Lista e insekteve/kandrrave
P - ZH
PILIVESË
Kandërr me trup të hollë, me krahë të gjatë, të
tejdukshëm e me deje, që i lëshon larvat në vende me
lagështirë.
PLESHT
1. Parazit i njeriut e i kafshëve, me trup shumë të
vogël e në ngjyrë kafe të errët, që kërcen shumë,
pickon e thith gjak. Pleshtat e dhive (e qenve, e shpendëve, e maces).
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për
disa lloje kandrrash të vogla, me madhësi dhe ngjyra të
ndryshme, që dëmtojnë zakonisht gjethet e perimeve, të
pemëve etj. Pleshti i gjelbër kandërr e vogël me ngjyrë
të gjelbër në të verdhë, që bren e dëmton zakonisht
trangujt, jonxhën etj. Pleshti i bletës morri i bletës.
Pleshti i drithërave. Pleshti i hardhisë (i mollës). Pleshti
i panxharit (i lakrës, i patates).
QIME E GJALLË
Krimb i hollë si fije, që jeton në ujë dhe si parazit te
disa kafshë shtëpiake e shpendë.
RRAJZË
Glistër, krimb shiu.
RRE
Krimb që jeton si parazit në zorrët e fëmijëve
RRIME
Krimb shiu.
SKRA
Krimb toke që vihet në majë të grepit për të ndjellë
peshkun, karrem.
SKRAPTH
Kandërr e zezë helmuese, që i ngjan brumbullit.
SHKËNDIJË
1. Xixëllonjë, shkëndijëz.
2. Kandërr me trup të zi ose ngjyrëkafe të hapur,
me flatra të mëdha e me këmbë të gjata, që shfaqet në
kohën e lulëzimit të pemëve dhe dëmton lulet e tyre.
SHUSHUNJË
1. Krimb parazitar i ujërave të ëmbla, me trup
unazor shumë të zhdërvjellët, që ushqehet me gjakun e
kafshëve të ndryshme duke u ngjitur në trupin e tyre
dhe që përdoret edhe në mjekësinë popullore për të
marrë gjak. Shushunjë mjekësore. Shushunjë kali.
SHIRIT
Krimb i gjatë me trup të përbërë prej një numri
të madh unazash të shtypura, që jeton si parazit në
zorrët e njeriut dhe të disa kafshëve gjitare; lëvrizë.
Shiriti i njeriut (i kaut, i derrit, i qengjave, i qenit).
SHTRIGË
Flutur që hyn natën në koshere dhe ha mjaltin;
flutur nate që tërhiqet nga drita e vjen rreth llambës.
SHARRUES
Sharruesi i drithërave: insekt shumë i vogël me
ngjyrë të zezë, me unaza të verdha në trup e me krahë
të tejdukshëm, që dëmton drithërat.
SHPUESI I FRUTAVE
Insekt i vogël, me trup në
ngjyrë qielli të errët, të mbuluar me qime të shkurtra e të
rralla, i cili dëmton mollët, dardhët, kajsitë, pjeshkat,
kumbullat etj.
TARTABIQE
Kandërr vogël me trup të rrumbullakët e të shtypur,
me ngjyrë vishnje të errët e me një erë të rëndë, që
jeton si parazit në banesa, nëpër plasat a vrimat e
mureve, të dërrasave, të shtretërve etj. ose në vende të
errëta dhe që u thith njerëzve gjakun kur flenë; çimkë.
TENJË
Flutur me madhësi e ngjyra të ndryshme, që e ka
larvën si vemje të hollë dhe që bren e dëmton shumë
bimët ose ushqehet me dyllin e bletëve, me miell etj.
Tenja e patates (e hardhisë). Tenja e ullirit. Tenja e
drithit. Tenja e lakrës. Tenja e qepës. Tenja e miellit
(e hambarit). Tenja e dyllit.
THUMBUES
Që të ngul thumbin, që të shpon, me thumb (për
kandrrat). Kandërr thumbuese.
UJËS
Që rritet a që rron në ujë, ujor
Insekt ujës
UNAZORE
Flutur me krahë dhe me trup zakonisht në ngjyrë të
verdhë, që dëmton pemët, sidomos mollën dhe
dardhën. Unazorja e pemëve.
XIXËLLONJË
Kandërr e vogël; e murrme, me trup të shtypur e
cila e ka pjesën e fundit të barkut të verdhë dhe ndrit si
një xixë që ndizet e shuhet natën në fillim të verës;
shkëndijëz, bukurezë
ZEKTH
Kandërr me krahë, me trup sa një mizë e
madhe, që fluturon me një zhurmë të veçantë dhe që
gjatë pranverës e verës pickon gjedhin e i thith gjakun.
ZHUZHAK
1. Kandërr me dy palë krahë, nga të cilët të sipërmit
janë të fortë e të ndritshëm, ndërsa të poshtmit, që
hyjnë në punë për fluturim, janë të hollë; vizhë.
Zhuzhaku i gjelbër. Zhuzhaku i majit. Zhuzhaku i
drithërave. Zhuzhaku i misrit. Zhuzhaku i hardhisë.
Zhuzhaku lëvorengrënës.
2. Rend i veçantë i këtyre kandrrave. Rendi i
zhuzhakëve.
Lista e insekteve/kandrrave
No comments:
Post a Comment