FJALOR KUZHINE GERMA A



FJALOR KUZHINE GERMA A




AJKËTOR
Gatesë me miell, me ajkë qumështi a me gjalpë, e pjekur në tepsi.

AKÇIASH
Ëmbëlsirë me oriz, fasule, arra dhe fiq të thatë.

ARAPASH
Qull i trashë me miell misri, lloj mëmëlige që në disa krahina gatuhet edhe me
zorrë e mëlçi bagëtish të imëta ose me lakra të egra, të grira hollë. Arapash me
miell misri. Arapash me zorrë qengji.

ASHURE
Ëmbëlsirë që përgatitet me grurë të zier e me sheqer, me arra, bajame,
rrush të thatë, kanellë etj.





FJALOR KUZHINE

No comments:

Post a Comment