ABD
Shkurtim
për: Artileria bregdetare.
ADJUTANT
Oficer i
caktuar pranë një komandanti ose pranë një
shtabi për
të kryer detyra ndihmëse, oficer ndihmës.
ADJUTANTURË
Detyra, puna
e adjutantit; zyra e adjutantëve.
ADMIRAL
Gradë e
lartë në flotën detare ushtarake të një shteti, e
cila i
përgjigjet gradës së gjeneralit të armatës në forcat
tokësore;
ushtaraku që mban këtë grade (në ushtritë që
kanë grada).
AEROPLANMBAJTËS
Që është
ndërtuar dhe është pajisur për mbajtjen,
ngritjen dhe
uljen e aeroplanëve në të (për anijet).
AEROPLANMBAJTËSE
Anije e
madhe ushtarake, që ka piste për ngritjen e
uljen e
aeroplanëve dhe hangarë për qëndrimin e tyre.
AJËR
Raketë
ajër-ajër.
Raketë që
përdoret nga avionët luftarakë për të rrëzuar
avionë apo
mjete të tjera fluturuese.
AJËRTRANSPORTUESHËM
Që mund të
mbartet me rrugë ajrore (për trupat).
Divizion i
ajërtransportueshëm.
AKSION
Veprim
luftarak për t'i dhënë armikut një goditje
të shpejtë
dhe të papritur. Aksion i guximshëm.
AKTIV
Që është në
shërbimin e rregullt e të
vijueshëm.
Oficer aktiv. Shërbimi ushtarak aktiv.
ALARM
Sinjal ose
urdhër që jepet për t'u bërë gati
menjëherë
për të përballuar një rrezik të papritur;
gjendje
gatishmërie në rast rreziku ose gjatë stërvitjes
ushtarake.
Alarm luftarak (ajror, kimik). Sinjali i alarmit.
Sirena e
alarmit. Gjendje alarmi. Në rast alarmi. Jap alarmin.
U bë alarm.
Bie alarmi.
AMFIB
Mjet që
është i pajisur dhe i përshtatur për të ecur
në tokë dhe
në ujë ose për t'u ulur në tokë dhe në ujë.
Mjete
amfibe. Makina amfibe. Tank (aeroplan) amfib.
ANËROJË
Grup
ushtarësh, që ecën anës forcave kryesore në
marshim për
t'i mbrojtur nga sulmet e papritura në
krahë.
Nxjerr anërojë.
ANËSOR
Zjarr anësor
quhet kur sulmojmë armikun nga një anë dhe jo
përballë.
ANGAZHOHEM
Përfshihem
në veprime luftarake, hyj në betejë
me
kundërshtarin. Angazhohen në luftime.
ANGAZHOJ
Hedh trupat
në veprime luftarake; e detyroj dikë
të marrë
pjesë në luftime, e ngërthej në luftime.
Angazhon në
betejë.
ANTIAJROR
Kundërajror
ARMATË
Njësi e
madhe ushtarake, e përbërë nga dy a
me shumë
trup-armata dhe e pajisur për veprime
luftarake
strategjike. Armatë tankesh. Komandant armate.
ARMATIM
1. Pajisja
me armë, armatosje
2. Tërësia e
armëve, e mjeteve dhe e pajisjeve
ushtarake,
që përdoren për të luftuar; armët. Armatim i
rëndë (i
lehtë). Depoja e armatimeve. Tekniku i armatimit.
Gara e
armatimeve.
ARMATOS
1. Pajis me
armë, i jap armë; kund. çarmatos. Armatos
një ushtar.
Armatos ushtrinë (çetën). Armatos popullin
2. Mbush një
armë dhe e ngreh për qitje;
ARMË
1. Mjet
lufte që shërben për të sulmuar a për t'u
mbrojtur;
mjet që përdoret për të goditur, për të vrarë a
për të
dëmtuar njerëz e kafshë. Armë të rënda (të
lehta). Armë
e ftohtë (e bardhë).
Armë
automatike. Armë atomike (bërthamore, kimike,
bakteriologjike).
Armë zjarri armë që shtie me barut ose
me lëndë
tjetër plasëse (si pushka, mitralozi, topi etj.).
Armë lufte
(gjahu). Armë brezi (krahu, dore). Armë
sulmi
(mbrojtjeje). Armë nderi. Tyta e armës. Rripi i
armës. Vaj
armësh. Depo (uzinë) armësh. Muzeu i
armëve. Mbaj
armë. Ngjesh armët. Rrok armët.
Mbërthej
(zbërthej, pastroj) armën. Mbush (zbraz)
armën.
Shkreh armën. Shtie me armë. Me armë në
dorë. Në
sup-armë! Për nder-armë! Këmbej armë me
dikë
zhvilloj një përleshje të shkurtër, shtie disa herë.
2. Lloj
trupash që janë të armatosura me mjete të
njëjta
luftarake dhe që kryejnë veprime të caktuara;
nënndarje e
trupave ushtarake të një vendi sipas llojit të
armatimit
ose sipas funksionit. Arma e këmbësorisë.
Arma e
artilerisë (e aviacionit). Arma e xhenios. Arma
e sigurimit
të shtetit. Arma e policisë popullore.
Bashkëveprimi
midis armëve.
ARMËMBAJTËSE
Raft ku
vihen armët të mbështetura me këmbë,
armature.
Marr armën nga armëmbajtësja.
ARMËRI
Armëtore.
ARMËTAR
1. Ai që
kontrollon armët ose armatimin e një mjeti
luftarak dhe
që kujdeset për to; specialist për armët.
Armëtari i
avionit.
2. Zejtar që
bënte e ndreqte armë, armëpunues.
Armëtarët e
vjetër. Armëtarët shqiptarë.
ARMËTORE
Vendi ku
ruhen armët dhe municionet. Fut armët në
armëtore.
ARSENAL
Depo e madhe
armësh dhe pajisjesh luftarake;
tërësia e
armatimeve që mbahen në një vend. Arsenal
atomik.
Arsenal lufte. Arsenal armësh.
ARTILERI
1. Tërësia e
armatimeve luftarake, që përbëhet
nga armë
zjarri të rënda (si topat, obusët, mortajat etj.),
të cilat
kanë kalibër me të madh se pushka e mitralozi;
tërësia e
këtyre armëve që ka një ushtri ose një njësi.
Artileria e
lehtë (e rëndë). Artileria kundërajrore
(bregdetare,
kundërtanke). Artileria reaktive. Qitje
artilerie.
Zjarri i artilerisë. Përgatitje artilerie goditje me
artileri
para sulmit. Zbulim artilerie. Qëlloj (godit, rrah)
me artileri.
2. Lloj
trupash ushtarake të pajisura me armë zjarri të
rënda (si
topa, obusë, mortaja etj.). Arma e artilerisë.
Repart
artilerie. Oficer artilerie. Dita e artilerisë.
3. Dega që
studion armët e rënda të zjarrit, ndërtimin
dhe
përdorimin e tyre luftarak.
ARTILERIST
Artilier
ARTILJER
Ushtarak që
shërben në armën e artilerisë; ushtar
artilerie.
Artiljeri i tankut.
ASGJËSIM
Asgjësimi i
objektivit, kur shkatërrojmë një objektiv. (person apo objekt).
ASGJËSOJ
1. E
shkatërroj krejt, e prish që të mos jetë më, e
shfaros, e
zhduk; e bëj fare të paaftë për të vepruar.
Asgjësoj
armikun. Asgjësoi pushtetin e vjetër. Asgjësoi
planet
(sulmet). Asgjësoj letrat (mbeturinat). I
asgjësuan në
masë.
2. Godit në
shenjë. Asgjësoj objektivin. Asgjësoj
me predhën e
parë.
ASPIRANT
Gradë e
ndërmjetme midis nënoficerit dhe
oficerit;
ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që
kanë grada).
AUTOBLINDË
Automjet
luftarak i blinduar dhe i pajisur me armë, i cili
shërben për
mbrojtje, për zbulim e për ndërlidhje. Kulla
e
autoblindës. Qëlloi një autoblindë. Patrullon me
autoblindë.
AUTOMATIK
1. Armë
zjarri afërsisht sa pushka, me tytë jo të
gjatë, që përdoret
për qitje të shpejta automatike.
Karikatori i
automatikut. Breshëri automatiku. Qitje me
automatik.
Mbush automatikun. Shtie me automatik.
2. Që i
lësjon predhat pa ndërprerje njëra pas tjetrës,
që shtie me
breshëri. Armë (pushkë) automatike. Top
automatik.
AUTOMATIKËS
Luftëtar i
armatosur me automatik. Skuadër
automatikësish.
Grupi i automatikësve.
AZIMUT
Këndi që
formohet ndërmjet drejtimit të
një
lëvizjeje të caktuar dhe drejtimit të Veriut. Azimuti
magnetik.
Mat azimutin.Fjalori Ushtarak - A
No comments:
Post a Comment