FJALOR KUZHINE GERMA Ç
ÇALLMË
Ëmbëlsirë e gatuar me miell e me vezë në trajtë kësulash të vogla, që
përvëlohet me sherbet.
ÇERVISH
Qull që bëhet zakonisht me miell të skuqur, me lëng mishi e me hudhra.
Pulë me çervish. Qofte me çervish.
ÇOMLEK
Gjellë e gatuar me thela mishi të ziera me qepë të plota ose të grira në copa të
mëdha, me thelpinj hudhrash, me erëza dhe me pak uthull.
ÇORBË
1. Gjellë e lëngët, si supë e trashë që gatuhet zakonisht me oriz ose me
makarona të holla dhe me të brendshmet e bagëtive. Çorbë me oriz. Çorbë
pule (qengji).
2. Brumë i thartë me miell gruri që zihet me kos a me qumësht e pastaj
thahet në diell e thërrmohet; një lloj qulli pak i thartë që bëhet me këtë brumë.
Çorbë e thartë. Çorbë me kos. Çorbë tigani.
No comments:
Post a Comment