FJALOR KUZHINE GERMA D
DËRRMASH
1. Djathë i njomë që hahet me dorë, copa-copa, pa e prerë me thikë. Dërrmash
stani.
2. Djathë i butë, i thërrmuar e i përzier me bukë a me miell misri dhe me
gjalpë, që piqet në furrë a zihet në kusi të mbyllur e hahet i ngrohtë.
DJATHANIK
Byrek me djathë.
DOLLMA
1. Gjellë e përgatitur me mish të grirë, me qepë, me oriz, me erëza etj., që
mbështillen me fletë lakre, me fletë hardhie etj. dhe zihen me pak ujë; japrak.
2. Gjellë që bëhet me të brendshmet e bagëtive dhe me copa kulaçi a
buke, kapama.
DREDHUR
Dredhanik.
No comments:
Post a Comment