite, e ngjashme me morrin e
bimëve, e cila dëmton rëndë sidomos hardhitë.
Filoksera e hardhisë. Filoksera e gjetheve (e rrënjëve).
FLUTURAK
Që fluturon, fluturues (për zogj e kandrra). Mizë fluturake.
kandërr që fluturon.
FLUTUR
1. Emërtim i përgjithshëm për disa lloje kandrrash
fluturuese, me katër krahë të mbuluar me luspa të imëta
si pluhur, me ngjyra të ndryshme, me feçkë e brirthë për
të thithur dhe për të ndier, disa prej të cilave dëmtojnë
bimët. Flutur shumëngjyrëshe. Flutur bishtartë. Flutur
mashkull (femër). Flutura e bardhë e pemëve. Flutura
e verdhë e jonxhës. Flutur nate. Flutura e mëndafshit.
Flutura e lakrës. Flutura e duhanit. Flutura e misrit.
Flutura e orizit. Flutura e hambarëve. Flutura e
gjembave.
2. Krimb i shtypur si gjethe e vogël që rron në
gypat e mëlçisë së zezë zakonisht te dhentë dhe
shkakton sëmundjen e këlbazës. Flutura e këlbazës.
GËRTHAP
Kandërr me dy grepa të fortë si brirë përpara e
me dy palë krahë, që rri nëpër zgërbonja drurësh.
GRERËZ
Kandërr si bleta, po me trap më të vogël e më të
hollë, në ngjyrë të verdhë e me vija të zeza, që ka një
thumb helmues; arëz. Grerëza e kumbullës (e dardhës,
e mollës). Fole grerëzash. Thumbi i grerëzës. E
thumboi (e pickoi) grerëza.
GALABUN
Krimb mëndafshi që nis të bëjë fshikëzën, por nuk arrin
ta mbarojë.
GLISTËR
1. Krimb unazor në ngjyrë të mishit që rron në vende me
lagështirë, në pleh etj. dhe që zakonisht del pas shiut,
krimbi i tokës, krimb shiu; karrem.
2. Parazit që jeton në zorrët e njeriut a të kafshëve, rre.
Glistrat e zorrëve.
GUCIMACË
1. Krimb që e ka trupin të mbuluar me qime të shkurtra
e të rralla, në ngjyrë të gjelbër me pika të zeza e me dy
vija të verdha për së gjati, që ha e dëmton sidomos
gjethet e lakrave.
2. Vemje, dhemizë.
GYPOR
Që ka trajtën e një gypi; që ka të bëjë me gypin, që i
përket gypit, i gypit. Krimb gypor.
GËRSHËRËZ
Insekt i vogël, me trup të hollë e të gjatë në
ngjyrë kafe të errët, me bishtin bigë e me dy brirthë në
kokë, që ushqehet me pemë e sidomos me rrush.
GJAKPIRËS
Kafshë a kandërr që ushqehet duke thithur gjak.
GJASHTËKËMBËSH
Kandërr me gjashtë këmbë ose me tre çifte këmbësh.
GJINATORE
Kandërr e ngjashme me arëzën, me ngjyrë të verdhë,
me këmbë të gjata, e cila mbledh deltinën në lëmshe të
vegjël.
GJINKALLË
Kandërr me ngjyrë të murrme, me kokë të gjerë
e të shtypur, me sy të dalë e me krahë të mëdhenj e të
tejdukshëm, që lëshon në vapë një zë të zgjatur e
gumëzhitës; cinxër.
GJELAMAN
Flutur me trup në ngjyrë të gjelbër të errët e me vija të
verdha, me krahë të mëdhenj e të zgjatur si bisht
dallëndysheje, që dëmton gjethet e pemëve frutore.
GJETHENGRËNËS
Që ha gjethet, që ushqehet me gjethet e bimëve.
Krimb (brumbull) gjethengrënës. Vemje gjethengrënëse.
HARRJE
Kandërr shumë e vogël, me krahë të bardhë e të
tejdukshëm, që del zakonisht në kohë të vapës, fluturon
tufa-tufa duke lëshuar një zë të hollë, që hyn në sy a në
vesh ose të pickon lëkurën.
HUNDËGJATË
Kandërr brejtëse si buburrec, me turi të gjatë, që është
në disa lloje dhe që dëmton bimë të ndryshme.
Hundëgjati i panxharit. Hundëgjati i hardhisë.
Hundëgjati i lakrës. Hundëgjati i jonxhës. Hundëgjati i
pemëve. Hundëgjati i ullirit. Hundëgjati i grurit.
Hundëgjati i lëvores.
HELMËT
Që ka helm, që përmban lëndë helmuese; helmues.
Flutur e helmët
Fjalori i llojeve te insekteve
No comments:
Post a Comment