FJALOR EKONOMIK SHQIP GERMA LL


FJALOR EKONOMIK SHQIP GERMA LL


LLOGARI
1. Veprime të ndryshme ekonomike e financiare, që bëhen për të njohur vlerat, 
për të ditur të ardhurat e shpenzimet në një degë të ekonomisë, në një 
ndërmarrje ose në gjithë ekonominë e vendit; dokument që pasqyron gjendjen 
pas këtyre veprimeve; zyra e nëpunësit që merret me këtë detyrë. Llogari 
vjetore (mujore). Libri i llogarisë. Dëftesë llogarie. Zyra e llogarisë. Përmbledhësja e llogarisë.
2. Veprime me numra, që bëhen për të nxjerrë sa kushton diçka ose sa kemi 
për të marrë a sa kemi për të dhënë, për të gjetur sasinë e diçkaje etj.; llogaritje. 
Llogari e përpiktë. E bëri llogari e llogariti. Me bëj llogarinë! E bën mirë llogarinë.
3. Mjete financiare, të ruajtura ose të vëna në bankë, të cilat përdoren për 
qëllime të ndryshme. Llogari aktive (pasive). Llogari shlyese. Llogari rrjedhëse.




FJALOR EKONOMIK

No comments:

Post a Comment