FJALOR KUZHINE GERMA B
BACARAK
Lakror që bëhet me miell misri dhe me presh, me hithra ose me lakra të tjera.
Bacarak me presh (me lakra).
BESHAMEL
Salcë e trashë, që bëhet me vezë, me qumësht, me miell e me gjalpë; salcë
qumështi. Pure patatesh me beshamel.
BIBISH
Gjellë e gatuar me domate, me oriz dhe me qepë të skuqura; një lloj buranie.
BIFTEK
Thelë mishi nga brinjët e viçit a të kaut, e pjekur në skarë ose në furrë. Biftek i
skarës (i furrës). Biftek viçi.
BISBIQ
Kulaç që bëhet me miell misri të situr hollë, me qumësht dhe me gjalpë.
BONJËRI
Gjë e mirë në të ngrënë, gatesë shumë e shijshme; ëmbëlsirë.
BROBULL
Lloj ëmbëlsire si petull e vogël, që gatuhet me miell, me vezë e me kos, skuqet
në vaj të nxehtë dhe vihet në shurup.
BRUMANIK
Byrek që bëhet me brumë të ardhur, me vezë, me gjalpë e me qumësht.
BRUSHTULL
Ëmbëlsirë që bëhet me miell gruri, të gatuar e të rrahur shumë me gjalpë dhe
që, pasi piqet në furrë, del palë-palë a fije-fije e kripet me sheqer (në disa
krahina i hedhin edhe pekmez ose mjaltë me arra të shtypura). Brushtull me
mjaltë.
BUDING
Ëmbëlsirë si krem, që gatuhet me niseshte, me qumësht, me sheqer, me vezë
dhe me kakao, me vanilje etj. Buding me lëng frutash (me stafidhe, me arra).
Buding karotash. Buding për fëmijë.
BUKAFEC
Lakror i bërë me brumë të ardhur lakror i mbrumë.
BUKËVALE
Bukë e thërrmuar, e përvëluar me ujë të valë, me vaj ose me gjalpë dhe
e përzier zakonisht me djathë; gatesë me miell misri të përzier me djathë, që
përvëlohet me gjalpë; valë, papare. Bukëvale me djathë të njomë.
BUMBAR
Gjellë që bëhet me të brendshmet e bagëtive: zorrë të mbushura me mëlçi,
erëza etj. e të pjekura në hell a në furrë ose plëndës i mbushur me oriz, me
copëza mëlçish e me rrush të thatë; kukurec, qofte me oriz.
BURANI
Gjellë që bëhet me spinaq a me barishte të tjera të grira dhe me oriz. Burani me
spinaq (me presh, me qepë, me lakra). Burani me hudhra. Burani me kos.
Mish me burani.
BYREÇKË
Byrek i vogël në trajtë katrori a trekëndëshi. Byreçka me djathë (me mish, me
qepë).
BYREK
Gatesë me petë të holluara një nga një e të ndera në tepsi, që mbushet brenda
me mish të grirë ose me djathë, me vezë, me presh, me spinaq etj. dhe që piqet
në furrë. Byrek me mish (me djathë, me vezë, me lakra, me kungull). Byrek
me mollë.
BYREKSHEQER
Ëmbëlsirë, që bëhet zakonisht me miell misri, të përzier me gjalpë e me sheqer,
No comments:
Post a Comment